E hënë, 01 Qershor 2020
12:45
Udhëtimet në Evropë/ Hapja e kufijve me kufizime

Nga 15 qershori, qeveria gjermane do të shfuqizojë paralajmërimin për të udhëtuar në 31. Përveç 26 vendeve anëtare të BE-së, kjo përfshin Britaninë e Madhe si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

12:39
A do ketë më puthje… Koronavirusi ndryshon kinemanë

Koronavirusi ka paralizuar edhe industrinë e filmit. Si do dukej filmi „I ikur me erën”, nëse Clark Gable dhe Vivien Leigh në rolet e Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara nuk do afroheshin dot.

12:32
Udhëtimi në Francë dhe “Zgjedhorja”/ Reagon Rama: Jam në Shqipëri qysh pardje! Për reformën do presim edhe sot pa folur

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në twitter për akuzat e opozitës për udhëtimin e tij në Francë dhe për reformën zgjedhore.

12:28
SHBA, vazhdojnë për të gjashtën ditë protestat për George Floyd

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan të dielën protestat për vrasjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës.

12:27
Pas rastit të abuzimit seksual me 15-vjeçaren, denoncohet një 67 vjeçar në Vlorë

Pas historisë shokuese të së miturës në Kamëz që përdhunohej nga një 65-vjeçar, është denoncuar në Policinë e Vlorës për një person për ngacmim seksual ndaj një të miture.

12:15
Jorida Tabaku: Mungesa e ndihmës nga qeveria po përhap varfërinë tek gjysma e shqiptarëve, shpëtimi i vetëm, largimi i qeverisë së Edi Ramës

Ish-deputetja Jorida Tabaku, ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama me anë të një deklarate për shtyp, ku ka theksuar se alarmi i Bankës Botërore, mungesa e ndihmës nga qeveria po përhap varfërinë tek gjysma e shqiptarëve, duke e kthyer vendin 15 vjet pas.

12:10
Sërish në kopsht/ Elbasan, përqafimet e munguara të edukatoreve

Si një dhuratë e bukur fëmijët do ta festojnë 1 Qershorin me njëri tjetrin. Ata i janë rikthyer kopshteve edhe pse me rregulla të reja, por me gëzimin e përhershëm.

12:01
Nis operacioni “fshesa”, Barça gati të largojë të padëshiruarit për të sponsorizuar blerjet e reja

Barcelona duket e vendosur për të marrë në “Camp Nou” sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, për t’i plotësuar dëshirën edhe yllit të skuadrës Lionel Messi, por për ta bërë këtë, do të duhet që të paguajë 111 milionë euro në arkat e Interit, në periudhën mes 1 dhe 15 korrikut.

11:48
Hamilton reagon ndaj atyre që heshtin për vrasjen e George Floyd

Piloti i ekipit Mercedes në Formula 1, Lewis Hamilton, reagoi ndaj atyre që heshtin për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, teksa arrestohej nga policia.

11:34
Emrat/ OFL ‘godet’ në Berat, kush janë katër personat që duhet të justifikojnë burimin e pasurisë

Myrteza Toto, Edison Bega, Donald Lavdari dhe Aleks Prifti, janë katër personat që do u duhet të justifikojnë burimet e pasurisë së tyre pasi Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarim.

11:33
Skandalet e VIP-ave, veshjet që i kanë zbuluar gjithçka (FOTO)

Incidentet e yjeve janë të shumta dhe sigurisht vëmendja e mediave të huaja, është e madhe në raste të tilla.

11:31
Ambasadori britanik: Zgjedhorja kërkesë e ODIHR-it, sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin

TIRANË-“ Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara.” ky është qëndrimi i mbajtur nga ambasadori i Britanisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman për sa i përket dështimit të mbylljes se Zgjedhores.

11:27
Viktima e 34 nga Covid-19? Ministria sqaron: Ndërroi jetë nga tumori i pankreasit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë.

