Spahiu jep deklaratën e fortë në Open: Nëna akoma s’ka bërë prokuror të hetojë peshqit e mëdhenj

30/01/2020 23:52

Debate të shumta u zhvilluan në Open në Top Channel ku u fol për bandat kriminale në vendin tonë. Në pjesën e tretë u fol edhe për SPAK-un ku kreu i Alencës Kuq e Zi nuk u shpreh optimist.

‘Të gjithë presin nga SPAK-u, edhe qytetarët edhe të faktori ndërkombëtar që e ka mbështetur. Por unë jam skeptik ndaj SPAK vetëm për një arsye. Në qoftë se SPAK-u nuk do hetojë 4 peshqit e mëdhenj do dështojë’- tha Spahiu.

Po kush janë këta 4 peshq të mëdhenj?- e pyeti Eni Vasili.

‘4 peshqit e mëdhenj janë: Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Në qoftë se SPAK nuk heton këta do të dështojë dhe nga SPAK do të kthehet në aspak. Jam skeptik sepse nëna akoma nuk ka bërë prokuror për të hetuar 4 peshqit e mëdhenj’- vijoi Spahiu.

Top Channel