E hënë, 15 Qershor 2020
22:47
Teza doli para provimit/ Edhe këtë vit nuk u arrit që të mbahej sekret

Teza e matematikës nuk u arrit të mbahej sekret as këtë vit. Pavarësisht ndryshimeve në rregulloren e maturës shtetërore, ku parashikohen masa të forta ndëshkuese për këdo që e publikon testit, ky i fundit u zbulua që kur nxënësit e klasave të 12-a ishin duke zhvilluar provimin.

22:43
OBSH: Origjina e vatrës së re me koronavirus në Pekin është e panjohur

Origjina e vatrës së re me COVID-19 në Pekin është e panjohur, tha sot drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetit, Mike Ryan, duke përshkruar pretendimin se mund të ketë qenë për shkak të importit ose paketimit të salmonit.

22:35
FOTO/ Të rinjtë nuk e “ndalin dorën”, e teprojnë me photoshop-in

Në rrjete sociale ka nisur një rivalitet i heshtur mes të rinjve se kush pozon më bukur. Nga i/e shkurtër në i/e gjatë, nga elegante në forma të kolme, “Photoshop-i” në ditët e sotme ta ofron këtë mundësi.

22:32
Deputetët e opozitës përplasen në Open: Pragu 5% shkatërron partitë e vogla

Hapja e listave, pragu 5% dhe koalicionet parazgjedhore ka shkaktuar debate të shumta mes panelistëve në Open në Top Channel.

22:30
Me avion për në Tiranë, pasagjerët bllokohen në Zyrih, mes tyre dhe Lajçak

Një numër i madh pasagjerësh të cilët prisnin që gjatë ditës së sotme të udhëtonin me avionin e kompanisë zvicerane Edelweiss, nga Zyrihu në Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e kryeqytetit zviceran.

22:00
Putini dhe Vuçiçi bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë që Rusia do ta mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e qartë që asnjë vendim nuk do të mund të sillet pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është thënë në një komunikatë nga Presidenca e Serbisë.

21:54
Hapet gara për titull, Tirana ‘zhytet’ në Durrës

Tirana është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Teuta në Durrës dhe momentalisht është 6 pikë larg Kukësit, duke ndezur garën për titull.

21:52
Zyra e BE-së: Lajçak nesër sjell data për rinisjen e dialogut

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që të komentojë njoftimin se më 27 qershor, Kosova dhe Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për dialogun, Richard Grenell.

21:48
Vdes piloti i gjuajtësit të SHBA pas rrëzimit në detin e Veriut

Një pilot i gjuajtësve të rëndë amerikanë F-15 ka vdekur sot pasi avioni i tij është rrëzuar në Detin e Veriut në veri të Anglisë, njoftonte komanda amerikane.

21:44
Abilekaj: Heqja e koalicioneve i shërben PS-së; Murrizi: Nuk më plas fare për PS-në

Në Open në Top Channel po diskutohet për sistemin zgjedhor. Kujt i interesojnë listat e hapura dhe mos pasja koalicioneve paraprake. Duke folur për këtë temë u zhvillua një debat i fortë mes gazetarit Enton Abilekaj dhe deputetit Myslim Murrizi.

21:41
U tërhoq nga nisma e opozitës parlamentare, Roshi tregon në Open arsyet e tërheqjes

Opozita parlamentare ka marrë nismën për ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave. Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka firmosur një herë këtë draft por që është tërhequr më vonë.

21:40
Murrizi i bindur: Do bëj pakt edhe me djallin për të hapur listat

I ftuar në emisionin Open në Top Channel Murrizi është shprehur i vendosur se do që të hapen listat dhe të ulet përqindja e pranimit, duke ftuar edhe opozitën jashtëparlamentare që t’i bashkohet nismës.

21:35
FOTO/ Vogëlushja frikësohet prej saj, oficerja e policisë përlotet

Një video është bërë virale në rrjete sociale ku shihet një oficere që shpërthen në lot kur kuptoi se një vajzë e vogël u frikësua kur ajo e vështroi atë.

21:29
FOTO/ Në rini kishin planifikuar të mos kishin fëmijë, por u bënë me 11

Një çift në Britaninë e Madhe, në fillimet e lidhjes së tyre kishin planifikuar se nuk do të bënin fëmijë. Por ata zbulojnë se tashmë janë prindër të 11 fëmijëve.

21:28
Vetëvendosje reagon pas ftesës së Grenellit për vazhdim të dialogut në Uashington

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikatë për media thotë se asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial e funksional të Kosovës nuk do të mund të implementohet dhe se nuk mund të ketë dialog nga Qeveria ilegale Hoti, e cila sipas kësaj partie, është në diskeprancë me vullnetin e popullit.

21:26
Përqafime e lot/ Elvis Naçi i thotë familjarëve të 29-vjeçarit të sëmurë se u mblodhën paratë e ndërhyrjes

Në emisionin “Shqipëria Live” u trajtua historia e 29-vjeçarit Mirush Baholli. Para dy vitesh, Mirushi është goditur në tru dhe që nga ajo kohë ai lëngon në shtrat.

21:22
Francë/ Gjykata burgos zyrtarët e marrëveshjes së armëve të vitit 1994

Një gjykatë e Parisit ka dënuar sot tre ish-zyrtarë të qeverisë dhe tre njerëz të tjerë për rryshfet në një marrëveshje shitjeje armësh ndaj Pakistanit dhe Arabisë Saudite në vitin 1994.

21:15
Anulohen fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka anuluar të gjitha fluturimet e datës 16 qershor, për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.

20:49
Kosovë/ Shtimi rekord i rasteve me COVID-19, IKSHPK: Rrezikojmë humbjen e kontrollit

Komuna e Prishtinës është vatra e dytë më e madhe me koronavirus në Kosovë pasi vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 46 raste të reja.

20:49
FOTO/ Fiset rivalizojnë mes tyre në këngë, veshje e vallëzim…

Fotografi mahnitëse kanë fiksuar 40 fise duke konkurruar mes tyre, në veshje, këndim dhe vallëzim. Festivali zhvillohet në Papua të Guinesë së Re. Në fotot e publikuara shikohen burrat e fisit Chimbu të ngjyrosur me skelet njeriu, ndërsa burrat e fisit Mudmen ishin të mbuluar me baltë. Fotografitë janë realizuar nga fotografi i njohur irlandez Trevor Cole.

20:37
Rekord/ Kosovë, 129 raste të reja me CoVid

Kosova ka shënuar rekord sa u përket rasteve me koronavirus. Nga 385 teste, 129 kanë rezultuar pozitivë.

20:35
El Chapo dhe krerët e tjerë të kartelave kanë bashkëpunuar me FBI kundër rivalëve

Gazetarja investigative meksikane Anabel Hernandez tha së fundmi se kreu famëkeq i kartelave të kokainës El Chapo i ka dhënë autoriteteve amerikane të DEA dhe FBI informacione për bandat rivale, për të eliminuar konkurencën.

20:20
Donald Mëllugja: Shpresoj të shënoj vazhdimisht, futbollin e kam nisur shumë vonë

Mesfushori i Bylisit, Donald Mëllugja gjeti sot golin e parë në Kategorinë Superiore, pasi shënoi kundër Vllaznisë me 11-metërsh, ndërsa në përfundim të takimit, pranoi kënaqësinë e të dërguarit të topit në rrjetë dhe theksoi se shpreson të shënojë më shpesh.

20:18
8-vjeçari në Gjirokastër bie nga lartësia teksa luante

Një fëmijë 8 vjeç është rrëzuar aksidentalisht nga një mur pranë banesës në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër. Mësohet se ka dëmtime të disa organeve dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

20:08
Bylykbashi: Identifikimi biometrik do jetë në të gjitha qendrat e Shqipërisë

Oerd Bylykbashi përfaqësuesi i Partisë Demokratike pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për ditën e sotme u shpreh se identifikimi biometrik është çështja kryesore.

20:02
Rënie drastike e viktimave nga CoVid-19 në Britani

Britania e Madhe konfirmoi 38 vdekje nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit. Kjo shifër përbën një rënie prej 66% krahasuar me të hënën e përpara dy javëve, kur u regjistruan zyrtarisht 111 vdekje. Me këto, bilanci total i vdekjeve në vend shkon në 41,736.

20:01
​UEFA vendos përfundimisht, zbulohen datat dhe finalja e Ligës së Kampionëve

Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të luhen më 12, 13, 14 dhe 15 gusht, gjysmëfinalja më 18 dhe 19 gusht, dhe finalja më 23 gusht, sipas Sky Italia.