11:24
Kosova rihap kufijtë tokësorë

Nga dita e hënë, në Kosovë u rihapën kufijtë tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

11:23
Basha me bizneset në Kombinat: Edi Rama përgjegjës për shtimin e varfërisë, plani  i PD-së i jep fund Shqipërisë që punon për 5 oligarkë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e stome ka qenë i pranishëm pranë disa bizneseve në Kombinat ku sipas tij situata ekonomike për këto biznese është e rënduar.

11:14
“Zgjedhorja”/ Soreca: Të mbyllet tani marrëveshja, nëse doni negociata sa më shpejt me BE-në

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar, pas ambasadores amerikane Yuri Kim, për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që dje aktorët politik dështuan të mbajnë fjalën e dhënë për miratimin e reformës brenda datës 31 maj në tryezën e këshillit politik.

11:11
Mbi 1 milion raste me COVID-19 në Amerikën Latine

Në Amerikën Latine me popullsi mbi 600 milionë banorë ka tejkaluar shifrën 1 milion numri i rasteve me koronavirus, ndërsa janë regjistruar më shumë se 50 mijë vdekje si pasojë e virusit.

11:08
Dështimi për të mbyllur në afatin e caktuar “Zgjedhoren”/ Ambasadorët ‘mësyjnë’ sot në selinë blu

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet që në mesditë të takohet ekspertët e Reformës Zgjedhore, në ambientet e Selisë së PD-së.

11:03
Covid-19/ Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve, 6 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me covid-19.

10:54
LDK në pritje të aktgjykimit, pezullohet mbledhja e kryesisë

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të jetë në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit.

10:46
Me bikini seksi, Zaimina Vasjari “çmend” fqinjët nga oborri i shtëpisë (FOTO)

Edhe pse ka pak kohë që nuk publikon ndonjë këngë të re, Zaimina Vasjari, ka gjetur mënyrën se si të qëndrojë në qendër të vëmendjes së fansave të saj.

10:45
Foto/ E pabesueshme! Si mund të ndryshojë njeriu me 32 kilogramë më pak

Një 49-vjeçare e cila në të kaluarën peshonte plot 109 kilogramë, rrëfen sesi ka humbur 32 kilogramë dhe tani ka arritur një masë trupore të kënaqshme.

10:40
Ambasadori austriak nis detyrën në Tiranë, Meta: Të mbyllet sa më parë Reforma Zgjedhore

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z Christian Steiner, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

10:39
FOTO/ S’duan t’ia dinë për koronavirus! Britanikët të ‘dashuruar’ pas plazheve

Britania e Madhe ende vijon të jetë një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në botë.

10:35
Kryeministri armen dhe familja e tij infektohen me koronavirus

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij të ngushtë kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

10:34
1 Qershori/ Rudina Hajdari publikon foton e ëmbël me vajzën: Ju jeni arsyeja që luftojmë

 Deputetja Rudina Hajdari ka uruar të gjithë fëmijët për  festën e 1 Qershorit, me anë të një fotoje të ëmbël me vajzën e saj, Siahana.

10:27
Reforma zgjatet përtej 31 majit/ Ambasadorja amerikane: Mbani fjalën, jo më kushte të reja!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për mosdakordësinë e palëve dje në Këshillin Politik.

10:21
Protestuesit i vunë flakën pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump përfundon në bunker (FOTO)

Agjentët e Shërbimit Sekret e kanë dërguar presidentin amerikan Donald Trump në bunker gjatë të premtes mbrëma, në momentin kur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë u mblodhën protestues që hidhnin gurë dhe tentonin të largonin barrikadat, shkruan CNN.

10:21
Sot pa kufizime/ Krijohen radhë të gjata në akset kryesore të Tiranës (Fotot)

TIRANË- Duke filluar nga dita e sotme në të gjithë vendin tonë janë lehtësuar kufizimet e masave që u ndërmorën për frenimin e përhapjes së Covid-19.

10:12
Reporteri që mbron kafshët ‘ekzekuton’ një elefant, dalin pamjet që po bëjnë xhiron e botës

Ivan Carter është reporter që ka realizuar dokumentarë të shumtë të botës së egër dhe gjithmonë promovohej si mbrojtës i kafshëve.

