E enjte, 16 Korrik 2020
15:18
Fotot/ Bashkia Tiranë: Lista e pallateve që sipas inxhinierëve, duhet të rindërtohen nga e para në Kombinat

Paraditen e sotme, Bashkia e Tiranës zhvilloi një dëgjesë publike me inxhinierë dhe ekspertë për të dhënë vlerësimin e tyre nëse duhen prishur dhe rindërtuar nga e para, disa nga pallatet në Kombinat, të cilët u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

15:18
Deputetë pa maska në sallë/ Në mjediset e jashtme nuk respektojnë distancimin

Parlamenti zhvilloi një tender urgjent prej disa mijëra euro, për blerje maskash dhe dezinfektues, por deputetët nuk begenisën të vendosin maska në seancë plenare.

15:14
Maska me detyrim ose gjobë nga sot/ Sa po zbatohet vendimi i qeverisë në mjedise të mbyllura

Në të gjitha ambientet e mbyllura vendosja e maskës është kthyer e detyrueshme.

15:10
Detajet e reja/ Skafistët e maskuar ja mbathën nga gomonia, 120 forca policie në kërkim të tyre

Që prej orës 7 të mëngjesit policia e Vlorës, Delta Force, roja bregdetare dhe Guardia di Finanza ndoqën një gomone me tre persona në bord e cila u diktua të kryente manovra të dyshimta pranë brigjeve të ishullit të Sazanit.

15:10
Mashtrimi me ilaçin që “shëron” Covid-in/ Përgatitej me përbërës të ndaluar në vendet e BE-së dhe i rrezikshëm për shëndetit

Pandemia globale nuk i ka frenuar mashtruesit të plotësojnë artin e jashtëligjshëm të mashtrimit, kryesisht për çështje që kanë marrë formë penale në prokurori të ndryshme.

14:54
Fillon të shkrihet akulli që “sjell fundin e botës”!

Ekspertët e ndryshimeve klimatike paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, ekziston mundësia që akullnaja Thwaites në pjesën perëndimore të Antarktidës, e konsideruar si më e rëndësishmja në botë, të shkaktojë me shkrirjen e saj rritjen e nivelit të ujërave ne dete me gjysmë metri.

14:52
Vorë/ Arrestohet 22 vjeçarja, i vodhi vjehrrit 6400 dollarë

Një 22 vjeçare ka rënë në prangat e policisë.

14:48
Italia do të mbyllë kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

Italia njoftoi se do të mbyllë kufijtë e saj për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, në vazhdën e përpjekjeve për të frenuar një rigjallërim të pandemisë në vend.

14:32
Rama: Askund s’bëhet referendum për këto çështje/ Reagon Presidenca: Pse kaq frikë nga populli?

Presidenca ka reaguar fill pas postimit të kryeministrit Edi Rama, sa i takon deklaratës së bërë sot nga presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për shtyp, ku ky i fundit tha se se çdo çështje thelbësore që ka të bëjë me sistemin, patjetër që duhet të shkojë te populli duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese.

14:32
Disa me maska e disa Jo/ Parada e deputetëve drejt Parlamentit

Në seancën e sotme plenare u debatua shumë për vendosjen e maskave.

14:23
Bardhi: Ja faktet se si ndryshimet e njëanshme kushtetuese zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit

PD reagoi përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në seancë plenare.

14:07
Meta: Nëse të tjerët çmenden, do bëj detyrën time!

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nëse ndryshimet kushtetuese miratohen, do të bëjë detyrën e tij si kreu i shtetit, përballë atyre që sipas tij mund të çmenden.

14:05
Meta: Çdo çështje thelbësore të shkojë te populli/ Reagon Rama: Askund nuk bëhet referendum për këto çështje

Në konferencën e sotme për shtyp, presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se çdo çështje thelbësore që ka të bëjë me sistemin, patjetër që duhet të shkojë te populli duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese.

13:56
“Nga 2 marsi që në veshët e mi kumbon thirrja ‘shpërndaje Kuvendin!’ ”/ Meta: Sovraniteti i përket popullit

Presidenti Meta në konferencën për mediat, ndësa kërkoi reflektim për ndryshimet kushtetuese në vend, tha se“Kam që në 2 mars që në veshët e mi kumbon thirrja e popullit “shpërndaje Kuvendin!”-

13:56
“Djegia e mandateve, ide e marrë”/ Meta: S’kam dalë unë t’i bekoj

Në konferencën e sotme për mediat, presidenti Ilir Meta ceku historinë e djegies së mandateve të 58 deputetëve të opozitës, të cilën e cilësoi si një ide të marrë.

