3 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në spitalin e Korçës/ Dyshohet se janë dhunuar dhe grabitur

16/07/2020 13:24

3 emigrantë të paligjshëm kanë mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

Dyshohet se personat në fjalë janë dhunuar dhe grabitur, teksa po hynin në Shqipëri përmes shtegut të Bozdovecit ilegalisht. Burime nga spitali bëjnë me dije se ata po marrin shërbim mjekësor, teksa nuk dihen ende detaje nga ngjarja. Po kështu mbetet për t’u zbuluar se çfarë u është grabitur emigrantëve.

Nga ana tjetër, policia ka mbërritur në spital dhe pritet marrja e tyre në pyetje për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një grabitje apo nëse ata janë rrezuar në shtegun ku po kalonin ilegalisht.

Top Channel