Teksa Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend hapjen 100% të listave, kryeministri i vendit, Edi Rama ceku sërish gjatë fjalës së tij çështjen e listave dhe paktit të 5 qershorit.

“Ne bëmë një lëshim jo se nuk kishim rrugë tjetër, por për të përfshirë PD-në në proces. Keni të reflektoni dhe të kuptoni se të dyja janë të lidhura bashkë, marrëveshja e 5 qershorit dhe marrëveshja për të pranuar legjitimitetin e nismës suaj, e cila për hir të së vërtetës ka mbështetjen e një shumice të madhe shqiptarësh. Nuk e kemi pranuar për t’u bërë qejfin, por sepse është e drejtë. Në proces e vërteta është se keni arritur të sensibilizoni opinionin dhe nuk e kam problem, zonjës Hajdari, Ralfit, Murrizit, bravo ju qoftë. PS-së i takon që të dëgjojë qytetarët. Është e pamundur për ne ta grisim marrëveshjen e 5 Qershorit”, tha Rama.

“Nuk kam besim te Rama”/ Hajdari: Nëse flasim për hapje listash, t’i hapim të plota 100%

Top Channel