10:07
​BB: Rënia ekonomike mund të vazhdojë për disa kohë në rajon

Banka Botërore ka paraparë që pasojat ekonomike të pandemisë shëndetësore do të zgjatin për një kohë të konsiderueshme në të gjitha vendet e rajonit tonë, dhe në këtë mënyrë, pushimet nga puna do të jenë të pashmangshme, sidomos në sektorët e rëndësishëm që janë prekur nga kjo goditje, si turizmi, tregtia ose transporti.

10:00
Aktorët e famshëm që janë bërë më tërheqës me kalimin e viteve (FOTO)

Aktorët e famshëm që janë bërë më tërheqës me kalimin e viteve (FOTO)

09:57
“Nuk ka vdekur nga mbytja”/ Autopsia e Floyd sipas familjarëve është një “iluzion i madh”

Familja e George Floyd, ka punësuar një ekspert për të kryer një autopsi të veçantë në trupin e pajetë të familjarit të tyre, pasi rezultatet e autopsisë të bërë nga shteti treguan se 46-vjeçari nuk kishte humbur jetën nga mbytja apo asfiksimi, shkruan Daily Mail.

09:51
Administrata zgjedhore/ Zbardhen prapaskenat e dështimit të konsensusit para përfaqësuesit amerikan

Aktorët politik dështuan të mbajnë fjalën e dhënë për miratimin e reformës brenda datës 31 maj në tryezën e këshillit politik.

09:42
FOTO/ Tmerr në SHBA, zjarr masiv pranë Shtëpisë së Bardhë

Dhuna është duke u zgjeruar në SHBA gjatë natës së pestë me radhë, ku po mbahen protesta pas vrasjes së George Flyod. Zjarr i madh është ndezur shumë afër Shtëpisë së Bardhë, duke brohoritur poshtë sistemi në Filadelfia.

09:41
Kolonjë/ Gjendet e pajetë në hangar 50-vjeçarja, detajet e para

Sot rreth orës 09:00, në fshatin Kreshovë, në një hangar në afërsi të banesës të saj, është gjetur e pajetë shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe.

09:37
Kosovë/ Fillon faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë ka vendosur për fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, duke shfuqizuar kështu vendimin e Qeverisë të 26 marsit për ndalimin e disa veprimtarive.

09:32
Fëmijët i rikthehen çerdheve dhe kopshteve me rregulla shtesë, Veliaj: Gëzuar 1 Qershorin!

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar të gjithë fëmijët e kryeqytetit me rastin e 1 qershorit. “Fëmijë të dashur❤️, engjëj të vegjël që na lumturoni pafund me energjinë dhe çiltërsinë tuaj, GËZUAR 1 Qershorin”, shkruan Veliaj.

09:26
BE: Hapje kufijsh me kufizime

Shumë vende të BE-së pritet të hapin kufijtë dhe lehtësojnë kufizimet për Coronën. Por mungesa e rregullave të përbashkëta përbën ende një sfidë për turistët.

09:18
SHBA: Protesta, trazira dhe sulme me armë ndaj gazetarëve

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd vazhdon të shoqërohet me protesta nga Nju-Jorku në Los Angeles. Në Mineapolis situata mbetet e tensionuar dhe forcat e policisë po veprojnë më ashpër. Edhe një ekip i DW-së u qëllua.

09:08
Princi belg, i infektuar me koronavirus, kërkon falje për festën

Një princ belg që u infektua me koronavirus, pasi mori pjesë në një festë në Spanjë, kërkoi falje dhe tha se “do t’i pranojë pasojat”.

08:59
Festa e Fëmijëve/ Politika uron: Gëzuar! T’iu sigurojmë një të ardhme të sigurt!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim për fëmijët e vegjël në festën e tyre. Ky 1 qershor përkon me rikthimin e tyre në kopsht dhe çerdhe, duke e bërë më të gëzueshme këtë ditë!

08:46
Tiranë/ Përplasen dy automjete, plagosen dy fëmijë

Sot rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M.

08:44
Dy të arrestuar në Durrës/ Plagosën rëndë 35-vjeçarin dhe e mbajtën disa kohë të mbyllur në një dhomë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kanë goditur me sende të forta një 35-vjeçar.

08:40
1 Qershor/ Hapen çerdhet dhe kopshtet! S’ka më orare për lëvizjen! Hapen plazhet, palestrat dhe kufijtë tokësorë

Nga sot shënohet edhe nisja e një faze tjetër me masa lehtësuese sa i përket COVID-19 dhe nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, që përkthehet në liri-dalje pa kufizime orari.

07:44
Parashikimi i motit/ Java nis me reshje dhe ulje temperaturash

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut.

E diel, 31 Maj 2020
22:58
Nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore, Opozita: PS, nuk hoqi dorë nga privilegjet

Reforma Zgjedhore nuk është arritur që të mbyllet brenda datës së sotme (31 Maj), për shkak se palët politike nuk kanë gjetur rrugën e marrëveshjes.

22:43
Durrës/ Plagoset një person me mjete të forta, shoqërohen dy autorët

DURRËS – Një person ka mbetur i plagosur në Durrës.

22:39
‘Veshët e vulosur të policisë/ Shfrytëzimi i gjimnazistes tregohej prej një viti si ‘hit’ nëpër gojët e lagjes’

Nga Anila Hoxha

22:12
Ankimimet zgjedhore në Kushtetuese, Top Channel zbardh propozimin e plotë të PD-së

Dy ditë më parë socialistët u gjetën te papërgatitur pasi në tryezën e negociatorëve,  Partia Demokratike solli një propozim suprizë sa i takon ankimimeve zgjedhore.

22:00
Pamje tronditëse/ Momenti ku policia dhunon George Floyd pak minuta para se të vdiste

Çdo ditë po dalin prova të reja tronditëse nga vrasja e George Floyd, të cilit ju mor fryma pasi një polic në Minneapolis  i vendosi gjurin në fyt.

21:57
Zaida e ‘BB-8’, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar: Do të jem luftarake deri…

Të ftuar në “E Diell” ishin disa nga banorët e ‘Big Brother Albania’ në vite. Zaida Çobo, banore e ‘Big Brother Albania 8’, është njëkohësisht dhe mamaja e 15-vjeçarit që u dhunua barbarisht nga policia, pranë Parkut të Liqenit në Tiranë. Në studio ajo foli për të birin, jo për temën e dhunimit, por për […]

21:54
“Vajza produkt i një marrëdhënie pa dashuri”/ Fituesi i ‘Big Brother 6’ tregon si e ka marrëdhënien me mamanë e vajzës…

I ftuar në “E Diell” ishte fituesi i Big Brother Albania 6” Anaid Kaloti. Teksa po bisedonin në studio, Fjoralba Ponari përmendi një nga deklaratat e Anaidit disa kohë më parë, tek thotë se, “e bija është e bija e një marrëdhënie pa dashuri”.

21:51
“Je agjent i CIAS”/ Ervin Kurti zbulon partneren “sekrete” të aktorit të njohur

I ftuar në studion e emisionit “E Diell” ishte aktori i humorit Rezart Veleshnja. Në një moment biseda u orientua nga jeta private e Rezartit dhe moderatorët po pyesnin aktorin për partneren e tij.

21:47
Video/ Ish-banorja e “Big Brother Albania” feston ditëlindjen me këngën e Eli Farës “Romale”

Të ftuar në “E Diell” ishin banorët e “Big Brother Albania” në vite. Njëra nga konkurrentet e “Big Brother Albania 8”, Zaida Çobo, festoi ditëlindjen e saj në studion e imporvizuar në natyrë.

21:40
“Gjej moshën”/ Djali i shëndetshëm dhe me mjekër bën “lëmsh” motrat Marku

“Gjej Moshën” është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”.

21:38
Reforma në limitet e afatit, SHBA bisedë “kokë më kokë” me Gjiknurin e Bylykbashin, takimit i bashkohet edhe Petrit Vasili

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës po luajnë një rol të fortë që palët të arrijnë dakortësinë për Rëformën Zgjedhore brenda afatit të zotuar.

