Heroina që vjen në Europë si origjinë ka Afganistanin. Kështu na thotë një djalë i ri, që në Zvicër dikur ka punuar si përzierës heroine.

Ai thotë që për të rritur sasinë e drogës dhe fitimin shefat e drogës kërkojnë që në heroina të shtohej me pleh kimik, dhe bar miu.

-Ne kishim për detyrë ta ruanin dhe ta përzienim, pra të shtonim sasinë atë që vinte.

Me një kilogram heroinë me përzierja sa duhet të nxirrje ti?

Po, varion nga 1 që të bëhet 8 deri në 12, përgjigjet ai

Me cfarë e shtoje masën?

-Në Zvicër përdoret një lloj përzierje, është pleh kimik për lulet. Fertiluzes. Shiko se puna e heroinës është kështu: Ndahet në dy kategori për hundë që shtohet me fertilizuesin e luleve, ndërsa për ata që e përdorin me shiringë shtohet me sodë buke, ilaç miu. Janë të gjitha këto substanca kimike që kur bashkohen me heroinën e përforcojnë efektin që ajo të jep në trup.

Po në Shqipëri me çfarë përziehet?

-Në Shqipëri fillon që nga pluhuri i tullës dhe tjegullës. Duke qenë se ka ngjyrë të njëjtë shtimi është i lehtë. Pluhuri I tullës dhe i tjegullës bllokon enët e gjakut prandaj vdesin njerëzit.

Po i bie efekti?

-Kush po pyet, njerëzit mbyllin hallin. Me 5 mijë lek çfarë do blesh, tullë.

Një gram kokainë në treg kushton nga 80 deri në 120 mijë lek të vjetra. Sipas shitësve të drogës çmimi përcakton pastërtinë e kokainë.

Po kokaina me cfarë përziehet?

Fillohet me qumështin pluhur të bebeve, sodë bukë, paracetamol e çdo gjë e bardhë. Pastaj ka dhe mikser profesional që kushton nga 2 deri në 5 mijë euro kilogrami.

Kokaina është e shtrenjtë, si dallohet cfarë cilësie ka?

-Po tani merr sodë buke, ujë, kokainë.  Gjatë procesit shtesat dalin të gjitha veç.

Top Channel