Bledi Çuçi: Investimet në infrastrukturë, turizmi aseti më i madh i Gjirokastrës për t’u zhvilluar

06/02/2021 09:23

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi në një takim bashkëbisedues me qytetarët në Gjirokastër tha se turizmi është aseti më i madh që ky qark ka dhe ndaj edhe investimet në Qeveri janë fokusuar këtu.

“Nuk vijmë që të bashkëbisedojmë me ju vetëm kur ka fushata, pasi kjo është bërë rutinë dhe ka qenë në filozofinë tonë. Fryti i këtyre dialogjeve është sot edhe realiteti i Qarkut Gjirokastër, që s’ka të bëjë fare me atë që ka qenë në 2013-n.  E gjithë zona e Labërisë do të jetë e lidhur me rrugë me parametra bashkëkohore. Këtë gjë po bëjmë edhe me pjesën e Gjirokastrës dhe Dropullit më Libohovën. Kemi shumë projekte ambicioze. Kemi filluar investimin e rrugës së Çarshovës që lidh Përmetin me Qarkun e Korçës”, tha Çuçi.

Top Channel