Shehi flet pas ndeshjes: Ja falëm vetë ndeshjen Teutës, mbaj përgjegjsitë e mija

16/07/2020 01:01

Nuk kishte sesi të mos e fshihte zhgënjimin trajneri i Kukësit Orges Shehi, pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Trajneri i verilindorëve mori përsipër përgjegjësitë për këtë disfatë duke theksuar në emisionin Gol pas Goli në Supersport se Kukësi ja fali vetë ndeshjen Teutës, ndërsa nuk foli për arbitrat.

ELIMINIMI – “Mendoj se kemi bërë ndeshje të mirë, kemi rrahur veten. Duhet ta menaxhonim më mirë, nuk di çfarë të them, duhet të ishim më të përqendruar, por ky është futbolli. Gjithçka mund të ndodhë”.

GOLAT E PËSUAR – “Nuk bëj moviolë, nuk është kompetenca ime. Një humbje që na djeg. Përgjegjësi i parë jam unë, nuk kanë faj lojtarët. Të gjithë jemi të mërzitur, e kishim kualifikimin në dorë. Ishte ndeshja më e rëndësishme dhe mërzitja është prezente”.

DISFATA – “Na djeg, e çuam ndeshjen aty ku donim. Duhet shumë punë për të rikthyer entuziazmin, ishim në një situatë të mirë. Do të jetë pak e vështirë, por duhet të vazhdojmë të bëjmë mirë në kampionat. Duhet të ishim më të përqendruar, duhet të kishim mbyllur ndeshjen dhe duhet t’i kishim shmangur këto gjërat e vogla”.

MUNGESAT – “Na mungojnë Shkurtaj dhe Obanor, por unë jam optimist nga natyra. Nuk jam qaraman të qaj mungesat, edhe pse janë mungesa të rëndësishme, sidomos ajo e Obanor në mbrojtje. Duhet t’i kishim shmangur ato dy shpërqendrime”.

TRISHTIMI – “Na djeg si humbje, sepse bëmë mirë, ishim dominantë. Do e shoh ndeshjen në qetësi, por mendoj se skuadra bëri mirë. E kishim lojën në zotërim, prandaj të vjen shumë keq. U mundëm nga episode”.

Top Channel