13:45
“Akt i paprecedentë, s’do njihet nga Presidenti”/ Meta: Ndryshimet kushtetuese, në kundërshtim me parimet e Venecias

Në komunikimin javor me mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se ndryshimet kushtetuese të propozuara nga deputetet e pakicës dhe të aprovuara nga mazhoranca qeverisëse janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias.

13:28
Rama-Murrizit: Marrëveshjen duhet ta votoni, ndryshe hidhet në erë e gjitha! Nuk mund të shkojmë përtej….

Duke i kthyer përgjigje Myslim Murrizit kryeministri Edi Rama i tha se nuk mund ta mohojnë realitetin politik në vend, edhe PD si pjesë e saj, prandaj i bëri thirrje për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

13:27
Hapja e listave, reagon Meta: Lëvizja e shumicës zeron paktin e 5 qershorit

Përgjatë komunikimit javor me mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se lëvizja e shumicës për hapjen e listave zeron marrëveshjen e 5 qershorit.

13:24
3 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në spitalin e Korçës/ Dyshohet se janë dhunuar dhe grabitur

3 emigrantë të paligjshëm kanë mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

13:20
Ndjekja e gomones/ Policia: E kapëm në Vjosë, nuk ka lëndë narkotike brenda, mund ta kenë hedhur në det

Shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, njoftojnë se kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.

13:14
Rikthehet legjenda Tina Turner/ Remix i këngës së famshme!

Përpara pak ditësh mbushi 80 vjeç dhe nga izolimi u kthye në një formë të admirueshme.

13:05
Zëdhënësja e Komisionit Europian: Thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit të ruhet!

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero i është bashkuar partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që bëjnë thirrje për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për kodin zgjedhor.

12:59
“Vërtet këpucën e djathtë e kam 46, por…”/ Rama: Ne bëmë një lëshim të madh; kushti që mund të hidhte në erë marrëveshjen…

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke u ndalur te marrëveshja e 5 qershorit, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka dashur që t’ia fusë qeverisë këmbët në një këpucë sa u takon kushteve.

12:54
“Kjo është qarja e fundit e Lulit”/ Rama: Do i bëjmë koalicionet si bota

Kryeministri Edi Rama duke folur për lista e hapura, kolaicionet dhe marrëveshjen e 5 qershorit ndër të tjera thse:

12:48
Hajdari: Listat duhet të hapen 100%… Rama: Reflektoni për të votuar paktin e 5 qershorit

Teksa Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend hapjen 100% të listave, kryeministri i vendit, Edi Rama ceku sërish gjatë fjalës së tij çështjen e listave dhe paktit të 5 qershorit.

12:39
“Nuk kam besim te Rama”/ Hajdari: Nëse flasim për hapje listash, t’i hapim të plota 100%

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mundësojë hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë fiktive.

12:31
“Vini maskat!”. Rama e nis fjalën me thirrje ndaj deputetëve, Rudina Hajdari shkon në foltore dhe i jep maskë: Duhet të jemi të barabartë

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në kuvend me thirrje ndaj deputetëve për të vendosur maskat.

12:27
​Konstituimi i Kuvendit të Maqedonisë brenda 20 ditësh

Më së voni 20 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve duhet të mbahet seancë konstituive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa seancën e drejton kryetari i përbërjes së mëparshme, në këtë rast Talat Xhaferi.

12:25
(FOTO)/ Belgjikë, maska e ministres së Shëndetësisë nxit reagime

Shpërthimi i pandemisë u shoqërua me shfaqjen kudo të masave mbrojtëse, ku disa qytetarë në të gjithë botën tërhoqën vëmendjen me maskat e tyre të improvizuara.

12:21
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Fjala e fundit u takon inxhinierëve. Dëmshpërblimet i mbyllim përpara pushimeve verore

Tërmeti i 26 nëntorit të shkuar preku shumë rëndë zonën e Kombinatit në Tiranë, duke nxjerrë të pabanueshme disa pallate, të cilat sot po vlerësohen nëse duhën prishur për t’u rindërtuar, apo nëse ka mundësi për rikonstruksion.