20:00
Aksidentohet me “Skuter”, ndërron jetë 31-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 31 vjeçari ka ndodhur në Shkallnur të Durrësit.

19:57
Edukatorja me Covid/ Zhaneta Beqiri: Do të zbatojmë strikt protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë

Drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri, në një prononcim për mediat sqaroi se që nga rihapja në 1 qershor, po ndiqet një protokoll strikt që lidhet me garantimin e higjienës, duke filluar nga dezinfektantët e duarve, dezinfektatët e ambientit, matja e temperaturës si për fëmijët, edhe për stafin.

19:51
Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në Korçë

KORÇË- Një zjarr ka përfshirë një banesë dykatëshe në Korçë. Top Channel mëson se godina e përfshirë nga flakët është në afërsi të qendrës së qytetit, ndërkohë nuk dihen ende shkaqet.

19:49
​Ftesa e Grenellit për dialog, vjen reagimi i Hashim Thaçit

Presidenti i Kosovës ka mirëpritur ftesën e emisarit të presidentit amerikan për dialogun për rifillimin e dialogut.

19:44
Nuk i pëlqyen çmimet e gazit; Lukashenko burgos 16 krerët e bankës së Gazprom

Presidenti radikal i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka vijuar “trimërinë” e tij në kontradiktat me Moskën teksa pas negocjatave pa rezultat të çmimeve të gazit javën e kaluar, ka arrestuar drejtuesit e kompanisë ruse.

19:42
Mamaja shpërthen në lot, tregon se si mësoi që djali ishte në spital

Në emisionin “Shqipëria Live” u trajtua historia e 29-vjeçarit Mirush Baholli. Para dy vitesh, Mirushi është goditur në tru dhe që nga ajo kohë ai lëngon në shtrat. Nëna e Mirushit, Bukuria, tregon se të birit më 15 nëntor të 2018, teksa punonte i ka rënë epilepsia.

19:32
Fotot/ Komendiania ‘imiton’ VIP-at në mënyrën më të keqe të mundshme, nga Kylie Jenner, Rihanna e Rita Ora

Celeste Barber, një aktore australiane, komediane dhe shkrimtare është mjaft e famshme në rrjete sociale. Do thoni ju pse?

19:26
Skënder Brataj jep sinjale se kur mund të përfundojë pandemia

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. I pyetur në lidhje me agresivitetin e koronavirusit në vendin tonë, Brataj tha se deri më tani nuk ka të dhëna shkencore. Por krahasuar me epidemitë e kaluara dhe eksperiencat e fillimit të epidemisë, agresiviteti i virusit është më i ulët.

19:22
Vetëvritet aktivistja LGBT, e torturuar gjatë burgimit në Egjipt

Është vetëvrarë aktivistja egjiptiane për të drejtat e grupeve Lgbt, Sarah Hijazi, 30 vjeçarja e arrestuar në tetor 2017 gjatë një koncerti në Kairo.

19:07
A kemi raste të riinfektimit me CoVid në Shqipëri?! Flet Brataj

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Gjatë fjalës së tij mjeku tha se nuk ka raste të riinfektimit me COVID-19.

19:05
Grenell: Takimi Kosovë – Serbi më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë

Richard Grenell i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha se palët do të takohen më 27 qershor në Washington.

19:00
Maliq/ Shpërthen gazi i rrjedhur nga bombola, plagoset në banesë 9-vjeçari

MALIQ- Një 9-vjeçar ka mbetur i plagosur për shkak se i gazi i rrjedhur nga bombola e gazit ka shpërthyer në flakë.

18:54
Donin ta merrnin peng, shpëton biznesmeni

Pesë njerëz u arrestuan në Kinë për tentativën e pengmarrjes së njeriut të gjashtë më të pasur të vendit, He Xiangjian.

18:51
Raporti javor, qindra leje qarkullimi të bllokuara

Policia Rrugore ka publikuar të dhënat sa u përket personave të ndaluar dhe shkeljeve që ata kanë bërë me mjetet e tyre gjatë javës së fundit.

18:44
Flet Skënder Brataj: Nuk mund të jesh në karantinë gjithë jetën…

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur një shtim të rasteve pozitivë me COVID-19. Megjithatë sipas Brataj kjo gjë pritej dhe deri më tani jemi brenda pritshmërive. Sakaq, mjeku i bëri një rezyme të gjithë asaj që ka kaluar vendi ynë gjatë bashkëjetesës me koronavirusin.

