Në Open në Top Channel u fol për krimin e organizuar i cili është fuqizuar në vendin tonë. Duke folur për lirimin e shumë personazheve më të shkuar të fortë kriminale, Spahiu tha se qeveria nuk e ka synim luftën ndaj krimit të organizuar.

‘Lirimi i atyre personazhe do t’i bëjë më të fortë, më të pasura bandat kriminale dhe nuk luftohet kjo me qeveri lifestyle. Nuk luftohet krimi me 10 police të bukura të cilat veshin funde qesharakë.

Duhet strategji konkrete me persona që e luftojnë dhe që kanë vullnet për të luftuar krimin’- tha Spahiu.

Top Channel