12:11
Eksperti pret që SHBA-ja ta ketë vaksinën kundër koronavirusit në fund të 2020-ës

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, tha se pret që SHBA-ja të ketë vaksinë kundër koronavirusit deri në fund të këtij viti.

11:59
Delta Force dhe Guardia di Finanza në ndekje të gomones, reagon Policia: E kemi pikasur që prej orës 7 të mëngjesit dhe…

Policia ka reaguar për operacionin që po zhvillohet nga Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza në ndjekje të një gomone të dyshimtë me dy persona në bord.

11:49
Vrasje me paramendim dhe drogë! Kush janë tre të piketuarit e radhës nga OFL-ja (EMRAT)

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve.

11:47
Balla: Dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit politikë do vazhdojnë. Berisha është tallur me ta

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek çështja e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, ndërsa tha se ky proces vijon.

11:46
Kosovë/ ​Krasniqi nis inspektimin e marketeve, kërkon zbatimin e masave kundër Covid-19

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me inspektorët e tregut ka nis inspektimin te disa operatorë ekonomikë për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19.

11:43
“Minimalja të ishte për 25 vite”/ Murrizi: Absurde që njeriu që ka dhënë jetën të marrë dëmshpërblim sa për 8 vjet burg

Teksa Kuvendi shqyrton sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist’, të ndryshuar”, kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi kërkoi që dëmshpërblimi të jepet të paktën për 25 vite burg duke akuzuar qeveritë për tallje me ish-të dënuarit politikë.

11:37
Real Madrid – Villareal, formacionet e mundshme

Real Madrid dhe Villareal takohen sot në kuadër të javës së 37-të të La Ligas, në stadiumin Alfredo Di Stefano.

11:35
COVID-19, Greqi/ Rriten kërkesat nga të huajt për një pronë në vendin fqinj

Greqia e kaloi me mjaft sukses pandeminë e COVID-19, dhe tani që piku i saj kaloi në vendin tonë fqinj, ai shpreson të tërheqë turistët e huaj

11:31
Ndërpritet përkohësisht ofrimi i shërbimit në zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë

Zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë Vlorë janë mbyllur për qytetarët, deri në datë 29 korrik 2020.

11:29
Meta dekreton 4 ligjet që lidhen me paketën penitenciare, detajet

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligjet që lidhen me paketën penitenciare të hartuar nën kujdesin e ekspertëve të caktuar nga Ambasada Britanike.

11:19
Covid-19/ Muzikë live në 2 lokale në Krujë, procedohen 2 administratorët- Gjobë 100.000 lekë

Dy administratorë lokalesh janë proceduar penalisht dhe ndëshkuar me masë administrative, pasi organizuan aktivitete me muzikë live në lokale nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e aktiviteteve.

11:06
Si në filma! Në ndjekje nga deti dhe ajri të gomones së dyshimtë në Vlorë, mendohet se erdhi nga Italia (video)

Një operacion po zhvillohet në Vlorë, ku Delta Force bashkë me forcat e Guardi di Finanza është në ndjekje të një gomone me dy persona brenda.

11:02
Spal – Inter, formacionet e mundshme

Inter do të ndeshet me skuadrën e Spal në kuadër të javës së 33-të në Serie A.

10:56
Gjunjëzoi botën me koronavirusin, ekonomia e Kinës rritet sërish!

Në kohën kur ekonomia e pjesës tjetër të botës mori një goditje të fortë nga koronavirusi i nisur prej saj, Kina vetë ka shënuar 3,2% rritje ekonomike gjatë tremujorit të dytë.

10:49
Shkatërrohet plantacioni i kanabisit në Greqi/ Arrestohen 6 shqiptarë- Sekuestrohen para, autovetura… (VIDEO)

Policia greke ka gjetur dhe shkatërruar një plantacion prej 3400 rrënjë kanabis në afërsi të Prevezës, në Greqinë perëndimore.

10:47
Ish-presidenti i Barçës frikësohet se Messi mund të largohet nga Camp Nou

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka pranuar se është i frikësuar nga Lionel Messi, se mund të mos e zgjasë kontratën me klubin katalanas për shkak të situatës aktuale të bordit drejtues të tij.