18:34
KFOR-i mbështet mirëqenien sociale në komunën e Zveçanit

Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje dorëzoi sot kompjuterë personalë, telefona dhe mobilie për zyra me vlerë 4.000 euro në Departamentin e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Zveçanit.

18:30
Vitrina e Librit/ Ndahet nga jeta poeti, publicisti, studiuesi i trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar, eruditi Moikom Zeqo

Ndarja nga jeta e shkrimtarit, historianit, publicistit, studiuesit të njohur të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar, njeriut erudit dhe veprimtarit politik, Moikom Zeqo ka lënë në pikëllim familjen e tij; bashkësinë e studiuesve shqiptarë të arkeologjisë, qytetërimeve, letërsisë, besimeve dhe të shumë fushave të tjera; lexuesit e tij të shumtë në Shqipëri e në gjithë hapësirën historike kombëtare.

18:29
Nis transformimi i bllokut pranë “Fabrikës së Qelqit”, rikonstruktohen 14 rrugë

Veliaj: “Lajm i mirë, këtë javë gati 3 mijë pagesat e para për dëmtimet e lehta nga tërmeti; Kombinati do transformohet në lagje model”

18:27
SHBA kërkon lirimin e ish-marinsit të dënuar nga Rusia për spiunazh

SHBA ka thënë sot se është “e indinjuar” pasi Rusia ka dënuar një ish-marins amerikan me 16 vjet në një burg të sigurisë së lartë me akuza spiunazh.

18:06
Top Talk: Ja kur rikthehemi në karantinë. Flet drejtuesja e Komitetit Anti-Covid

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar kryetarja e Komunitetit Anti-Covid Mira Rakacolli.

18:00
Evropa lehtëson kontrollet kufitare

Vendet evropiane lehtësuan sot kontrollet kufitare ndërkohë që rastet e infektimeve me koronavirusit kanë rënë, pas tre muaj bllokimesh.

17:52
Ambasada e SHBA: Çdo ndërhyrje politike në punën e AKA-së është e papranueshme

Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Ray Nayler, gjatë një takimi sot me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka premtuar vazhdimin e përkrahjes së plotë për transparencën dhe pavarësinë institucionale të AKA-së.

17:52
Shoferi hero ndalon autobuzin për të ndihmuar të moshuarën që po grabitej

Një shofer autobuzi është vlerësuar si hero pasi ndaloi mjetin e tij kur pa se një grua e moshuar po grabitej, ndërsa doli jashtë për të luftuar me sulmuesin.

17:39
Përplasje e frikshme në Bylis-Vllaznia, Hadroj humb ndjenjat. Futbollistët me duar në kokë

Momente paniku në “Loro Boriçi” në sfidën Vllaznia – Bylisi. Andi Hadroj përplaset kokë më kokë me Markun dhe humbet për një moment ndjenjat.

17:36
Fotot/ Në “arkivol” metalik, ja si i trafikonte shqiptarët drejt Britanisë shoferi rumun

Një 20-vjeçar është dënuar me 30 muaj burgim për shkak se u shpall fajtor për trafikimin  e dy personave në Mbretërinë e Bashkuar duke i fshehur nën dyshemenë e kamionit.

17:27
Edukatorja del pozitive me CoVid, mbyllet çerdhja 16 në Tiranë

Një çerdhe në Tiranë është mbyllur pasi një nga edukatoret ka rezultuar me CoVid-19. Sipas burimeve bëhet me dije se është çerdhja numër 16 në Tiranë.

17:27
Ndjekësja e ofendon rëndë, ja si reagon Almeda Abazi…

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi megjithëse është shpresh aktive në Instagram, asnjëherë nuk ka ndarë mesazhet që i dërgojnë fansat, aq më pak ato negativet.

17:26
Ish-Miss Universi humbet këmbën pas komplikacioneve në operacion

Një bukuroshe kolumbiane që ka konkuruar në Miss Universe u detyrua të gjymtonte këmbën e saj pas komplikacioneve të një operacioni për të hequr në masë në barkun e saj.

