Një varkë që po transportonte rreth 50 emigrantë (pasi numri i saktë ende nuk është konfirmuar) u fundos këtë mëngjes në një zonë bregdetare, 13 milje në jugperëndim të Paxos-it.

Sipas informacionit të fundit të RES-EIA, “vetë emigrantët, duke përdorur linjën 112, rreth orës 9.15 të mëngjesit, thërrisnin autoritetet për ndihmë.”

Sipas raportimeve të mediave fqinje, mësohet se të paktën 3 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që deri më tani janë shpëtuar 21 prej tyre. Në ishull kanë mbërritur 6 anije shpëtuese dhe 2 helikopterë.

 

Top Channel