10:46
​Mali i Zi e vazhdoi vetëizolimin edhe për 21 ditë

Trupi koordinues kombëtar për sëmundje infektive (TKK) i Malit të Zi solli vendim me të cilin vetëizolimi për kontaktet e të infektuarve nga koronavirusi zgjatë 21 ditë, njoftojnë mediumet malazeze.

10:40
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partia e Zaev-it shpall fitoren

Lidhja Social Demokrate shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.

10:39
3 viktimat/ Detajet: Një 44 vjeçare pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit humbi jetën

Ministria e Shëndetësisë tha se situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit.

10:36
Nga Elon Musk te Kim Kardashian/ Twitter, hakerat vjedhin profilet e miliarderëve

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë në mesin e figurave të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shënjestruara nga hakerat, të cilët i kanë vjedhur profilet e tyre në Twitter dhe i përdorën për të siguruar monedha digjitale.

10:32
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 pacientë të tjerë humbën jetën, 99 raste të reja

3 pacientë të tjerë humbën jetën nga covid-19 në vendin tonë duke e çuar në 104 numrin e përgjithshëm të viktimave.

10:30
Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot takimi Hoti-Vuçiç

Pas 20 muajsh ndërprerjeje, në Bruksel rifillon dialogu i drejtpërdrejt Kosovë-Serbi, një proces të cilin Serbia e sheh si të vështirë, ndërsa Prishtina e sheh me qëllimin final arritjen e një marrëveshjeje që të sjellë njohjen reciproke.

10:27
Zgjedhjet në Maqedoni, ja sa deputetë marrin partitë shqiptare

Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH-ja një deputet.

10:25
Vullnetarët e vaksinës/ Thirrje: Infektohuni me Covid

Laureatët e Nobelit janë rreshtuar mes shkencëtarëve që po i bëjnë thirrje vullnetarëve të ekspozohen ndaj koronavirusit pas marrjes së një vaksine për të parë nëse ajo ofron mbrojtje.

10:21
Halit Valteri: Rrisni testimet! Shqiptarët përveç covid, po i vret edhe frika

Deputeti demokrat Halit Valteri kërkoi në parlament rritjen e numrit të testimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-it.

10:21
6 gjëra jo profesionale që mund të jeni duke i bërë në punë

Shumë njerëz kur punojnë për një kohë të gjatë në një vend pune, fillojnë dhe e ndjejnë një lloj rehatie dhe detyrat e punës ndonjëherë i marrin me më pak seriozitet. Pavarësisht kohës sa keni qenë në një kompani apo vend pune është shumë e rëndësishme që ta ruani profesionalizmin.

10:20
Hetim i thelluar/ Elbasan- Vazhdon operacioni kundër narkotikëve, shkon në 6 numri i të arrestuarve

Një tjetër persona ka rënë pranga në Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Domosdova”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 5 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis.

10:19
Rutina e mëngjesit që ndikon në rritjen e produktivitetit në punë

Pavarësisht nëse jeni person i mëngjesit apo jo, të gjithë e fillojmë ditën tonë në një moment të caktuar varësisht nga puna dhe obligimet tjera që kemi.

10:18
Ekipi i Kosovës në xhudo testohet për Covid-19, të gjithë rezultojnë negativ

Ekipi i xhudos i Kosovës dje është testuar për COVID-19.

10:12
Mirditë/ 5 raste të reja me covid-19, të gjitha vatra të reja

Raste të reja dhe në Mirditë.

10:03
I dehur dhe transportonte lëndë drusore pa dokumentacion, arrestohet 32-vjeçari

Një person që u kap duke transportuar me kamion, 20 m³ lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur, u arrestua në flagrancë nga policia.

09:51
Hakerohen dhjetëra llogari në Twitter/ Viktima të sulmit Barack Obama, Joe Biden dhe Elon Musk

Dhjetëra llogari të profilit të lartë në Twitter me sa duket janë hakuar gjatë të mërkurës, shkruan Business Insider.

09:49
Shkodër/ Ishin shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen i riu dhe 57-vjeçarja

2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” janë arrestuar nga policia e Shkodrës.

09:20
Thaçi në procesin më të gjatë të marrjes në pyetje në Hagë/ ‘DW’: Ja ç’ndodhi dje

Procesi më i gjatë i marrjes në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për Kosvën të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Hagë. Intervistimi i Thaçit vazhdon edhe sot.

09:09
Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun në Bruksel

Në Bruksel vazhdon sot dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

09:04
Vaksinimi i fëmijëve bie ndjeshëm për shkak të pandemisë

Pandemia e koronavirusit ka bërë që numri i fëmijëve që vaksinohen, të bie ndjeshëm, thanë Kombet e Bashkuara.

08:53
4 raste të reja edhe në Devoll, mes tyre një mjeke

Përveç 5 rasteve pozitive në Dibër, 4 raste të reja janë edhe në Devoll, mes të cilëve një mjeke.

08:45
Sherri në mes të “Ish-Bllokut” gjatë natës, vihet në pranga autori që plagosi 39-vjeçarin

Gjatë natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri si pasojë e një konflikti të çastit.

08:39
Dibër/ 5 raste të reja, preken edhe institucionet

Në 8 tampone të bërë në Dibër 5 prej tyre kanë dalë pozitivë.

08:31
Zaev shpall fitoren: Kemi tre deputetë më shumë se VMRO-ja

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitore të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

08:28
Ahmeti: Morëm 100 mijë vota, kemi 12 deputetë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se partia e tij është fituese absolute e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

08:12
SHBA/ Guvernatori i Oklahomas pozitiv me Covid-19

Koronavirusi nuk po kursen as politikanët. Së fundmi gurvenatori i Oklahomas, Kevin Stitt ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e bëri publik vetë guvernatori ku në një video-konferencë tha se kishte rezultuar pozitiv, por që ndihet mirë.

08:12
Vrasja e të riut në Gjirokastër/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori

Policia ka zbardhur dhe arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Gjirokastër, ku mbeti i vrarë një 35 vjeçar.

07:45
Merret vendimi, Greqia shtyn hapjen e kufijve me Shqipërinë deri më 31 korrik

Për të disatën herë Greqia shtyn afatin e mbylljes së kufijve me Shqipërinë.

07:32
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Numërohen 93% e votave, ja rezultatet

Në Maqedoninë e Veriut janë numëruar deri tani 93.96% e votave ku deri më tani fitues është koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja.

07:20
Surprizon moti, ja në cilat zona priten reshje

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara, kryesisht në zonat lindore.

07:07
Studimi/ Popullsia e botës do të bjerë pas 44 vjetësh

Popullsia e botës do të arrijë kulmin pas 44 vjetësh duke mbërritur në gati 9.7 miliardë e më pas do të nisë të zvogëlohet përsëri. Shkencëtarët hartues të këtij studimi pretendojnë madje se Nigeria do të ketë më shumë njerëz se Kina.

06:37
Ja 3 ushqimet të cilat ulin kolesterolin deri në 40%

Shkaktarët e kolesterolit janë të shumtë e të ndryshëm. Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik por edhe stresi. Kur kolesteroli është i lartë por niveli i triglicerideve është normal, atëherë stresi është përgjegjës për këtë situatë. Kur niveli i triglicerideve dhe i kolesterolit janë të lartë, atëherë faji i takon sheqernave dhe tiroides. Nëse kolesteroli është i lartë për shkak të stresit, medikamentet kundër kolesterolit nuk janë efikase dhe sekreti në këtë rast qëndron tek ushqyerja.

06:16
Njihuni me 10 ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin

Në dietë ose jo uria e papritur dhe pa fre i ngacmon të gjithë herë pas here. Ushqimi është sigurisht shumë i rëndësishëm për trupin dhe energjinë, por edhe ky proçes ka limitet e tij. Prandaj këshillohet që edhe ataket nga uria e tepërt të kontrollohen me shumë kujdes.

05:48
Qumështi apo kosi? Ja cili është më i mirë për mëngjes

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një ndryshim të ndjeshëm. Në këtë artikull do të mësoni se si të bëni përzgjedhjen e duhur mes qumështit dhe kosit për shëndetin e organizmit.

05:26
Kurat natyrale dhe medikamentet, zbuloni përse nuk duhen përzier kurrë

Besimi tek mjekësia alternative ndonjëherë mund të jetë i verbër. Për shekuj me rradhë njerëzit kanë shfrytëzuar bimët dhe vlerat e tyre për të trajtuar një sërë problemesh mjekësore. Progresi i mjekësisë moderne zbehu disi famën e mjekësisë bimore, megjithatë kohët e fundit kjo e fundit ka pësuar një zhvillim në rritje.

05:05
BE përgatitet për një valë të re të virusit: Shtoni tesimet!!