21:32
Mateus Frroku më në fund dorëzohet, thotë profesionin e vajzës që i ka “marrë” zemrën…

Këngëtari Mateus Frroku ishte i ftuar në studion e emisionit “E Diell”. I ngacmuar nga gazetari Ervin Kurti për emrin e vajzës që i ka “rrëmbyer” zemrën këngëtarit.

21:27
Olimpia Smajlaj tregon reagimin epik të moshës së tretë për ‘piercing’

Këngëtarja Olimpia Smajlaj ishte e ftuar në studion e emisionit “E Diell”.

21:04
Top Channel zbardh propozimin e opozitës: Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare…

Top Channel ka zbardhur propozimin e depozituar nga opozita në Këshillin Politik, ku ndër të tjera kërkon qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

20:47
Partizani synon Europën/ Rifillimi i Superligës, Demi: Ridin e urova, tani Tirana e ka vetë në dorë

Çdo e keqe thonë q e ka edhe një të mirë, kështu edhe ndërprerja 3 mujore e kampionatit për skuadrën e Partizanit duket se erdhi në momentin e duhur, kur rezultatet sportive po mungonin.

20:41
Autoportrete dhe skulptura/ Punët e izolimit në Shqipëri të Mikel Temos

Thuhet që artistët janë narcizistë. Megjithatë nuk mund ta themi tërësisht ketë kur ata pikturojnë veten e tyre, sepse mund të jetë edhe për shkak të dëshirës së njohjes së vetvetes, apo mungesës së modelit.

20:26
“Në pritje të diskutimit për qeverinë kujdestare”/ Reforma zgjedhore, opozita dorëzon propozimet

Këshilli Politik është mbledhur për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të Reformës Zgjedhore. Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi.

20:22
Me violinë në rrugët e Sarandës/ 12-vjeçari i talentuar që studioi 4 orë çdo ditë në muajt e pandemisë

Ambientet e qendrës kulturore të fëmijëve në Sarandë kanë qenë të zbrazëta për shumë kohë përgjatë dy muajve të pandemisë.

20:18
Izolimi ndaloi kërcimin/ Koreografi Arian Plaku në pritje të rikthimit në klasat e vallëzimit

Për koreografin Arian Plaku, lëvizja është si të marrësh frymë.

20:11
Të pikturosh atletet/ 22-vjeçari mbeti i papunë gjatë pandemisë, por e gjeti zgjidhjen…

Gjatë kohës së izolimit bizneset u mbyllën, për pasojë i riu nga Tirana, Donald Shuapi mbeti i papunë.

20:04
“Tre vite të vështira”/ Parashikimi, ja çfarë do ndodhë deri në vitin 2023

Astrologjia është një gjuhë e huaj. Po e kuptove këtë gjuhë të huaj, atëherë, qielli flet me ty. 

19:51
Inertet “mbysin” Pogradecin/ Firma që ndërtoi rrugën deri në Lin nuk kishte fonde që t’i hiqte

Punimet për ndërtimin e aksit kombëtar Lin-Pogradec kanë lënë pas një vijë të gjatë inertesh.

19:46
Shijak/ 7 godina institucionesh shemben pasi u dëmtuan nga tërmeti

Tërmeti i 26 Nëntorit në Shijak nuk kurseu as 7 institucionet publike. Ku 5 prej tyre janë shkolla.

19:40
Inertet pas shembjes/ Prej 3 javësh nuk hiqen te Shkëmbi i Kavajës, banorët të shqetësuar

Inertet e krijuara nga shembja me shpërthim të kontrolluar e një prej godinave të dëmtuara nga tërmeti, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ndodhen këtu prej 3 javësh.

19:33
Velipoja bëhet gati/ Operatorët besojnë se sezoni do të vijojë edhe në shtator

Bizneset në Velipojë po bëjnë përgatitjet e fundit përpara hapjes se plazheve me datën 10 Qershor.

19:20
Himarë/ Gjendet një person i vrarë me kallashnikov, policia reagon për ngjarjen (Emri)

HIMARË- Një person është gjetur i pajetë, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar.

