Christopher Plummer

Christopher Plummer, aktori kanadez më famë botërore që pushtoi botën me interpretimin e paharrueshëm të kapitenit Von Trapp në “The Sound of Music” ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Plummer fitoi një Oskar në 2012 për filmin “Beginners” e ka qenë dy herë të tjera i nominuar për statutën e artë. Në filmin “All the Money in the World” të 2018 ai zëvendësoi  Kevin Spacey, që duhet të intepretonte miliarderin Paul Getty.

Plummer mbeti aktiv deri në fundin e jetës së tij. familjarët thanë se aktori i madh u rrëzua e përplasi kokën. Ai u shua në shtëpinë e tij pranë bashkëshortes, Elaine Taylor me të cilën ishin të martuar prej 53 vjetësh. Lou Pitt, miku i vjetër dhe menaxheri i tij prej më shumë se 4 dekadash e gjysmë, e kujton si: një njeri të jashtëzakonshëm, i cili e respektonte dhe praktikisht adhuronte këtë profesion”.

Ai ishte një thesar kombëtar me rrënjë kanadeze“, shprehet Pitt, duke shtuar se përmes artit dhe humanizmit të tij, ka prekur zemrat e të gjithëve, ndërsa jeta e vet legjendare do t’i rezistojë brezave që do të vijnë.

Top Channel