E premte, 31 Janar 2020
09:42
Konjufca: Nuk është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve

Kryesia e Kuvendit të Kosovës me datën 3 shkurt ka caktuar mbajtjen e seancës për votimin e kabinetit qeverisës nga mandatari për kryeministër, Albin Kurti.

09:41
Koronavirusi/ Manastirliu: Asnjë të prekur nga virusi në Shqipëri, do forcojmë masat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu thirri sot mbledhjen e dytë të Task-Forcës për koronavirusin e ri, pas shpalljes së gjendjes së emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

09:31
Anglia ikën sot nga Europa, Shqipëria në pritje për të hyrë…

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë miratimin përfundimtar, për largimin e Britanisë së Madhe, duke i hapur rrugën daljes së vendit nga blloku më 31 janar.

09:25
Kosovë/ Më 3 shkurt votohet qeveria e re

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur se seanca plenare për propozimin e Qeverisë të mbahen më 3 shkurt në ora 11.

09:21
SHBA-ja këshillon shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Kinë

Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar shtetasit amerikanë, që të ndalojnë të gjitha udhëtimet në Kinë, pas deklarimit të një emergjence globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

09:17
“Manita” e Barçës, 500 fitore për Messin, blaugranat në çerekfinale!

Barcelona siguron biletën për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit me Goleadë. Në Camp Nou skuadra e Quique Setien, eliminoi Leganes pasi triumfoi me shifrat 5-0.

09:14
Gjyqi kundër Trumpit: Demokratët nuk i sigurojnë votat për të thirrur dëshmitarët

Demokratëve në Shtetet e Bashkuara u është dhënë një goditje e madhe në përpjekjet e tyre për të thirrur dëshmitarë në gjyqin ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

09:08
Liberalizimi i vizave, me pengesa në Kosovë dhe në BE

Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen ose siç njihet si liberalizmi i vizave, në diskursin e politikës brenda dhe jashtë vendit, ka nisur që nga viti 2010, por sinjalet që aktualisht dërgohen, qoftë nga vendet e Bashkimit Evropian, por edhe nga vetë institucionet e Kosovës, flasin për skepticizëm që kjo të realizohet së shpejti, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në Kosovë dhe të integrimeve evropiane.

09:04
Brexit: Britania e Madhe e polarizuar

Natën duke gdhirë dita e shtunë, Britania e Madhe largohet nga BE. Për disa, si Emily Hewertson, një arsye për të festuar. Për të tjerë si Steven Bray, nëj ditë zie. Vendi është i polarizuar.

09:00
23 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë.

08:43
Ishte një gabim, nuk ka të prekur me Koronavirus në Itali

Dje u raportua në media italiane që Koronavirus kishte mbërritur edhe në Itali por kjo ishte një gabim. Autoritetet italiane dyshonin tek një çift kinez i cili ishte në një anije që u ankorua në Itali në portin e Civitavecchia.

08:26
Në kullën e Zahir Pajazitit sot dhurohet gjak

Vendlindja e heroit te kombit Zahir Pajaziti është veshur kuq e zi, ndërsa kulla e tij hap dyert për të mirëpritur qytetarët nga mbarë vendi të cilët do të kenë mundësi t’i nderojnë heronjtë duke dhuruar gjak.

08:19
Dorëzohet padia për ndërtimet te Liqeni i Badvocit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Balkan Green Foundation Prishtina, Instituti për Politika Zhvillimore, Instituti GAP mbajnë konferencë për media.

08:06
Koronavirus vazhdon të vrasë, shkon në 213 numri i viktimave

Koronavirus vazhdon të vrasë në Kinë. Sipas raportimeve të fundit numri i viktimave nga virusi ka shkuar në 213 persona.

07:47
Toka lëkundet sërish, ja epiqendra dhe magnituda

Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Rumani në orën 02.26 të mëngjesit sipas orës lokale. Epiqendra e tërmetit ishte 4 km nga Nereju dhe 153 km nga kryeqyteti, Bukureshti.

07:29
Parashikimi i motit/ Ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku mundësitë për reshje shiu sot janë të pakta. Megjithatë vranësirat do të rikthehen të dielën duke shtuar mundësitë për reshje.

07:13
Kritika Dua Lipës/ Postoi në Twitter një video ku kërcente para striptisteve në një lokal nate

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u përball me kritika të shumta nga përdoruesit e Twitterit pasi publikoi një video në rrjetin social ku shihej në një klub nate duke u hedhur para striptisteve femra që po kërcenin pranë saj. Në të njëjtin klub ndodheshin dhe këngëtaret e tjera Lizzo dhe Rosalia kishin shkuar atje pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy.

