Një 22 vjeçare ka rënë në prangat e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë arrestuan F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikan, në banesën e vjehrrit të saj.

Po ashtu po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. GJ., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor Rinas – Qafë Kashar, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, dyshohet se ka vjedhur hekurat mbrojtës dhe barrierat e rrugës.

Top Channel