‘Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane’ kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim.

Teksa ka shpërndarë një artikullin ‘Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri’, ambasadorja amerikane shton se sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra do tërheqin më shumë investimet.

“Potenciali për investime të mëdha amerikane në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe pozitë gjeografike strategjike. Sundim më i fortë i ligjit, transparencë & gjykata të pastra do tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja përse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të ndërlidhura. Lexoni mëposhtë. monitor.al/skavica-dhe-ga“, ka shkruar Yuri Kim

Top Channel