07:01
Rritet numri/ 64 ushtarë me dëmtime në tru pas sulmeve të Irani

64 ushtarë të ushtrisë amerikanë kanë pësuar dëmtime në tru pas sulmeve me raketa që Irani bëri me 8 janar në bazën amerikane Asad në Irak.

06:56
Xhenxhefil, karrota, portokalle/ Lëngu magjik për organizëm të fortë

Pirja e lëngut të karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit është fantastik në shije ndërsa i dhuron organizmit vlera të panumërta shëndetësore. Në këtë artikull do të keni mundësinë të merrni informacione të sakta mbi vlerat e kombinimit të lëngut të karrotës, portokallit dhe xhinxherit.

06:47
Çikorja e egër/ Si ta përdorni për shëndetin e stomakut dhe zemrës

Çikorja është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët. Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli në lejla të hapur ka gjetur kryesisht përdorim të gjërë në kuzhinat shqiptare. Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave. Çikorja (Cichorium intybus) bën pjesë në familjen e barishteve të cilat gjejnë përdorim të rëndësishëm në kuzhinë, por mbi të gjitha vlen edhe barishte mjekësore, ndërsa për ta gjetur duhet t’i drejtoheni tregjeve të fshatarëve.

06:31
Gjethet e dafinës/ Kurat natyrale kundër refluksit dhe gripit

Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera. Më poshtë do të lexoni vlerat e pasura të gjetheve të thata të dafinës të renditura

06:16
10 të vdekur në Siri nga një sulm ajror, dyshohet se sulmin e bëri Rusia

Nuk ka qetësi dhe as paqe në Siri. Një tjetër sulm ajror është shënuar duke lënë të vdekur të paktën 10 civilë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

06:03
Florenzi huazohet te Valencia për 6 muaj!

Në moshën 28-vjeçare Alesandro Florenzi i jep për herë të dytën lamtumirën Romës dhe e bën sërish në huazim tashmë për vetëm 6 muaj dhe jo për 1 vit siç ndodhi në sezonin 2011-2012 kur luajti për Crotonen po në huazim.

05:48
E kryer/ Milani firmos me talentin belg, ja kush është ai

Pas 3 largimeve, Milani bën edhe një afrim. Pasi mbylli me sukses shitjet e Ricardo Rodriguez te PSV Eindhoven, Susos te Sevilla dhe Piatek te Hertha e Berlinit, klubi kuqezi ka arritur akordin me Anderlecht për të marrë shërbimet e mesfushorit të talentuar belg Alexis Saelemaekers.

05:35
Pompeo: Partia Komuniste e Kinës, kërcënimi më i madh i kësaj epoke

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e përshkroi Partinë Komuniste të Kinës, si kërcënimin më të madh të kësaj epoke. Pompeo po qëndron në Britani të Madhe për të diskutuar vendimin e Londrës, që kompania kineze Huawei, të ketë rol të kufizuar në rrjetin 5G.

04:27
Mes lotëve dhe brohoritjeve, Britania bëhet gati për Brexit-in

Pas tre vjet e gjysmë bisedimesh të vështira dhe kaosi politik që detyruan dorëheqjen e dy kryeministrave, Britania do të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në orën 23:00 të premten. Përkrahësit pro-Brexit po planifikojnë festime në Londrën qëndrore dhe në të gjithë vendin, ndërsa marshimet pro-BE gjithashtu priten në kryeqytet.

03:07
Macron hedh dyshime për planin e paqes të Trumpit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti dyshime në lidhje me perspektivën e një zgjidhjeje dy-shtetesh midis izraelitëve dhe palestinezëve. Komentet e tij u bën, pasi u pyet për të komentuar planin e paqes për Lindjen e Mesme, të cilin këtë javë e shpalli presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

02:34
Rivlin: Gjermania ka përgjegjësi që Holocausti të mos përsëritet

Për herë të parë pas 10 vjetësh, një lider izraelit merr pjesë në seancën përkujtimore të Holokaustit në Bundestag. Përvjetori i çlirimit të kampit të Aushvicit vjen në një kohë të rritjes së antisemitizmit në Gjermani.