Komisioni Europian ka njoftuar një seri masash që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit. Në krye të këtyre masave të njoftuara nga ekzekutivi i bllokut europian qëndron rritja e testimeve, gjurmimi i kontakteve si dhe përmirësimi i mbikëqyrjes dhe i qasjes në shërbimet shëndetësore.

04:41
COVID-19/ Mjekët paralajmërojnë pasoja afatgjata në organizëm

Ende ngelen të paqarta pasojat afatgjate që koronavirusi mund të shkaktojë në organizëm. Informacionet e fundit nga disa mjekë me përvojë në Itali, ngritën shqetësime se pasojat nga pandemia mund të jenë shumë herë më të mëdha sesa ç’u mendua në fillim. Mjekë dhe pacientë nga një prej qyteteve më të prekura në Evropë, rrëfejnë përvojën e tyre.

04:20
Shtëpia e Bardhë distancohet nga sulmi i fundit ndaj doktor Faucit

Në një përpjekje për të hapur ekonominë zoti Trump i ka dhënë zë ditët e fundit skepticizmit në lidhje me vlerësimet e disa ekspertëve të mjekësisë. Shtëpia e Bardhë u distancua të mërkurën nga një sulm i ri lidhur me trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga eksperti kryesor i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci, edhe pse një artikull në formën e një opinioni botuar në një të përditshme amerikane i pasqyron disa nga mendimet, si ato të Presidentit Donald Trump.

03:59
SHBA/ Hakerohen llogaritë në Twitter të disa politikanëve e biznesmenëve

Një seri llogarish në “Twitter” të personazheve të njohur të jetës politike dhe të biznesit në SHBA u hakeruan të mërkurën dhe u përdorën për të siguruar monedha dixhitale. Mes tyre llogaria e kandidatit të mundshëm për president në kampin e demokratëve Joe Biden, yllit të shfaqjeve televizive të drejpërdrejta Kim Kardashian, ajo e ish-Presidentit Barack Obama, miliarderit Elon Musk dhe reperit Kanye West.

03:34
SHBA/ Sanksione ndaj “kuzhinierit të Putinit”

Administrata Trump u ka vendosur sanksione kompanive të lidhura me një biznesmen rus që njihet për lidhjet e tij të afërta me presidentit rus Vladimir Putin, nën dyshimet se ka ndihmuar në financimin e fushatave të fshehta në median sociale që synonin votuesit amerikanë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. Vendimi i shpallur të mërkurën synon kompani të regjistruara në parajsa fiskale tek te cilat siç thonë zyrtarët amerikanë, Yevgeny Prigozhin ishte mbështetur duke transferuar miliona dollarë si dhe për të shmangur sanksionet në Sudan, ku administrata Trump thotë se Rusia ka qenë e përfshirë në operacione paraushtarake dhe në mbështetje të regjimeve autoritare.

03:10
SHBA/ John Roberts shihet si kryetari ‘më me ndikim’ i Gjykatës së Lartë në gati një shekull

Pas 15 vitesh në detyrë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts po cilësohet nga shumë ekspertë të drejtësisë, si kreu më me ndikim i këtij institucioni që nga vitet ’40. Me dy nga nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë të emëruar nga Presidenti Donald Trump, gjykata e mbizotëruar nga konservatorët u mendua nga shumë njerëz se do të anonte shumë nga e djathta dhe do të kërcënonte zhbërjen e politikave sociale progresiste.

02:45
Presidenti Trump merr masa të forta kundër Kinës

Presidenti Donald Trump nënshkroi të martën një ligj për sanksione ndaj zyrtarëve kinezë që kanë minuar autonominë e Hong Kongut si dhe një urdhër ekzekutiv që i jep fund trajtimit special të këtij territori autonom kinez. Në komentet e tij, presidenti u përpoq ta prezantonte veten si më të ashpër ndaj Kinës se konkurrenti i tij i pritshëm në zgjedhje, demokrati Joe Biden. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara analizon ndikimin që do të kenë këto masa në garën presidenciale të nëntorit:

02:24
Maqedoni e Veriut/ LSDM shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet t’i njoftojë të dhënat e para jozyrtare gjatë ditës së enjte.

01:53
Për shkak të pandemisë/ 1 milionë vetë lënë duhanin

Më shumë se një milion njerëz mund të kenë hequr dorë nga duhani që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar sipas një studimi të organizatës Aksioni për Duhanpirjen dhe Shëndetin, me seli në Londër.