19:10
SHBA, protestat mund të sjellin një rritje të rasteve me COVID-19

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmërojnë se mund të ketë një rritje të re të rasteve me koronavirus për shkak të protestave në vend, të nxitura nga vdekja e George Floyd, afrikano-amerikanit i cili humbi jetën ndërsa u ndalua nga policia në Mineapolis.

18:34
Manastirliu rikujton qytetarët: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, mos ulni vigjilencën

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke filluar nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, por sipas saj duhet vëtëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën dhe për të zbatuar distancimin social.

18:02
Mateus Frrokut “nuk i mban gjë barku”, zbulon defektet e Anxhela Peristerit & Bujar Qamilit

Në studion e emisionit “E Diell” ishte i ftuar këngëtari Mateus Frroku.

17:55
Antoneta besnike ndaj Lulzimit, ende në pritje të një takimi me të

E treta javë radhazi që Antoneta nuk ishte në një takim me djemtë e ‘PërPuthen’. 

17:53
PërPuthen/ Njëri nga djemtë bëhet “xheloz” për Edonën

 Artenisi është një nga konkurrentët më të rinj që i është bashkuar panelit të djemve në “PërPuthen”.

17:51
“Kur e ke humbur virgjërinë?”/ Edona dhe Antoneta nuk “përmbahen” ndaj njëra-tjetrës

“Kur e ke humbur virgjërinë? E kam lënë për natën e parë të martesës”.

17:41
Fotot/ Aksident në aksin Korçë-Ersekë, njëra nga makinat përfundon në lulishten e një lokali

KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor, Korçë-Ersekë. Mësohet se në aksidentin në fjalë janë përfshirë dy makina, ku njëra prej tyre ka përfunduar në oborrin e një godine anash rrugës.

17:31
Pas “La La Land”, ja ku do e shohim Ryan Gosling…

Pas “La La Land” të realizuar në vitin 2016 tashmë aktorin e famshëm hollivudian Ryan Gosling do ta shohim në një film të një zhaneri tjetër.

17:21
“Je tamam si gratë e lagjes”/ Në ‘PërPuthen’ nxehet debati mes Brikenos dhe Edonës

Disa pyetje më tepër, disa ‘shoca’ në tavolinë bëri që takimi mes Edonës dhe Dejvit të kthehet në një burim debati në “PërPuthen”.

17:06
Sot përfundon afati për Zgjedhoren/ Këshilli Politik nis me 2 orë vonesë, ndërkombëtarët në lëvizje

Është shtyrë me dy orë mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Kjo mbledhje ishte parashikuar që të mbahet në orën 17:00 por tashmë është vendosur që Këshilli Politik të mblidhet në orën 19:00.

16:56
Foto/ Rihapet xhamia Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit

Kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa të Jeruzalemit është rihapur për besimtarët dhe vizitorët pas më shumë se dy muajve ku qëndroi e mbyllur për shkak të pandemisë koronavirus.

16:51
A do të pranonte të luante skena erotike në një film? Margaret surprizon me përgjigjen e saj

Një ndër takimet e kësaj puntate në “PërPuthen”, ishte dhe ajo mes Islit dhe Margaret. Takimi i tyre shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua nga të dyja palët.

16:34
E përdor avionin e Air Albania-s si charter personal’, Bardhi: Rama në kulmin e krizës, për fundjavë në Paris

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza kundër kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai e përdor avionin e kompanisë Air Albania si charter personal.

16:31
U nda nga modelja, aktorja biseksuale në lidhje me G-Eazy!

Pas ndarjes me modelen e njohur Cara Delevingne, aktorja Ashley Benson u pa shumë shpejt nën shoqërinë e reperit G-Eazy, gjë që ra menjëherë në sy dhe “ndezi” thashethemet në mediat rozë.

16:25
“Je një mashkull pa testikuj”/ Debati i ashpër mes Dejvit dhe Olti Currit në ‘PërPuthen’

Të gjithë e kanë ndjekur reality-shown “Aventurierët”.

16:01
Foto/ Eva Padlock, vajza e çadrave të Moto Gp që po i vë flakën Instagramit!

Quhet Eva Padlock dhe është një nga vajzat që u mbante çadrën pilotëve të Moto Grand Prix përpara fillimit të garave të këtij kampionati botëror.

15:51
(FOTO) Aksidenti i frikshëm, shoferja del nga rruga dhe përplaset me pemën

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Shëngjin-Kune, ku një automjet ka dalë nga rruga kryesore dhe është përplasur me një pemë.

15:45
Zyrtare, PSG blen kartonin e Icardit, shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Interit!

Telonevela Mauro Icardi që zgjati për më shumë se një vit mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët. Këtë të dielë sulmuesi argjentinas u bë zyrtarisht një lojtar i Paris Saint Germain në të gjitha efektet, pasi Interi pranoi të ulte disi pretendimet ekonomike dhe kampionët e Francës ushtruan të drejtën e blerjes së kartonit të bomberit nga Rosario.

15:40
Ushtria e Somalisë vret mbi 18 militantë të al-Shabaab

Të paktën 18 militantë të al-Shabaab u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një operacion në rajonin e poshtëm jugor Shabelle, njoftoi të dielën ushtria.

15:31
Incidentet “hot”/ Modelet që u rrëzuan në skenë dhe treguan gjithçka (FOTOT)

Disa tronditen e disa e kalojnë me sportivitet, por ashtu siç jemi mësuar t’i shohim, modelet ndodh shpesh që të përfshihen në incidente teksa ecin në pasarela.

15:27
“Parku Rinia” gati! Veliaj: Më pak cinizëm dhe stërkëmbësha dhe më shumë bashkëpunim

“Parku Rinia” është gati të presë nesër, në festën e 1 Qershorit, fëmijët e kryeqytetit, me më shumë lodra, gjelbërim dhe mjedise argëtuese. Me largimin e kioskave të paligjshme 20 vite më parë, ky park u kthye në një hapësirë çlodhëse për qytetarët, ndërkohë nga sot mund të quhet tërësisht i transformuar sepse përshtatet me kënde lojërash për më të vegjlit, mjedise për të moshuarit dhe dashamirësit e parqeve.

15:21
Koronavirusi “censuron” filmat/ A do të shohim më puthje në ekran?

Dega e filmit është paralizuar për shkak të pandemisë edhe në Gjermani. Me një koncept sigurie ajo kërkon që të rikthehet në skenë si futbolli. Megjithë karantinën e testet, shqetësimi mbetet.

15:15
Lajçak: Masat e reciprocitetit dëmtojnë rifillimin e dialogut

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka shprehur zhgënjimin për masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë, të cilat qeveria në detyrë e Kosovës i miratoi gjatë një mbledhjeje të shtunën në mbrëmje.

15:13
Pasojat e karantinës në Indi/ Punëtori përshkon 2.000 km në këmbë

Pas 10 ditësh agonizuese, Rajesh Chouhan kishte përshkruar në këmbë plot 2.000 kilometra për t`i kthyer në shtëpi.

15:04
Shkup: 62 raste të reja me koronavirus, 2 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për dy të vdekur dhe 62 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut nga 771 mostra të testuara në 24 orët e fundit. Viktimat janë një burrë i moshës 64 vjeç nga Gostivari dhe një tjetër i moshës 60 vjeçe nga Struga. Me dy viktimat e reja numri i personave që kanë humbur betejën me Covid-19 ka arritur në 133 persona.

14:57
E ndaloi OBSH/ Hidroksilkolina nuk do të përdoret as në Kosovë

Ilaçi “Hidroksilkolina” i cili përdorej në Kosovë për kurimin e pacientëve të infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19), tanimë nuk do të përdoret më.

14:48
25 imazhe të rralla, që as në ëndërr nuk do i kishit imagjinuar (FOTO)

Bota ka plot gjëra të rralla, saqë ka raste që nuk i kuptojmë dot menjëherë kur jemi para tyre.

14:43
Iran, rritet në 7.797 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Iran, 63 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7.797.