02:10
Huawei vë në rrezik shkëmbimet e informacionit SHBA – Britani

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua sot në Londër me Kryeministrin britanik Boris Johnson. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, gjatë takimit u diskutua ndër të tjera edhe për rëndësinë e ruajtjes së integritetit të rrjeteve të komunikacionit. Sekretari Pomepo ka kritikuar vendimin e Britanisë për të lejuar kompaninë kineze Huawei të ndërtojë pjesë të rrjetit 5G të vendit. Gjatë udhëtimit drejt Londrës, Sekretari Pompeo e quajti kompaninë një “zgjatim të partisë komuniste të Kinës”. Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, disa ligjvënës britanikë mendojnë se ky vendim mund të kompromentojë marrëdhënien transatlantike, në një periudhë kur Britania po përpiqet të ndërtojë lidhje të reja përtej Evropës.

01:34
“Manita” e Barçës, 500 fitore për Messin, blaugranat në çerekfinale!

Barcelona siguron biletën për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit me goleadë. Në Camp Nou skuadra e Quique Setien, eliminoi Leganes pasi triumfoi me shifrat 5-0.

01:16
Albin Kurti kërkon seancën për votimin e kabinetit, s’ka marrëveshje me LDK

Situata në Kosovë ka marrë një kthesë të beftë: I mandatuari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti i dërgoi Kryesisë së Kuvendit kërkesën për caktimin e seancës plenare lidhur me votimin e qeverisë së re, një seancë kjo në të cilën Lëvizja Vetëvendosje shkon pa një marrëveshje bashkëqeverisjeje me LDK-në.

00:46
A është mafia shqiptare më e rrezikshmja në Europë? Ja si përgjigjet Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu duke folur në një lidhje skype në Open në Top Channel tha se shqiptarët janë banda të zhurmshme dhe nuk janë mafie e rrezikshme.

00:24
OBSH shpall emergjencën botërore/ Vendimi jo për atë që po ndodh në Kinë, por për përhapjen në shumë vende

Organizata botërore e shëndetësisë e shpalli më në fund emergjencën globale nga koronavirusi i ri, që ka marrë deri tani 170 jetë njerëzish në Kinë, e që vazhdon të përhapet jashtë kufijve të saj. “Arsyeja kryesore e këtij vendimi, nuk ishte ajo çfarë po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në shtete të tjera”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

E enjte, 30 Janar 2020
23:52
Spahiu jep deklaratën e fortë në Open: Nëna akoma s’ka bërë prokuror të hetojë peshqit e mëdhenj

Debate të shumta u zhvilluan në Open në Top Channel ku u fol për bandat kriminale në vendin tonë. Në pjesën e tretë u fol edhe për SPAK-un ku kreu i Alencës Kuq e Zi nuk u shpreh optimist.

23:37
Spahiu në Open: Nuk luftohet krimi me qeveri lifestyle

Në Open në Top Channel u fol për krimin e organizuar i cili është fuqizuar në vendin tonë. Duke folur për lirimin e shumë personazheve më të shkuar të fortë kriminale, Spahiu tha se qeveria nuk e ka synim luftën ndaj krimit të organizuar.

22:55
Gazetari bën denoncimin në Open: Krimi ulet në tavolinë me pushtetin në ditën me diell

Gazetari Basir Çollaku tha në Open në Top Channel se për krimin në fjalë nuk ka mungesë informacioni por mungon vullneti për të reaguar.

22:54
Rasti i Jak Prengës/ Anila Hoxha tregon kush janë 3 të kërkuarit dhe cila është historia e tyre në bandat kriminale

Në Open në Top Channel po flitet për krimin dhe specifikisht për rastin e rrëmbimit de ekzekutimit të Jak Prengës.

22:53
Muhamed Veliu në Open: Ja si u formuan bandat shqiptare në Angli

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu zbuloi se viktima, Jak Prenga ka 4 vëllezër në Angli dhe 2 nga këto vëllezër janë në burg.

22:51
‘E ke xhaketën politike’/ Zv-ministri përplaset me gazetarin në Open

Një debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes Zv-Ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi dhe gazetarit Basir Çollaku.

22:46
Kryeministri italian: Është e konfirmuar, kemi dy raste të Koronavirusit

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka pranuar se dy raste të Koronavirusit janë konstatuar në Romë.

22:35
Rama publikon dokumentat: Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3

RAI3 para disa ditësh ka publikuar një reportazh ku sipas tyre kultivimi i drogës në Shqipëri ishte rritur me 1200%

22:26
Koronavirusi/ OBSH shpalli emergjencë globale shëndetësore, çfarë do të thotë kjo?

Koronavirusi është shpallur një emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, pasi shpërthimi i epidemisë vazhdon të përhapet jashtë Kinës.

22:21
FOTO/ Historia e çiftit që i përloti botën, jetuan së bashku 65 vite dhe vdiqën në të njëjtën ditë

Një çift nga Missouri të SHBA-së, të cilët nuk u ndanë asnjëherë nga njëri-tjetri për 65 vjet, vdiqën të shtunën duke mbajtur duart e njëri-tjetrit të shtrënguar. Jack dhe Harriet Morrison jetuan ditët e fundit të jetës së tyre në një shtëpi pleqsh në Arnold, të Missouri. Jack, 86 vjeç vdiq i pari ndërsa bashkëshortja e tij Harriet e moshës 83 vjeç, vdiq vetëm disa orë më vonë.

22:13
Ndjekje si nëpër filma/ Shqiptari ‘luftë’ me policinë italiane

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka bërë rezistencë ndaj një patrulle dhe më pas ka qëlluar me pistoletë ndaj tyre. arrestimi i tij është kryer në Colonnmella në Ascoli.

22:09
Shpallet në kërkim Gentian Doçi/ Pengmarrja, policia në aksion për të gjetur trupin e viktimës

Jemi në zonën e Maskurisë, pak kilometra larg resorit “Golden”, aty ku u mbajt peng Jak Prenga. Forcat e policisë janë zhvendosur pikërisht në këtë zonë ku ne gjendemi dhe po zhvillojnë kërkime intensive, pasi ka indicie paraprake se trupi i pengut të zhdukur është fshehur në këto kodra. Besohet se Jak Prenga ndërroi jetë për shkak të gjakderdhjes pasi ngeli i plagosur.

21:59
Deputeti grek grisi flamurin, reagon ministri turk: Duhet t`i njohin kufijtë e tyre

Gjatë një debati të zjarrtë mbi emigracionin, eurodeputeti grek Ioannis Lagos grisi në sytë e të gjithëve flamurin turk.

21:51
Qese, bidonë e skafandër motori në kokë, ja si veprojnë kinezët për t’i shpëtuar koronavirusit

Koronavirus është kthyer në një makth për shtetasit kinez por jo vetëm, pasi në të gjithë botën është shpërndarë një lloj frikë për prekjen nga virusi misterioz.

21:45
Vrasja e Jak Prengës/ Muhamed Veliu zbulon detaje të reja në Open: Në angli vëllezërit e tij janë…

Nga emisioni Open, Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu i cili ka raportuar nga kryeqyteti britanik për shumë vite dha detaje të reja dhe të panjohura në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës.

21:38
Rudina Hajdari paralajmëron veton në Parlament për Reformën zgjedhore. Ja shkaku

Disa javë më parë strukturat kryesore politike në vendin tonë u ulën së bashku në një tavolinë bisedimesh për të diskutuar në lidhje me Reformën Zgjedhore. Pjesë e takimit ishin Petrit Vasili përfaqësues i LSI-së, Oerd Bylykbashi nga radhët e PD-së, Darmian Gjiknuri përfaqësuesi i PS-së dhe Rudina Hajdari përfaqësuese e opozitës parlamentare.

21:35
Rudina Hajdari distancohet nga e ëma gjyqtare, Fatmira Hajdari. Vettingu të vendosë për ato që ajo ka kryer

Në “Top Talk”, ishte e ftuar Deputetja Rudina Hajdari ku u pyet drejtpërsëdrejti nga drejtuesi i emisionit, Denis Dyrnjaja në lidhje me nënën e saj gjyqtare.

21:33
Rudina Hajdari në Top Talk: Rama kryeministër bullist, më goditi poshtë brezit

Ditën e sotme ishte e ftuar në studion e  emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnaja, Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari. Ajo u shpreh në studio se kryeministri Rama është duke e qeverisur vendin me të njëjtin ritëm pa dhënë asnjë lloj rezultati. Kur flas në foltoren e parlamentit kam mbi shpatullat e mia përgjegjësinë e qytetarëve tha Hajdari.

21:23
Fjala e plotë e Yuri Kim/ Ambasadorja tregon tre prioritet për Shqipërinë para politikanëve

Pasi takoi drejtuesit e institucioneve të reja të Drejtësisë në Shqipëri, ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka mbledhur disa prej politikanëve të vendin tonë duke mbajtur edhe një fjalim.

21:18
Shkodra e shpëtoi Robert Shvarcin, kur ai ishte vetëm shtatë vjeç

Robert Shvarc ishte vetëm 7 vjeç, kur mbërriti në Shkodër bashkë me familjen e tij e përbërë nga 9 anëtarë. Shqipëruesi dhe poeti i famshëm, lindi në Sarajevë dhe ishte bir i një babai hebre nga Austria, ndërsa nëna e tij qe nga Elbasani.