01:32
Vaksina/ Vuçiç: Serbia e merr deri në fund të vitit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic deklaroi se vendi i tij po zhvillon bisedime me një shtet i cili siç tha e ka përfunduar vaksinën kundër COVID-19, dhe që “ua jep atë popullatave të rrezikuara”.

01:09
Martini flet pas fitores: Duam të hymë në historinë e këtij qyteti duke fituar Kupën!

I lumtur për kualifikimin e Teutës së tij në finalen e Kupës së Shqipërisë. Edi Martini në intervistën për Gol pas Goli nuk mund ta fshihte kënaqësinë që djemtë e detit shkuan në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend pasi tashmë mund ta kapin Europën edhe nëpërmjet vendit të 4-t në kampionat.

01:01
Shehi flet pas ndeshjes: Ja falëm vetë ndeshjen Teutës, mbaj përgjegjsitë e mija

Nuk kishte sesi të mos e fshihte zhgënjimin trajneri i Kukësit Orges Shehi, pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Trajneri i verilindorëve mori përsipër përgjegjësitë për këtë disfatë duke theksuar në emisionin Gol pas Goli në Supersport se Kukësi ja fali vetë ndeshjen Teutës, ndërsa nuk foli për arbitrat.

00:49
Përfundojnë ndeshjet e kthimit, Tirana-Teuta në finalen e Kupës së Shqipërisë

Përballja që konsumoi më shumë polemika këtë sezon në futbollin shqiptar, e që do të vazhdopjë ta bëjë për shkak të akuzave për trukime, konsumoi aktin e dytë të saj në Kupën e Shqipërisë, duke zyrtarizuar Tiranën si finaliste të turneut. Bardheblutë fituan 2-0 ndaj Bylis në stadiumin Selman Stërmasi ndaj ballshiotëve që ishin impenjuar 2-1 në ndeshjen e parë, sfidë që po hetohet nga Komisioni i Etikës.

00:38
Numërohen rreth 80% e votave në Maqedoninë e Veriut, ja rezultatet

Përfunduan zgjedhjet e parakoheshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut të cilat u zhvilluan për 3 ditë me radhë për shkak të pandemisë.

00:16
Juventusi ndalet edhe nga Sassuolo, rihapet gara për titull

Juventusi ndalet sërish. Bardhezinjtë barazuan 3-3 në transfertën ndaj Sassuolos duke rihapur garën për titull në Serie A. Ndalesa e tretë radhazi për skuadrën e Sarrit pas humbjes ndaj Milanit dhe barazimit ndaj Atalantës. Edhe pse e pa veten në avantazh të dyfishtë shumë shpejt me golat e Danilos dhe Higuain, bardhezinjtë si me magji u zhdukën nga fusha pas vetëm çerek ore lojë dhe iniciativën e kishte vetëm Sassuolo që e ktheu në pikë qitjeje portën e Scszesny-it një nga më të mirët në fushë për Juventusin.

E mërkurë, 15 Korrik 2020
23:57
Arsenali mposht Liverpoolin, sfumohet shansi për të kaluar 100 pikët

Liverpooli humbet shansin për të kaluar kuotën e 100 pikëve në këtë sezon.

23:35
Milani në superformë, përmbys Parmën, Napoli ngec në Bologna

Milani i Stefano Piolit vazhdon të regjistrojë rezultate të njëpasnjëshme pozitive në këtë fazë të dytë. Kuqezinjtë përmbysën Parmën duke fituar 3-1 në San Siro një ndeshje të cilën në pjesën e parë po e humbisnin. Një fitore që e ngjiti Milanin në kuotën e 53 pikëve, po aq sa edhe Napoli.

22:59
Irlanda shtyn fazën e fundit e lehtësimit të kufizimeve nga rritja e rasteve me COVID-19

Faza e fundit e lehtësimit të kufizimeve në Irlandë, parashikuar për të hënën me hapjen e plotë të Ppub-eve, u shty më 10 gusht për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, njoftoi sot kryeministri, Micheal Martin.

22:49
Izrael/ Netanyahu njofton një ndihmë financiare për të gjithë qytetarët

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi sot një plan ndihme për të gjithë qytetarët për t’i bërë ballë pasojave ekonimike si pasojë e krizës nga koronavirusi.