17:21
Hoti: Qeveria po punon me përkushtim në avancimin e rendit dhe ligjit në vend

Kryeministri Avdullah Hoti gjatë një takimi sot me shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, ka njoftuar këtë të fundit lidhur me prioritetet e Qeverisë për menaxhimin e COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

17:19
Kosovë/ Arrestohet një grua për vjedhje në xhami

Më 13 qershor 2020, në një xhami në Gurakoc të Istogut është thyer kasa e të hollave të mbledhura për skamnorë nga ku është vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave të mbledhura në mënyrë vullnetare për personat e varfër.

17:09
Vanessa fajëson kompaninë e helikopterëve për vdekjen e Kobe Bryant dhe vajzës së tyre Gianna

Mësohet se Vanessa Bryant do të hedhë në gjyq kompaninë e helikopterëve dhe kërkon dëmshpërblim miliona dollarë për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe dhe vajzës së tyre 13-vjeçare, Gianna.

17:00
FOTO/ Ngjarje Horror! Banorët gjejnë gjymtyrët e një gruaje brenda trupit të krokodilit

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Indonezi. Një grua 45-vjeçare e quajtur Fatimah, është ngrënë nga një krokodil teksa ishte duke peshkuar në një lumë në Kalimatan e Veriut. Banorët e zonës kanë dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë, por e kishin të pamundur për ta shpëtuar. Megjithatë një ditë më vonë, banorët e kanë gjetur krokodilin dhe e kanë vrarë. Më pas me anë të një thike kanë hapur barkun e tij dhe kanë zbuluar pjesë nga trupi i 45-vjeçares.

16:57
103 të infektuar nga Covid-19/ Ndërrojnë jetë 5 pacientë në Maqedoni

MAQEDONI- Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 841 teste ndërsa janë regjistruar 103 raste të reja me Covid-19.

16:56
Kina e nervozuar teksa tre aeroplanmbajtëse të SHBA patrullojnë në oqeanin Paqësor

Dislokimi i tre aeroplanmbajtëseve amerikane 100,000-tonëshe në Oqeanin Paqësor ka sjellë reagime të ashpra nga Kina, teksa Pekini thotë se nuk do të zbrapset në mbrojtje të interesave të tij në rajon.

16:30
Harron valixhen me ar, nuk e kërkon askush

Një valixhe plot me ar. Ky është një objekt i humbur shumë i veçantë, që është gjetur në një tren në Zvicër, mes San Gallos dhe Lucernës. Në tetor, dikush kishte harruar në një vagon një thesar të vërtetë. plot tre kg me ar, me një vlerë rreth 170 mijë euro.

16:29
Maqedoni/ Dakordohen Zaev e Mickoski, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 15 korrik

Partitë kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Më 15 korrik vendi shkon në zgjedhje parlamentare.

16:25
Vrasja në Atlanta, policia publikon pamjet

Policia e Atlantës, ka publikuar pamjet e kamerave që policët mbanin në uniforma gjatë një incidenti në të cilin një afro amerikan, mbeti i vrarë pasi kundërshtoi arrestimin.

16:15
Marinsi amerikan dënohet në Rusi për spiunazh

Një gjykatë në Rusi ka shpallur fajtor për spiunim, ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan, akuzë të cilën ai dhe zyrtarët amerikanë e kanë dënuar ashpër. Një gjykatë në Moskë i ka shqiptuar Whelanit dënimin prej 16 vjetëve burgim, në një proces gjyqësor të mbajtur me dyer të mbyllura, për shkak të të dhënave që përfshijnë materiale të klasifikuara si dhe me qëllim të ruajtjes së distancës, pas shpërthimit të koronavirusit të ri.

15:54
Sondazhi për krizën: Kina reagoi më mirë se SHBA

Kina lë pas SHBA në përballjen për opinionin botëror mbi menaxhimin e krizës së koronavirusit. Sipas një sondazhi të fundit, vetëm tre vende në gjithsej 53, besojnë se SHBA e ka menaxhuar pandeminë më mirë se sa rivalja e saj.

15:48
Rikthehet “EasyJet”, fillon fluturimet nga e hëna

Kompania ajrore britanike “EasyJet, rifilloi fluturimet këtë të hënë, me një numër më të vogël avionësh, pasi ka mbajtur në tokë të gjithë flotën e saj për shkak të koronavirusit.