21:17
Startapi izraelit/ Sonovia gjen zgjidhjen për ndalimin e përhapjes së koronavirusit

Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, startapi izraelit Sonovia Ltd. mund të dërgojë inde anti-patogjene në Kinë për të prodhuar maska për fytyrën, veshje spitalore dhe veshje mbrojtëse. Teknologjia bazohet në një proces sonokimik, një fenomen fizik i quajtur kavitacion, i zhvilluar në Universitetin Bar-Ilan në Izrael.

21:09
Fiks Fare/ Doktori shqiptar: Firmosja për mjekët e huaj që bënin operacion. Mjeku turk: Gjuri u përkeqësua pas ndërhyrjes

Skandali i mjekimit të gabuar, ku një 25-vjeçare rrezikon paralizimin, rëndohet nga deklarata e mjekut shqiptar. Mjeku ortoped Ervin Jonuzi pranon se ka firmosur dhe vulosur dhjetëra dokumente të operacioneve që janë vërë në spitalin “Vila Maria” që realizonin mjekët e huaj. “Askush s’ka pasur të drejtë firme dhe vule. Unë firmosja për të gjithë” pranon mjeku, ndërsa thotë se operacioni për Enxhin është bërë nga mjeku italian Sandro Granzhe. Ai i thotë se epikrizën e saktë duhet ta lëshojë vetëm mjeku italian. “Nuk mund të sajoj asnjë gjë” i thotë ai.

21:00
Koronavirus/ OBSH shpall emergjencë globale shëndetësore për epideminë vrastare

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur emergjencë globale shëndetësore për sa i përket koronavirusit.

20:58
SHBA raporton rastin e parë të kalimit të koronavirusit person-më-person

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA raportuan sot rastin e parë të kalimit nga personi në person të koronavirusit të panjohur kinez
Individi i infektuar, është i martuar me një grua nga Chicago, e cila u prek nga virusi pasi ajo u kthye nga një udhëtim në Vuhan, qendra epidemisë.

20:56
Gruaja me 31 gishta, e quajnë magjistare

Kumari Nayak, 63 vjeç, nga Odisha, Indi, thotë se vendasit e shmangin në rrugë për shkak të 31 gishtave të saj në duar dhe këmbë.

20:54
Fiks Fare/ Mjekimi i gabuar në spitalin privat, 25-vjeçarja rrezikon paralizimin. Drejtori: Spitali fajtor, rrënoje!

Një 25-vjeçare rrezikon të paralizohet pas një operacioni që ka shkuar gabim në një spital privat. Drejtuesit e spitalit “Vila Maria” kanë pranuar gabimin e bërë, duke e rekomanduar qytetaren që “ta rrënojë spitalin”. Emisioni “Fiks Fare” investigoi për disa javë me radhë këtë skandal, ku e reja u prit dhe përcoll dhe në fund nuk mori asnjë zgjidhje. Të gjithë e pranonin fajin e bërë në operacionin e gjurit, por askush nuk mban përgjegjësi, duke e kaluar “topin” sa njëri mjek në tjetrin.

20:51
Rreziku nga interneti/ Por fëmijët marrin celularë dhurata nga prindërit

Leada është 11 vjeç dhe telefonin e ka mikun e saj të ngushtë.  Për të është dhurata më e bukur që prindërit I bënë në 10 vjetorin e lindjes.

20:50
Duken të padëmshme: Këto janë shenjat e para të kancerit të mushkërive

Në një studim të gjerë, studiuesit analizuan të dhëna nga 27.795 pacientë të diagnostikuar me kancer të mushkërive nga 2000 deri në 2017, dhe arritën në përfundimin se treguesit më të hershëm të sëmundjes ishin gulçim dhe një kollë e gjatë, sado e butë të jetë ajo.

20:46
Pompeo: Partia komuniste kineze, kërcënimi kryesor i kohërave tona

Seketari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka quajtur sot partinë komunsite të Kinës “kërcënimi kryesor i kohërave tona”, dy javë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi atë që quajti “marrëveshje madhore tregtare” me Pekinin.

20:34
Përhapet virusi në kinë/ 170 të vdekur, mbi 7 mijë të infektuar

Në kohën kur raportohet zyrtarisht se numri i infektimeve nga koronavisuri i ri kapërceu atë të Sarsit, Rusia urdhëroi mbylljen e kufirit të saj tokësor me Kinën me shpresën të parandalojë përhapjen e sëmundjes që po merr përmasa të frikshme. Raste të prekurish nga koronavirusi i ri tashmë raportohen në çdo rajon të Kinës dhe në të paktën 15 vende të tjera të botës. Bilanci I viktimave mbërriti në 170, ndërsa të infektuarit janë 7,711.

20:30
Kosovë qeveria/ Kurti kërkon seancën për votim

Situata në Kosovë ka marrë një kthesë të beftë: I mandatuari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i dërgoi Kryesisë së Kuvendit kërkesën për caktimin e seancës plenare lidhur me votimin e qeverisë së re, një seancë kjo në të cilën lëvizja Vetëvendosje shkon pa një marrëveshje bashkëqeverisjeje me LDK-në. vetëm pak përpara se të mësohet lëvizje e Kurtit, në media u njoftua se kreu I Vetëvendosjes do të takohej me përfaqësuesit e Listës Serbe. Kryetari I kësaj të fundit, Goran Rakic deklaroi pas takimit se forca e tij politike “ nuk do të jetë frenuese e formimit të qeverisë së re”.

20:19
Dilemës tuaj i erdhi fundi…”Take Me Out Albania” nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës!

Dilemës tuaj i erdhi fundi! “Take Me Out Albania” do të jetë nën autorësinë dhe drejtimin e Luana Vjollcës.

20:15
Në shtëpinë e Kadaresë/ Muzeu në Gjirokastër i hapur për vizitorë

Shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër ka regjistruar një numër vizitorësh në rritje, sepse një pjesë e të huajve e identifikojnë Gjirokastrën me Kadarenë.

20:08
I dedikoi këngën ish-it, këngëtari zbulon si u ndanë pas dhuratës së Shën Valentinit!

Këngëtari simpatik, Khuba, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth historisë që fshihej pas këngës shumë të dashur për publikun, “Ndryshe” dhe jo vetëm.

20:08
Ekskluzive/ Ish oficeri antidrogës angleze: Kokaina, sekretet e suksesit të shqiptarëve

Rrezikshmëria dhe aftësia e grupeve kriminale shqiptare për të tregtuar  sasi të madhe kokaine në Angli, doli në pah edhe njëherë tjetër, nga ngjarja kriminale e rrëmbimit dhe ekzekutimit të Jakë Prengës. Autori i  librit “Lufta e Drogës” Neil Woods ish oficer I infiltruar në grupet e trafikut të drogës, për llogari të policisë angleze në një intervistë me skype për gazetarin e  Top Channel Muhamed Veliu, shpjegon se si dekadën e fundit shqiptarët mundën të dominojnë  tregun e  kokainës në Britaninë e Madhe me një vlerë 5 miliard stërlina në vit.

20:07
Junçaj: SPAK-u do t’ua bëjë të vështirë zyrtarëve të përfshihen në korrupsion

Gjon Junçaj, prokurori federal amerikan që ndihmoi në kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri, thotë se strukturat reja anti-korrupsion, si SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, do ta bëjnë shumë të vështirë për zyrtarët e lartë që të përfshihen në akte korrupsioni. Në intervistën me kolegen Menada Zaimi, Zoti Junçaj u përgjigjet pyetjeve mbi rolin që duhet të luajë SPAK-u në raport me disa nga dosjet më të bujshme në Shqipëri, të mbyllura ose në proces hetimi.

20:05
“Ma hoqën dhëmballën me darën e kalit, kisha dhimbje të tmerrshme”, kampioni i botës kujton…

Ismail Keta ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një rrëfim nga famijëria e vështirë në qytetin e Bulqizës deri tek kontributi që ka dhënë së fundmi për vendin e tij.

19:58
Sa të frikshme edhe të rralla, pamjet me dron si deti ‘gllabëron’ tokën

Pamjet të  pabesueshme janë filmuar me anë të dronit në vijën bregdetare të Livermead afër Torquay Devon.

19:44
Selanik/ ‘Alarm i Kuq’ në Greqi, mbërrin koronavirusi?

Në “alarm të kuq” ndodhen organet greke të Shëndetësisë në qytetin e Selanikut pasi është shtruar në spitalin AXEPA të qytetit një pacient me të gjitha simptomat e ngjashme me ato që shkakton koronavirusi.

19:09
Pistoleta, dylbi e fishekë, arrestohet në lagjen Guerile 24-vjeçari nga Shkodra

SHKODËR- Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur me armë pa leje. Sipas policisë i arrestuari është S. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër ndërkohë që është kapur në kuadër të operacionit të koduar ‘Kiras’ ku morën pjesë edhe forcat e posaçme ‘Shqipoja’.

19:04
Raportet frikësuese: Të infektuarit po e përhapin qëllimisht virusin duke pështyrë mjekët 

Pretendime shqetësuese janë shfaqur në disa media të huaja, sipas të cilave persona të prekur nga koronavirusi i rrezikshëm në Wuhan të Kinës i pështyjnë qëllimisht mjekët dhe infermierët në fytyrë, e të njëjtën gjë bëjnë edhe me dorezat e dyerve.

19:01
Emrat dhe Fotot/ Burgosen 3 anëtarët e Hellbanianz në Londër

Tre anëtarë të Hellbanianz cilësuar si një grup kriminal i  rrezikshëm në jug të Anglisë,  janë burgosur si të përfshirë në një grabitje të armatosur.

18:42
Borrell thirrje për formimin e qeverisë

Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së këtij posti, bëri thirrje për krijimin sa më të shpejtë të qeverisë dhe shtoi se marrëveshja finale Kosovë-Serbi mund të ndodhë vetëm kur të ketë pajtueshmëri mes këtyre dy vendeve.

18:40
Gjermania refuzon kërkesën për dhënien e patentave në gjuhën shqipe

Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Këtë e mësoi Deutsche Welle nga dy ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin, Beqë Cufaj dhe Artur Kuko.

18:39
BE, dokument i ri për zgjerimin/ Prezantohet më 5 shkurt përpara samitit të Zagrebit

Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të re të zgjerimit do të paraqitet në 5 shkurt. European ëestern Balkans citon burime jozyrtare në Paris e Bruksel të tregojnë se ka një datë konkrete për planin e shumëdiskutuar, për të cilin vetë Komisioni nuk e ka shpallur ende zyrtarisht.

18:36
Dënohet Apple/ Gjobë për shkeljen e patentave

Kompania Apple duhet të paguajë 837 milionë dollarë gjobë për shkeljen e patentave. Ajo u padit nga instituti i teknologjisë në 2016, i cili pretendonte se produkte si iPhone dhe Mac përmbanin përbërës elektronikë të prodhuar nga Broadcom që në anën tjetër është akuzuar për vjedhje.

18:30
Dashuri “e verbër”, 35 vjeçari seks pasionant me 80 vjeçaren

“Kur bie në dashuri me një grua, nuk ka rëndësi se sa vjeç është apo se si duket,” kjo ka qenë deklarata e 35 vjeçarit Mohamed Ahmed Irbriham, i cili ka një marrëdhënie romantike me Iris Jones, 80 vjeç.

18:29
Ndotja Milano/ të dielën hiqen makinat

Të dielën, makinat do të ndalohen në Milano e zyrtarët lokalë po diskutojnë edhe mundësinë që të ndalohet duhanpirja në stacionet e autobusëve, masa këto që janë pjesë e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e larta të ndotjes në qytet. Italia është një nga vendet më të ndotura të Europës e dhjetëra qytete dhe fshatra atje janë përballur këtë muaj me alarme nga smogu.

17:45
Kryeqyteti i Palestinës/ Abu Dis, lagjia që refuzon “titullin”

Abu Dis, kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez? Për Donald Trump, ndoshta mundet, por banorët e lagjes në periferi të Jerusalemit, janë skeptikë. Të martën, presidenti amerikan prezantoi propozimin e tij për paqen në lindjen e mesme, të mirëpritur nga izraelitët por të kundërshtuar nga palestinezët.

17:44
Infermjerja gjermane dyshohet se drogoi 5 bebe me morfinë

Një infermiere në një spital gjerman është arrestuar pasi dyshohet se u ka dhënë morfinë pesë bebeve të vogla, të cilat u gjetën më vonë nga stafi me vështirësi në frymëmarrje.

17:43
BMW mbyll tri fabrika në Kinë si pasojë e koronavirusit

BMW deklaroi se do të mbyllë tri nga fabrikat e saj në qytetin kinez Shenyang, ku ka punësuar rreth 18 000 persona dhe prodhon gjysmë milioni automjete çdo vit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

17:42
Aplikacioni për të verbërit/ Një ndihmë në rrugët e Melburnit

Një aplikacion i ri përdor navigimin me GPS dhe teknologjinë më të fundit për të ndihmuar të verbrit në qytetin australian të Melburnit, që të evitojnë pengesat si për shembull, kantieret e ndërtimit apo kryqëzimet e shumë populluara.

17:40
Frika nga koronavirus/ Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Për koronavirusin që nga kina po përhapet në të gjithë botën, ka ende shumë për të zbuluar. Ekspertët sidoqoftë, kanë përpiluar një listë me këshilla, pjesa më e madhe e të cilave janë të vlefshme edhe për të tjera sëmundje të ngjashme, e që nëse respektohen mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

17:40
Muri kufitar i Trump mes SHBA e Meksikës rrëzohet nga erërat e forta

Një pjesë e murit të shumëpërforlur të presidentit amerikan Donald Trump mes SHBA dhe Meksikës, është rrëzuar së fundmi nga erërat e forta nga ana meksikane, njoftonin oficerët amerikanë të kufirit.

