Kanadaja shpall “Lëvizjen Perandorake Ruse” organizatë terroriste

06/02/2021 03:13

Qeveria Kanadeze ka njoftuar se e ka vendosur në listën e organizatave terroriste “Lëvizjen Perandorake Ruse (RID)”, në listën e njëjtë me organizatat terroriste si Al-Kaida dhe ISIS .

“Lëvizja Perandorake Ruse” u themelua në vitin 2002, me seli në Shën-Peterburg të Rusisë. Udhëhiqet nga Stanislav Vorobyov, gjersa cilëoshet si organizatë ortodokse-monarkiste ruse e ekstremit të djathtë e motivuar ideologjikisht.

Gjatë vitit 2014, “Lëvizja Perandorake Ruse” ka organizuar trupa paramilitare ruse për të marrë pjesë në luftime në Krime dhe rajonet lindore të Ukrainës. Kjo Lëvizje është përgjegjëse edhe për disa sulme terroriste në Goeteborg të Suedisë, të kryera gjatë viti 2016-2017.

Kanadaja e pason SHBA-në në cilësimin e kësaj Levizjeje si terroriste.

Top Channel