Nga pozitiviteti i trupit te “epoka Ozempic”, si po rikthehet obsesioni për dobësinë në verën e vitit 2026 19/08 17:21
Prej disa javësh, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia. Ajo u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me qira në Kukës.
Policia në një deklaratë tha se Fjolla Morina, ka thyer masën e “arrest shtëpiak”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës.
Vetëm ditën e djeshme këngëtarja është bërë më në fund ‘e gjallë’ pasi ndodhet në arrati prej disa javësh.
Ajo ka postuar një foto nga tubimi i Albin Kurtit në ‘Instastory’, me mbishkrimin ‘mbret’, duke e mbështetur kreun e Vetëvendosjes në Kosovë. Fjolla Morina është në gjykim për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit.
Top Channel