Shkodër/ Ishin shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen i riu dhe 57-vjeçarja

16/07/2020 09:49
Ilustrim

2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” janë arrestuar nga policia e Shkodrës.

L. N., 25 vjeç dhe D. N., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Mazrek, Shkodër janë të arrestuarit.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel