E shtunë, 06 Shkurt 2021
17:57
Fauci: Imuniteti i tufës pas vaksinimit të 70 deri 85% të njerëzve

Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara, Antony Fauci ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se sipas përllogaritjeve, imuniteti i tufës ndaj koronavirusit do të arrihet pasi të vaksinohet 70 deri në 85 për qind e popullatës.

17:52
Pandemia në Maqedoni/ 404 raste të reja, 8 humbje jete në 24 orë

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 404 raste të tjera të koronavirus duke e çuar në 94.599 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në vend.

17:31
Zara Larsson vjen me album të ri, rrëfen ku është frymëzuar për “Poster Girl”

Këngëtarja e “Wow” do të lançojë rekordin e saj të tretë më 5 mars.

17:24
Rekord i zi! 1130 të infektuar e 13 të vdekur në 24 orë! Ndërron jetë nëna 28-vjeçare pak ditë pas lindjes

Dita e sotme ka shënuar sërish rekord, ku gjatë 24 orëve janë infektuar 1130 persona dhe kanë ndërruar jetë nga COVID-19 13 pacientë.

17:16
Kurti: Të gjithë e dinë se kush del i pari nga zgjedhjet e 14 shkurtit

Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka vazhduar takimet me simpatizantët e saj në Dragash.

17:08
Pse ndjejmë sikur një pjesë e trupit “na ka zënë miza” dhe çfarë të bëjmë për ta parandaluar

E keni provuar të paktën një herë që, pasi keni qenë në të njëjtën pozitë për një kohë të gjatë, ndjeni se një pjesë e trupit tuaj “bie në gjumë”.

17:07
“Pas Vlorës, do fillojë procesi për aeroportin e Sarandës”, Rama viziton rrugën e re turistike

Kryeministri Edi Rama kryen një tur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës.

17:03
Burri vret ish-gruan dhe bijën e saj, para se të vdesë në aksidentin fatal (foto)

Ky është burri skocez që ka vrarë ish-gruan dhe bijën e saj, para se të vdiste edhe vetë në një aksident fatal në Kilmarnok të Skocisë. 40 vjeçari Steven Robertson ka vrarë punonjësen e spitalit Emma Robertson Coupland, 39 vjeçe, mbrëmjen e të enjtes, dhe më pas sulmoi vajzën e saj 24 vjeçaren Nicole Anderson, duke e lënë dhe atë të vdekur në adresën Portland Street, raportojnë mediat lokale.

16:50
Zgjedhjet në Kosovë, Limaj nga Gjilani: Mos e lini Kosovën në duar të pasigurta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot qytetarët e Gjilanit, të cilëve u ka bërë thirrje që të kenë kujdes në duar të kujt e lënë vendin.

16:47
Pandemia në Kosovë/ 321 raste të reja me COVID e 1 i vdekur në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 321 raste pozitive me COVID.

16:43
Hoti: Kemi larguar ndikimin rus dhe atë të Lindjes në Kosovë

Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se me qeverisjen e tij, kanë arritur të largojnë ndikimin rus dhe të Lindjes në Kosovë dhe në rajon.

16:37
Ivanka Trump thotë se do të sqarojë gjithçka për ‘sherrin’ me Melanian, në librin e ri (fotot)

Ivanka Trump raportohet se “kërkon të sqarojë gjithçka për publikun” në një libër të sinqertë kujtimesh për zhurmat e konfliktit me bashkëshorten e babait të saj, ish-zonjën e parë Melania Trump, gjatë kohës që ato ishin në Shtëpinë e Bardhë.

16:31
Pamjet/ Rama viziton Lungomaren, batuta epike me qytetarin mbi tavolinën e sërfit

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme kantierin e Lungomares në Sarandë, një prej pikave turistike në vend.

16:26
Përfitoi nga humbja e Vllaznisë/ Partizani mund Bylisin, 6 pikë pas shkodranëve, fiton dhe Tirana

Partizani përfitoi nga disfata e Vllaznisë ndaj Laçit dhe arriti të mposhtë  Bylisin me rezultatin 2-1 duke e shkurtuar në 6 pikë diferencën me skuadrën shkodrane dhe duke marrë vendin e dytë në klasifikim.

16:04
Bebja gjashtë-javëshe vdes gjatë pagëzimit kur prifti i fut kokën tre herë në ujë në Rumani (fotot)

Kisha ortodokse është vënë nën presion të ndryshojë rregullat e ritualeve të pagëzimit në Rumani pas vdekjes tragjike të një foshnjeje, gjatë ceremonisë ku përfshihet futja e trupit të të vegjëlve tre herë në ujin e shenjtë.

15:37
Shtohen bujtinat e Voskopojës/ Emigrantët kthehen për të ndërtuar  në vendlindje

Interesi i lartë për të kaluar fundjavën në Voskopojë, një nga  fshatrat më të bukur turistik në vend ka bërë që të shtohen edhe kapacitetet për pritjen e tyre.

15:30
Kujdes, po ju vjedhin WhatsApp!/ Kodi që vjen në telefon nuk i duhet dhënë askujt! Problem edhe shantazhet

Rrjetet sociale gjatë pandemisë janë përdorur jo vetëm për të komunikuar, por edhe  për të kërcënuar dhe shantazhuar.

15:19
Qendër e re shëndetësore/ Veliaj dhe Manastirliu në qendrën shëndetësore të Lanabregasit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kanë inspektuar  Qendrën e re Shëndetësore Lanabregas në periferi të Tiranës, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

15:08
Biden, tjetër sulm ndaj Trump/ Nuk duhet t`i marrë më informacionet e zbulimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden thotë se paraardhësi i tij Donald Trump duhet të ketë qasje në informacionet e zbulimit.

14:47
Aksident në Librazhd, plagosen burrë e grua

Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të qytetit të Librazhdit dhe shkaku dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar.

14:42
“Jam gay, ndjenjë e çuditshme”, bukuroshja shkodrane ka dy fjalë për homoseksualët

Angela Martini ka bërë një ditë më parë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”. Gjatë kësaj bisede virtuale, vendosi që tema të ishte në lidhje me sekretet. Si pasojë një fans i shkruan se është gay.

14:39
Mori peng pilotin e helikopterit/ Arrestohet miku tjetër shqiptar i Alket Rizait

Një tjetër mik i Alket Rizait ka përfunduar në prangat e policisë greke, dhe këtë radhë bëhet fjalë 44-vjeçarin shqiptar që konsiderohet “truri” i arratisjes spektakolare të Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas me helikopter nga burgu i Koridhalos, që bëri bujë në mbarë botën.

14:38
Biden “i jep krahë” grekëve/ Presidenti i SHBA-së, qëndrim të ashpër ndaj Turqisë

Nëse Ankaraja shpresonte në një linjë të zbutur qëndrimi të Shteteve të Bashkuara nën administratën Biden, sinjalet e shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk çojnë aspak në atë drejtim.

14:27
“Luaj me mua ose do të vdes”/ Policia shpëton në kohë 13-vjeçarin

Loja dukej e thjeshtë: duhet t’i përgjigjeshe vetëm disa pyetjeve. Problemi është se përgjigjet përcaktonin ndëshkimet trupore të personit që merrte pjesë.

14:19
Sakrifica e fundit e një nëne/ Vritet vetë që të shpëtojë të bijën

Kur hapi derën dhe personat përballë saj shqiptuan emrin e se bijës, Brittany Cormier nga Luiziana e Shteteve të bashkuara e kuptoi se vajza e vet ishte në rrezik te madh.

14:14
SHBA, forcat ajrore në alarm/ I panjohuri hyn në bazën presidenciale

Forcat ajrore amerikane do të kryejnë një rishikim global të sigurisë së tyre pasi një person i panjohur arriti të hynte në bazën që strehon avionin presidencial, Air Force One.

14:10
Veliaj nga Njësia 2: Alternativa e PD janë deputetët me pistoleta në brez kundër këndit të fëmijëve

Nga Njësia 2, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se veç Partisë Socialiste, në 25 Prill nuk ka alternativë tjetër sepse oferta e PD-LSI janë deputetët që dalin me pistoletë në brez, duke protestuar kundër një parku lojërash për fëmijë.

14:10
Veliaj me banorët e Njësisë 2: Ju sollën Joridën, që lufton kundër ndërtimit të shkollave, ky është qameti!

Në vijim të turit në kryeqytet, kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim me banorët e Njësisë 2, ku theksoi se opozita ka krijuar distancë nga hallet e popullit dhe njerëzit po e shohin dita-ditës.

14:07
Jo më organizatë terroriste/ SHBA ndryshon përcaktimin e grupit rebel

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë ta heqin përcaktimin e rebelëve Huthi në Jemen si grup terrorist.

14:05
Netanyahu: Vendimi i GJNP-së, antisemitizëm i pastër

Me tone zemërimi, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu të shtunën kundërshtoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), i cili hap rrugën për një hetim të krimeve të luftës në territoret palestineze të okupuara nga Izraeli.

13:55
Veliaj inspekton punimet në Parkun e Liqenit: Iku koha e zaptimeve, i rikthejmë qytetarëve hapësirën prej 3600 metrash

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet te dy fushat e tenisit në Parkun e Liqenit, një hapësirë e uzurpuar ndër vite, por që i rikthehen qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues.

13:55
E infektuar me Covid/ Bora Zemani poston foto nga ballkoni dhe tregon shqetësimin më të madh

Pak ditë më parë, moderatorja njoftoi se është infektuar me koronavirus dhe do të qëndrojë e karantinuar për 14 ditë.

13:51
Mos u gënjeni nga fotot perfekte, zbuloni çfarë ndodh në prapaskena (FOTO)

Personazhe të njohur të ekranit dhe jo vetëm, shfaqen në rrjetet sociale të kuruar në çdo detaj. Ato postojnë foto perfekte në “Instagram”, ku çdo gjë duket bukur, që nga drita e deri te poza.

13:46
Vaksinat dhe vendet e pasura, OBSH: Është shtuar pabarazia dhe rrezikohet procesi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përsëriti apelin në lidhje me pabarazinë në botë që u vu në dukje në procesin e pajisjes me vaksinat kundër koronavirus.

13:32
U rrëzua dhe goditi kokën/ Shuhet aktori i “Sound of Music”

Christopher Plummer, aktori kanadez më famë botërore që pushtoi botën me interpretimin e paharrueshëm të kapitenit Von Trapp në “The Sound of Music” ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

13:22
Qendër e re Shëndetësore në Lanabregas, Veliaj: Me të njëjtën cilësi shërbimi në çdo cep të Tiranës

Banorët e lagjes së Lanabregasit në kryeqytet, nuk kanë më nevojë të shkojnë larg për të marrë shërbimin shëndetësor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përuruan sot Qendrën e re Shëndetësore në Njësinë 1, e cila ofron të njëjtën paketë shërbimesh për banorët si në çdo zonë të qytetit.

13:21
Shkencëtarët e konfirmojnë/ Vaksinat ekzistuese, efekt edhe mbi variantet e reja

Në pamje të parë, lajmet për vaksinën e koronavirusit të Janssen Pharmaceuticals dukën zhgënjeyese.

13:17
Pse e sulmoi Fatos Nano? Meta nga Shkodra: Nuk kam asnjë koment për zero ngjarje dhe zero akuza

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Shkodër për ceremoninë e dekoratës së ‘Nënë Terezës’.

13:14
Itali, shpërthen Etna/ Rrëke llave dhe hi mbi Katanian 

Një shpërthim i ri i Etnës ka bërë që qielli i Katanias të ndriçohet gjatë natës nga aktiviteti spektakolar i vullkanit.

13:07
Fushatë me vaksinën/ Partitë në Kosovë në garë me premtime për përqindjen e vaksinimit

Kosova ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë procesi i vaksinimit për imunizim nga Covid 19. Por, ndërkohë, disa parti kanë dhënë premtime të mëdha duke u shtyrë me njëra- tjetrën rreth përqindjes së vaksinimit.

13:03
“Trendi” më i ri i sulmeve kibernetike/ KUJDES nga mesazhet anonime në “WhatsApp” ku kërkohet kodi 6 shifror, rasti i 32-vjeçares nga Tirana

Gjatë situatës së pandemisë shumë shkelës të ligjit janë drejtuar drejt krimeve kibernetike. Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se gjatë këtyre muajve 220 shtetas janë denoncuar për krime kompjuterike.

12:59
Si shtohet heroina me bar miu/ Rrëfehet trafikanti që bënte përzierjen e drogës nga Afganistani

Heroina që vjen në Europë si origjinë ka Afganistanin. Kështu na thotë një djalë i ri, që në Zvicër dikur ka punuar si përzierës heroine.

12:54
Manastirliu: 52 qendra shëndetësore të rehabilituara në Tiranë, nis rritja e pagave 40% për mjekët dhe infermierët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kanë inspektuar Qendrën e re Shëndetësore Lanabregas në periferi të Tiranës, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

12:49
Regjistri i abuzuesve seksualë/ Draftligji merr miratimin e KQZ-së

Laku sa vjen dhe po ngushtohet për abuzuesit seksualë, dhe kjo për faktin, se pas verifikimit nga ana e KQZ-së, së mijëra firmave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, është hedhur një hap i madh përpara drejt realizimit të Regjistrit Kombëtar të Abuzimeve Seksuale.

12:43
Përmeti “në shënjestër” të arabëve/ Rama: Princi i kurorës shprehu interes për investime në turizëm

Kryeministri Rama ndodhet në qarkun e Gjirokastrës, ku prej mëngjesit ka realizuar disa takime por edhe ka dhënë lajmin se Përmeti është zgjedhur për investime në turizëm dhe agroturizëm nga një grup pune i dërguar atje me kërkesë të princit të kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe.

12:33
E njohu në Instagram e më pas e përndiqte, vajza e paditi. Ja si ndodhi ngjarja

Top Channel zbardh ngjarjen e përndjekjes së një vajze nga një bashkëmoshatar i saj, të cilin e kishte njohur në Instagram. Pas takimit të parë gjithçka ka shkuar keq dhe ka përfunduar me arrestimin e djalit nga lagjja Kombinat në Tiranë.

12:24
Tre ekstradime nga Interpoli, kush janë tre të kërkuarit nga drejtësia shqiptare, italiane dhe gjermane (EMRAT)

Policia e Shtetit deklaron se falë bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me zyrat homologe janë ekstraduar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

12:21
Vlorë/ 82-vjeçari, prej 4 vitesh i merrte pensionin djalit me autizëm, arrestohet

3 shtetas të tjerë janë arrestuar në qarkun e Vlorës, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

12:18
Ndërtimi i Skavicës, Yuri Kim: Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane

‘Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane’ kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim.

12:15
Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit/ Burime për TCH: Identifikohen autorët, policia nis kontrollet në fshatin Larushkë

Policia ka nisur kontrollet në fshatin Larushk , në afërsi të Nikës, pasi burime për Top Channel bëjnë me dije se janë identifikuar autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

12:04
Dielli dhe deti. Sot bregdeti i Durrësit është shumë joshës

Këtë të shtunë moti i mrekullueshëm e ka bërë edhe më të bukur bregdetin e Durrësit

12:04
Lezhë/ Qarkullonte me armë zjarri në makinë dhe u përpoq t’i ikte policisë, arrestohet  25-vjeçari

Policia në qarkun e Lezhës ka arrestuar dhe 5 drejtues të tjerë për shkelje të ndryshme.

11:50
Greqia kërkon 65 mijë punëtorë sezonalë në bujqësi, preferohen shqiptarë

Greqia kërkon zyrtarisht 65 mijë punëtorë sezonale kryesisht për punët në bujqësi por jo vetëm. Të parët që preferohen janë shtetasit nga Shqipëria të cilët janë edhe grupi më i madh i emigrantëve në vendin fqinj.

11:41
Greqia shtrëngon masat anti Covid/ Komunistët grekë në protestë

Disa qindra anëtarë të partisë komuniste greke,kanë protestuar sot në Athinë kundër masave anti Covid të marra prej qeverisë.

11:38
Zyrtarët në Sllovaki japin alarmin/ Varianti britanik i Covid, në 71% të rasteve

Varianti i ri koronavirusit, që u zbulua në dhjetor në Britaninë e Madhe, është sot është varianti më i përhapur në Sllovaki.

11:32
OBSH i bën thirrje Europës: Bashkëpunim që edhe Ballkani të përfitojë vaksinën

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Europës dhe koncerneve farmaceutike për të përshpejtuar vaksinimin kundër virusit e t’i ndajnë dozat me Ballkanin para kufirit 70% të vaksinimit në popullsinë e tyre.

11:28
Hipokrati/ “Sa të rrezikuar e kemi Mëlçinë – Hepatitet!”

Mëlçia është një nga organet më jetike për organizmin e njeriut. Ajo konsiderohet si laboratori i madh sintetizues i trupit tonë.

11:18
Kryemadhi zbulon nga Vlora pikën e fortë të LSI: Ne e mbajmë fjalën!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinj në qytetin e Vlorës.

11:14
“Bëhet e gjallë” Fjolla Morina/ Poston foton nga arratia, ja mesazhi për politikanin e njohur (FOTO)

Prej disa javësh, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia. Ajo u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me qira në Kukës.

11:05
Përmeti “në shënjestër” të arabëve. Rama: Princi i kurorës shprehu interes për investime në turizëm

Kryeministri Rama ndodhet në qarkun e Gjirokastrës ku prej mëngjesit ka realizuar disa takime por edhe ka dhënë lajmin se Përmeti është zgjedhur për investime në turizëm dhe agroturizëm nga një grup punë i dërguar atje me kërkesë të princit të kurores të emirateve të bashkuara arabe.

11:02
“Më e çiltra dhe pa hile”, Loco thotë nga një fjalë për vajzat e “Për’puthen”: Të tjerat nuk i besoj as nën efektin…

Konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij të shumtë. E sigurisht që pyetjet më të shumta ishin të lidhura me programin ku ai bën pjesë.

10:51
Francë, shkon në afro 3.3 milionë numri i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22.139 raste të reja me koronavirus.

10:40
‘PD mund të rris pensionet sa hap e mbyll sytë’/ Ironia e Ramës: Jepet sapun për djathë, që ta hajë kush ta hajë

I pyetur për rritjen e pensioneve, Kreu i qeverisë Rama nga Gjirokastra ka cekur edhe premtimin e Bashës në programin ekonomik të PD.

10:30
“Nuk ka seks për një muaj”/ Burri me tre gra zbulon si i dënon kur e mërzisin (FOTO)

Poligamia është një praktikë martesore e njohur veçanërisht në botën arabe dhe në vende të caktuara të Afrikës Nën-Sahariane. Por ka edhe raste kur ndodhin edhe në vende perëndimore që kanë besim katolik ose ortodoks.

10:27
Rama flet për investimin e të huajve në Përmet: Princi i Kurorës ka shprehur interes, na thanë ‘këta janë të urtë’

Nga Gjirokastra, Rama foli sot edhe për projektet e investimeve nga Emiratet e Bashkuara në Përmet.

10:19
Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme të renë, arrestohet 61-vjeçari në Elbasan

Një 61 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në qytetin e Elbasanit.

10:14
Aeroporti i Vlorës dhe i Kukësit, Rama jep lajmin: U bë si legjenda e Rozafës, këto ditë shpallet fituesi i garës ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një lajm të mirë me të gjithë sa i takon ndërtimit të aeroportit të Vlorës dhe të Kukësit.

10:08
“Kam merak mos këput ndonjë gjë”/ Rama “thumbon” ish-deputetin e PD-së në Gjirokastër

Gjatë një bashkëbisedimi me disa qytetarë në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ka thumbuar ish-deputetin e PD së këtij qarku, Tritan Shehun.

10:04
​Izraeli po teston një ilaç të ri për Covid-19

Një ilaç eksperimental kundër kancerit mund të ndihmojë në shërimin e koronavirusit, besojnë studiuesit.

09:57
FOTO/ Gati për të filluar karrierën e tyre, ja si duken sot fëmijët e të famshmëve

Fëmijët rriten jashtëzakonisht shpejt, është një fakt i njohur, por duket se fëmijët e të famshëm rriten edhe më shpejt, kjo mbase për shkak të interesit që ne tregojmë për ta.

09:54
Greqia aprovon vaksinën AstraZeneca për personat deri 64-vjeç

Përdorimi i vaksinës AstraZeneca për personat nën moshën 64-vjeç është aprovuar sot në Greqi.

09:45
“E tregove veten se je gjirokastrite”/ Replikat me mjeken, Rama: Programi i PD mund të japë bonus për SPA, pishina apo masazhe

Në bisedën që është duke zhvilluar me qytetarë në Gjirokastër Rama nuk i lënë pas edhe batutat.

09:39
Rama flet për marrëveshjen me Ankaranë: Do i japin një dorë Gjirokastrës dhe Beratit në restaurimin e zonave historike

Kryeministri Rama është ndalur sot në Gjirokastër për të zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët atje, ku u fol mbi marrëveshjet e nënshkruara me Turqinë për të ndërhyrë në zonat historike të qytetit.

09:31
“Qeveria nuk ka shkop magjik”, Rama: Unë hyj tek të pakënaqurit, ka ende shumë për të bërë

Kryeministri Rama është ndalur sot në Gjirokastër për të zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët atje.

09:25
Shpërndante drogë dhe qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari në Durrës. I dënuar në Gjermani

Një 29 vjeçar është vënë nën prangat e policisë për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të drogave të forta.

09:23
Bledi Çuçi: Investimet në infrastrukturë, turizmi aseti më i madh i Gjirokastrës për t’u zhvilluar

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi në një takim bashkëbisedues me qytetarët në Gjirokastër tha se turizmi është aseti më i madh që ky qark ka dhe ndaj edhe investimet në Qeveri janë fokusuar këtu.

09:17
Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja

Në pamje të parë, lajmet për vaksinën e koronavirusit të Janssen Pharmaceuticals ishin zhgënjyese.

09:07
Nga dhuna në familje tek vjedhja, 6 të arrestuar në pak orë në Tiranë

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

09:00
‘I ke ditët e numëruara, do të bëjmë ushqim për derrat’, kërcënohet me jetë shefi i krimeve në Gramsh

Një mesazh kërcënues ka mbërritur në celularin e shefit të krimeve në komisariatin e Gramshit, Sokol Novaku, i cili kishte vetëm dhjetë ditë që ishte transferuar në këtë detyrë.

08:51
Presidenti Biden: Trump nuk duhet të marrë informacione zbulimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nuk beson se paraardhësi i tij Donald Trump duhet të ketë qasje në informacionet e zbulimit për shkak të “sjelljes së tij të çorientuar” dhe shqetësimit se ai mund t’ua japë atë informacion të tjerëve, tha zoti Biden në një intervistë të premten.

08:43
Programi i PD për bujqësinë? Rama: Menu me pjata imagjinare që nuk do shfaqet në asnjë tavolinë!

Kjo fundjavë Kryeministrin Edi Rama e gjeti në Nivicë, që është shndërruar në një pikë graviteti i zhvillimit rural.

08:25
SHBA i ofrojnë Gjermanisë negociata për gazsjellësin Nordstream 2

Është hera e parë që SHBA ofrojnë rrugëzgjidhje konstruktive për gazsjellësin nga Rusia në Gjermani. Biden dëshiron të shkëputet nga spiralja e sanksioneve ndaj Gjermanisë për Nordstream 2, shkruan Auron Dodi.

08:18
Tragjike në Durrës, trupi i pajetë i një 50-vjeçari gjendet i mbytur në breg të detit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 të Durrësit.

08:12
Analistët për zgjedhjet në Kosovë: Problemet mbeten pak shpresë për zgjidhje

Lufta me pandeminë, vaksinimi i qytetarëve në periudhën e afërt dhe rimëkëmbja ekonomike po mbizotërojnë fushatën zgjedhore në Kosovë. Pritshmëritë e analistëve politike nga këto zgjedhje janë të vogla.

08:00
SHBA “e përgatitur” të publikojë raportin për vrasjen e Khashoggi-t

Administrata e presidentit amerikan Biden tha sot se është “e përgatitur” për të publikuar një raport të paklasifikuar ku jepen detaje rreth të kuptuarit të saj se kush është përgjegjës për vrasjen e kolumnistit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi.

07:58
Pandemia e koronavirusit, ndikimi ekonomik që kanë pasur karantinat e kohëve të fundit

Bota e pasur ka arritur të zbusë koston e tyre ekonomike, shkruan The Economist.

07:45
Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19

6 mijë e 714 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

07:31
Diell dhe temperatura deri në 18 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

07:05
Mori peng pilotin e helikopterit për arratisjen e Alket Rizait nga burgu, ‘kapoja’ shqiptar arrestohet në Greqi

Policia greke ka arrestuar një tjetër mik të Alket Rizait. Një 44-vjeçar shqiptar që konsiderohet “truri” i arratisjes se Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas me helikopter nga burgu i Koridalos është arrestuar në Kretë.

06:58
Njihuni me 8 ushqimet më të shëndetshme që duhen ngrënë bashkë

Studime të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se janë disa ushqime të cilat nëse kombinohen bashkë i japin trupit më shumë vlera.

06:32
A ndikon stili i jetesës tek plakja e trurit? Ja çfarë duhet të dini

Sëmundje si dementia, alzhaimer apo e quajtur ndryshe plakja e trurit, në 10 vjeçarin e fundit janë kthyer në kryefjalën e problemeve shëndetësore. Po shtohen me ritme të shpejta dhe parashikohet që të shtohen edhe më shumë në vitet e ardhëshme.

06:06
Kura me kamomil dhe sodë kundër sinozitit dhe hundëve të bllokuara

Kamomili është një prej bimëve mjekësore më të lashta në glob. Kjo lule që i përngjason diellit, është ndër më të përdourat dhe më të studiuarat nga mjekësia moderne. Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.

05:40
Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja

Në pamje të parë, lajmet për vaksinën e koronavirusit të Janssen Pharmaceuticals ishin zhgënjyese. Më 29 janar, kompania, një divizion i gjigantit farmaceutik Johnson & Johnson, njoftoi se vaksina e tij ishte 66% efektive ndaj rasteve të moderuara deri të rënda të COVID-19.

05:05
Libia bie dakord për krijimin e qeverisë së tranzicionit

Pas më shumë se një viti, partitë libiane ranë dakord të premten për një qeveri kalimtare që do të drejtojë vendin deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në fund të këtij viti.

04:14
Merkel dënon dëbimin “e pajustifikuar” të diplomatëve gjermanë nga Moska

Kancelarja Angela Merkel dënoi të premten dëbimin nga Rusia të diplomatëve gjermanë si një largim i mëtejshëm i Moskës nga shteti i së drejtës.

03:56
SHBA, bien rastet e koronavirusit në shtëpitë e të moshuarve

Rastet e koronavirusit kanë rënë në azilet e të moshuarve në Shtetet e Bashkuara dhe institucionet e tjera të kujdesit afatgjatë gjatë javëve të fundit, duke ofruar një rreze shprese që zyrtarët e shëndetësisë ia atribuojnë fillimit të vaksinimeve, një qetësimi të valës pas festave dhe parandalimit më të mirë, mes arsyeve të tjera.

03:30
Turqi, dhjetra ndalime të tjera mes studentëve protestues

Të enjten autoritetet turke kryen me dhjetra arrestime të reja në disa qytete anembanë vendit, pavarësisht kritikave ndërkombëtare përfshirë Shtetet e Bashkuara, mbi shtypjen që Presidenti Rexhep Tajip Erdogan po u bën tubimeve të studenteve të universiteteve.

03:13
Kanadaja shpall “Lëvizjen Perandorake Ruse” organizatë terroriste

Qeveria Kanadeze ka njoftuar se e ka vendosur në listën e organizatave terroriste “Lëvizjen Perandorake Ruse (RID)”, në listën e njëjtë me organizatat terroriste si Al-Kaida dhe ISIS .

02:52
​Indi: Pfizer nuk ka marrë ende miratim për vaksinën e saj

Kompania amerikane Pfizer tërhoqi kërkesën për miratim për përdorimin urgjent të vaksinës së saj në Indi, konfirmoi sot kompania për Reuters.

02:37
Biden: Ekonomia amerikane ende në vështirësi

Amerika është ende në vështirësi të mëdha, larg kapërcimit të krizës ku ka rënë për shkak të pandemisë, tha sot presidenti amerikan, Joe Biden.