15:45
Zbutet izolimi në Angli, rihapen dyqanet

Dyqanet dhe atraksionet e tjera në Angli u rihapën të hënën për të parën herë pas tre muajsh ndërsa qeveria vazhdon të zbusë masat e izolimit të ndërmarra për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

15:42
Si na gënjejnë, 10 fotot që nxjerrin zbuluar njerëzit në rrjetet sociale

Njerëzit më me ndikim në Instagram njihen për përdorimin e filtrave në editimin e fotove të tyre.

15:38
Sherr mes gjashtë personave në Tiranë, përdoren thika e sende të forta

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave dhe si pasojë janë arrestuar 3 shtetas.

15:33
Lamtumirë Moikom Zeqo! Studiuesi dhe shkrimtari ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare

Erdha në një ndër vendet ku më së shumti takohesha me profesor Moikomin. Eruditi u shua mëngjesin e hershëm të kësaj të hëne, pasi vuante nga sëmundje e gjatë që rrënoi trupin e tij.

15:29
Alimadhi zbulon kërkesat e 7 subjekteve politike: Duam sistem të pastër kombëtar, jo rajonal

Ka përfunduar mbledhja e partive opozitare parlamentare për kodin Zgjedhor.

15:26
Kushti i Thacit për Lajçak: I dërguari i BE duhet të kuptojë që Kosova është e pavarur

Në prag të vizitës së përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajcak, Presidenti, Hashim Thaçi priti të parin e shtetit, Avdullah Hoti në një takim konsultativ.

15:21
Zbardhen amendamentet e kodit të ri elektoral, drafti të martën në Kuvend

Ekspertët e reformës zgjedhore po i japin dorën e fundit draftimit të marrëveshjes politike para se dokumenti zyrtar të shkojë në Kuvend.

15:16
Sot provimi i matematikës/ Maturantët sërish në protestë për provimin e Gjuhës Shqipe

Nuk pati bojkot të provimit të tretë. Mbi 32 mijë maturantë u paraqitën në shkollë per t’u testuar për matematikën.

15:05
Skënder Bruçaj kundër Fatmira Hajdarit: Ka kontribuuar në grabitjen e një prone shekullore të Komunitetit Mysliman

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zonja Hajdari ka mungesë burimesh të ligjshme pasurie për vite me radhë.

14:53
Maturantët vijojnë protestat, “sulmojnë” Ministrinë e Arsimit me vezë! (VIDEO)

Rreth 32 mijë maturantë u ulën në bankat e shkollës për zhvilluar testin e matematikës ditën e sotme.

14:44
Cakaj telefonon Roth: Presidenca Gjermane e KE, vëmendje maksimale për Ballkanin Perëndimor

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë, Michael Roth.

14:40
“Pse dy biznesmenë harxhojnë 160 mijë euro për një biznes të dështuar?”/ Përfaqësuesi i ONM “gozhdon” me pyetjet Fatmira Hajdarin

Theo Jacobs vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i pranishëm në seancën e vetingut të Fatmira Hajdarit pati disa pyetje të cilat e vunë ‘me shpatulla pas muri’ atë.

14:38
Puthjet e “nxehta” të liderëve më të mëdhenj të botës (FOTO)

Ata janë njerëzit më të rëndësishëm të botës dhe sigurisht që të gjithë sytë janë mbi ta.

14:34
Shkatërrohet banda kriminale në Tiranë/ Tentuan të vidhnin me armë një banesë, në pranga 6 persona

Autoritetet kanë vënë në pranga 6 persona, të cilët kanë tentuar të vjedhin me dhunë dhe nën kërcënimin e armës një banesë.

14:26
Lefter Koka i bashkohet opozitës parlamentare: Marrëveshja jashtë Kuvendit nuk i vlen askujt!

Deputeti Lefter Koka ka firmosur nismën e tre grupeve parlamentare të opozitës parlamentare për heqje të koalicioneve dhe Lista të hapura.

14:24
KPK ndëshkon gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj shkarkohet nga detyra

Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj u shkarkua nga detyra me vendim të KPK.

14:17
Në kërkim të një…, 50-vjeçarja e famshme dhe i fejuari 6 vite më i ri shfaqen super “cool” (FOTO)

Jennifer Lopez dhe i fejuari, Alex Rodriguez, janë fotografuar këtë të diel teksa shikonin për një shtëpi në plazh, në Malibu.

