DASH publikon foton: Regjimi iranian rekrutoi edhe 12 vjeçarët. Presioni do të intensifikohet

10/01/2020 22:13

Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit është publikuar një foto ku pretendohet se shfaqen fëmijë iranianë të moshës 12 vjeç të rekrutuar dhe të vendosur në frontin e luftës.

Sipas DASH, regjimi iranian, nën drejtimin e gjeneralit tashmë të vrarë, Qassem Soleimani, përdori fëmijët në konfliktet në Lindjen e Mesme.

“Në drejtimin e Qassem Soleimani, regjimi iranian rekrutoi, trajnoi dhe i vendosi fëmijët ushtarë që në moshën 12 vjeç për të luftuar në konflikte në të gjithë Lindjen e Mesme. Ky është lloji i sjelljes së papranueshme që regjimi duhet të ndryshojë. Deri atëherë, presioni maksimal vetëm do të intensifikohet”, thuhet në reagimin e DASH.

Tensioni midis SHBA-së dhe Iranit vijon të qëndrojë i lartë pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.

Top Channel