Hetim i thelluar/ Elbasan- Vazhdon operacioni kundër narkotikëve, shkon në 6 numri i të arrestuarve

16/07/2020 10:20

Një tjetër persona ka rënë pranga në Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Domosdova”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 5 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis.

Operacioni ka vijuar me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale duke e çuar në gjashtë numrin e të arrestuarve.

Si rezultat i hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Berat, pas një pune të mirorganizuar, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. M., 30 vjeç, banues në fshatin Salce, Kuçovë, bashkautor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel