A është mafia shqiptare më e rrezikshmja në Europë? Ja si përgjigjet Kreshnik Spahiu

31/01/2020 00:46

Kreshnik Spahiu duke folur në një lidhje skype në Open në Top Channel tha se shqiptarët janë banda të zhurmshme dhe nuk janë mafie e rrezikshme.

‘Në Gjermani mafia shqiptare është e zhurmshme. Janë përpara tyre mafia Kurde, Turke, Siriane, Ruse dhe Ukrainase- tha Spahiu.

Prandaj unë them se nuk kemi mafia shqiptare, por banda të zhurmshme. Nuk ka treg në Shqipëri për 300 kg kokainë. Bandat e marrin drogën nga vendet e para të prodhimtarisë shesin në vendet e BE-së. Në rastin në fjalë ata nuk gjetën një ndërmjetës dhe del se shqiptarët vriten njëri me tjetrin’- tha Spahiu.

Top Channel