14:16
Shkarkohet Bernina Kondi, flet për Top Channel: Nuk e prisja, do vazhdoj betejën ligjore

Gjyqtarja Bernina Kondi e Gjykatës Administrative të Apelit nuk e kaloi vetingun. KPK vendosi për shkarkimin e saj.

14:10
Rrëzohet avioni amerikan, asnjë gjurmë nga piloti

Një incident ajror është regjistruar ditën e sotme. “The Guardian” shkruan se një avion amerikan, me bazë në Britaninë e Madhe është rrëzuar sot në Detin e Veriut dhe piloti për momentin rezulton i zhdukur.

14:07
“Akt vandal”/ Dëmtimi i kolonave në Apoloni, reagon Ministria e Kulturës: S’ka asnjë humbje të parikuperueshme, por …

Parku arkeologjik i Bylisit dhe së fundi Parku i Apolonisë janë kthyer në kryefjalën e mediave të vendit tonë.

13:51
E rëndë në Durrës! Vetëvritet në banesë një 59-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku është vetëvrarë në banesën e tij një 59-vjeçar.

13:48
(VIDEO) Hapet Bypass-i i Fierit/ Rama: Brenda qershorit hapet gara për ‘Korridorin Blu’, vepër gjigante

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm sot në inaugurimin e hapjes së Bypass-it të Fierit, pjesë e Korridorit Veri-Jug.

13:33
Fatmira Hajdari sfidon KPK-në: Hajdeni shikoni shtëpinë, mos mendoni që kam vilë marramendëse

Prej orësh tashmë Fatmira Hajdari po jep llogari para KPK-së për pasurinë dhe më shumë.

13:21
Rusia burgos ish-marinsin amerikan për spiunim

Një gjykatë në Rusi ka shpallur fajtor për spiunim, ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan, akuzë të cilën ai dhe zyrtarët amerikanë e kanë dënuar ashpër.

13:06
Covid-19, rritje e shifrave në vend/ A do ketë karantinë të dytë? Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve vlerëson se …

“Situata po monitorohet me shumë kujdes. Edhe pse shifrat janë rritur këto ditë, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim mbrapa por ka nevojë për një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve për të respektuar rregullat, që të kufizojmë përhapjen e COVID19, ndërsa sistemi shëndetësor po përgatitet për forcimin e kapaciteteve”.

13:01
Emergjenca Covid-19, Policia e Shtetit: Kontroll në çdo subjekt e institucion, kemi kontaktuar gjithë të infektuarit

Ditët e fundit ka pasur një rritje të lartë të numrit të të infektuarëve me Covid-19 në vendin tonë.

12:58
10 kate pallat pa leje/ Fatmira Hajdari në lot para KPK: Ish-kryeministri asaj kohe…

Fatmira Hajdari ka folur për ndërtimin pa leje të pallatit me 10 kate para KPK .

12:50
Shokohen fansat/ Trajnerja e njohur ngre këmbët përpjetë, por… (FOTO)

Delta Goodrem është vlerësuar shpesh për stilin e saj magjepsës si trajnerë në “The Voice”.

12:43
OKB lëshon alarmin, miliona fëmijë në punë…

Miliona fëmijë janë të detyruar të punojnë ndërkohë që nuk munden të ndjekin shkollën.

12:42
Rifillojnë zyrtarisht fluturimet/ TIA: Nisjet nga Shqipëria të kufizuara, lejohen vetëm…

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet nga aeroporti i Rinasit por me kufizime.

12:38
Foto/ Vetëm Rudina Dembacaj mund të bëjë bashkë burrin dhe ish-burrin

Jo gjithmonë burri dhe ish-burri janë armiq. Moderatorja Rudina Dembacaj është rasti konkret ku ajo tregon se mban marrëdhënie shumë të mira me ish-burrin.

12:35
Basha në njësinë 1: Prioriteti i kryeministrit në kohën e krizës ishin oligarkët, jo biznesi!

Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim me bizneset në njësinë 1, Tiranë.

12:33
Klandestinët drejt BE, rriten shifrat në muajin maj

Si pasojë e koronavirusit në Bashkimin Evropian, në prill ra dukshëm numri i refugjatëve. Në maj ndërkohë janë shënuar rreth 4300 kalime të paligjshme të kufirit të BE, që do të thotë rreth trefish më shumë se një muaj më parë, njofton Frontex.