17:39
Skocia do pavarësinë/ Parlamenti voton për referendum

Parlamenti i Skocisë votoi për mbajtjen e një referendumi të ri për pavarësinë e Skocisë, një lëvizje kjo që pritet të ngrejë presionin politik mbi qeverinë britanike ndërsa Britania e madhe del nga BE. Ligjvënësit në Edinburg votuan me 64 vota pro dhe 54 kundër për të mbajtur një referendum të ri në mënyrë që populli skocez të vendosë nëse do të bëhet vend i pavarur.

17:37
Polcia sqaron situatën e Jak Prengës

Policia ka reaguar më anë të një deklaratë në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës.

17:35
Georgina në një rrëfim ndryshe: Dridhesha e tëra para Ronaldos…

E fejuara e Cristiano Ronaldos ka bërë një rrëfim ndryshe për numrin e ri të ‘Grazia’. Ajo ka folur rreth njohjes me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo duke thënë se në fillim sa herë që e shikonte mbushej plotë emocione.

17:20
Yuri Kim takohet me prokurorët e SPAK, ndihmë të vazhdueshme për përballjen me krimin e organizuar

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme.

16:41
Britania, orët e fundit në BE/ Çfarë e pret vendin pas të premtes

Britanisë së madhe i kanë mbetur vetëm pak orë para se të dalë zyrtarisht nga Bashkimi Evropian. Mesnatën e të premtes ajo nuk do të jetë më pjesë e bllokut, i cili do të mbetet tani me 27 vende anëtare. Menjëherë, do të fillojë periudha 11 mujore e tranzicionit.

16:37
Ekonomia kërcënohet nga plakja/ FMN parashikon ndikimet në ekonominë shqiptare

Plakja e popullsisë do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë me gati 0.7 pikë përqindje në vit për tre dekadat e ardhshme. Paralajmërimi vjen nga një analizë e detajuar që Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka bërë zhvillimeve demografike në vendet e Europës lindore si dhe perspektivën e tyre për 30 vitet e ardhshme.

16:33
Vendi ku besohet se u gropos Jak Prenga, policia kriminale zbarkon në fshatrat e Shijakut

Forca të shumta të policisë kriminale kanë zbarkuar në fshatrat Pjezë dhe Hardhisht për të kërkuar trupin e pengut të vrarë Jak Prenga. Ky i fundit ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes nga plagët e shkaktuara gjatë rrëmbimit të tij në Kamëz më 17 janar.

16:33
Shkozet, banorët i ankohen Bashës/ “Nuk kemi marrë bonusin e qirasë pas tërmetit”

Pas pothuajse një mungese dy javore në media, Lulzim Basha u shfaq në Shkozet  të Durrësit. Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, iu  ankuan kryetarit demokrat për mungesën e bonusit të qirase.

16:28
Heronjtë e luftës kundër koronavirusit (Foto)

“Luftëtarët” kundër koronavirusit janë mjekët kinezë të Ëuhan të cilët prej datës një janar janë izoluar në spital me veshje speciale. Ata flenë në karrige dhe ushqehen me shumë vështirësi për shkak të veshjeve.

16:24
Viktima e parë nga gripi/ 61 vjeçari vuante nga sëmundje të tjera kronike

Shënohet rasti i parë  i humbjes së jetës nga gripi në vendin tonë .  Para disa ditësh një grua  e moshës 61 vjeçe e cila vuante nga sëmundje kronike  të zemrës,  por që ishte prekur edhe nga virusi i gripit ka humbur jetën në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi.

16:19
Haradinaj takon ambasadorin Kosnett

Kryeministri në detyrë, i Kosovës Ramush Haradinaj, sot është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

15:44
Shtyhet votimi i antishpifjes/ Miratohet ligji për kontrollin e banesave mbi 50 vjeçare

Shumica socialiste në parlament, tërhiqet nga rivotimi ligjit të portaleve kthyer nga presidenti Meta, në pritje të opinionit të komisionit të Venecias në Mars.

15:35
Gjendet skafi i braktisur/ Vlorë, u ndoq gjatë një aksioni antidrogë dje pasdite

Kjo gomone e braktisur gjatë natës në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë është një prej mjeteve lundruese të cilat u ndoqën në det gjatë një operacioni të policisë shqiptare, Frontex dhe Guardia di Financa.