E martë, 06 Tetor 2026
17:15
Paketa e re e zgjerimit, Marta Kos zbulon dy kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria dhe vendet e tjera për anëtarësimin në BE

Komisinerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos ka theksoi dy kushtet kryesore që shtetet kandidate duhet të plotësojnë për tu bërë pjesë e Unionit.

17:05
“Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje”/ Braçe për ndarjen e re territoriale: Reforma si nevojë mirëqeverisjeje, jo si vizatim i një harte

Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar qëndrimin e tij kundër hartës së re të reformës administrativo-territoriale, duke argumentuar se ndryshimi i kufijve të bashkive nuk është në vetvete thelbi i reformës që i nevojitet pushtetit vendor.

16:51
U propozua nga Kurti, Bekim Sejdiu njofton tërheqjen nga gara për president të Kosovës: Meqë unë nuk i kisha votat…

Bekim Sejdiu ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e garës për president të Kosovës, duke bërë të ditur se për vendimin e tij ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

16:45
Lajme të mira për Chivu, Calhanoglu gati për t’u rikthyer në fushë, flitet dhe për rinovimin

Cristian Chivu ka në përbërje futbollistë të tillë, që mund të mbulojnë mungesat nga dëmtimet apo të përballojnë rënien në formë. Por janë disa elementë që janë të domosdoshëm për zikaltrit; njëri është Lautaro Martinez, tjetri është ai që konsiderohet si pika e referimit të manovrës së Interit, Hakan Calhanoglu

16:45
Ndahet nga jeta bashkëshortja e Michael Flatley, Niamh O’Brien

Niamh O’Brien, valltarja irlandeze dhe bashkëshortja e yllit të “Riverdance”, Michael Flatley, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

16:39
Gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, zbardhet paketa e re e Komisionit Evropian, ja çfarë përmban

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë mbi rishikimet e politikave para zgjerimit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

16:36
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Nga Filip Çakuli

16:20
“Haaland te Reali, Donnarumma te rivalët”/ Inteligjenca Artificiale parashikon eksodin e Manchestser Cityt nëse ‘Qytetarët’ marrin dënimin e rëndë

Një rrëzim i mundshëm i Manchester City-t nga Premier League mund të shkaktojë një eksod masiv të yjeve të skuadrës, ndërsa klubet rivale do të përpiqeshin të përfitonin nga situata.

16:02
Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt/ GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë, bojkoti përfshin edhe masat e sigurisë

Vazhdon bojkoti në gjykata, avokatët po braktisin gjyqet dhe për herë të parë edhe masat e sigurisë, ndërsa gazetarët vijojnë të paraqiten në procese si publik, për shkak se atyre u kërkohet të firmosin një formular ku u kërkohen edhe të dhënat personale. Gjyqi i radhës që dështoi është ai ndaj Erion Veliajt.

15:57
Kishte humbur kontaktet prej tre muajsh me familjen, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Trupi i pajetë i një 80-vjeçareje nga Maqellara është gjetur në lumin Drin, në afërsi të fshatit Potgorc, në Dibër.

15:56
Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe.

15:42
“Nëse zotohet publikisht se…”, Kurti ofertë PDK-së në limit të skadimit të afatit për President: Ne kalojmë projektligjin për Specialen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të zgjidhet përpara se vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

15:41
Berisha do të njoftojë NATO-n/ Pas rrëzimit të hetimit parlamentar, demokratët do t’i dorëzojnë provat në SPAK

Demokratët do të njoftojnë zyrtarisht NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë lidhur me dyshimet për trafikun e armëve nëpërmjet kompanisë shtetërore KAYO dhe kompanisë së biznesmenit izraelit Ron Yeffet.

15:29
PD, thirrje Braçes e Sinajt/ Kërkon votën kundër reformës territoriale, debat me socialistët në komision

Nga mbledhja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa iu drejtua me një thirrje, madje lutje dy deputetëve socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj.

15:19
“Kemi kërkuar të përcaktohet…”/ Prishtina sërish në protestë, PDK kërkon votimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit të ri

Edhe më 6 tetor, protestuesit mbushën sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Kërkesa mbeti e njëjtë si një natë më parë, votimi i projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

15:13
“Humori është opozitar i përjetshëm”, Agron Llakaj në Shqipëria Live: Na shikoni si njerëz që përmes të qeshurës japim mesazhe qytetare

Aktori i humorit Agron Llakaj ka komentuar në “Shqipëria Live” debatin dhe sulmet e fundit për aktorët e humorit, duke shprehur keqardhje për kolegët që, sipas tij, janë bërë pjesë e një fushate akuzash pas skeçit të humorit për protestën.

15:07
Hamza: Kemi mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme, ligji për Specialen duhet të votohet

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se grupi parlamentar i partisë së tij, së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me qëllim votimin në lexim të dytë të ligjit për Dhomat e Specializuara.

15:00
Ky vend më ngjan si një bërdello gjigante

Nga Kreshnik Spahiu

14:48
OpenAI pranon gabimin pas sulmit ndaj sistemeve të qeverisë australiane

OpenAI ka pranuar se nuk reagoi siç duhet pasi një prej agjentëve të saj të inteligjencës artificiale hyri pa autorizim në disa sisteme të qeverisë australiane në qershor.

14:43
Çështja e gjyqtarit të vetting-ut Luan Daci në Strasburg, avokati: GJEDNJ konstatoi se Gjykata e Lartë kreu një vepër të re penale

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar shkelje të nenit 7 të Konventës Evropiane në çështjen e Luan Dacit, kështu deklaroi avokati i tij mbrojtës, teksa e ka cilësuar vendimin si një konfirmim të argumenteve të ngritura prej tij gjatë procesit gjyqësor.

14:36
Policia e Shtetit reagon pas sulmit me vezë ndaj gazetarit Bledi Mane nga protestuesit: Askush nuk mund të marrë ligjin në duart e veta

Në lidhje me incidentin e datës 5 tetor, në Tiranë, ku u sulmua gazetari Bledi Mane, strukturat e Policisë po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe referimin e çështjes pranë organit të Prokurorisë, në përputhje me ligjin.

14:29
Gjesti i bukur i Dani Olmos/ Dhuron një pjesë të pagës në Kroaci dhe media lokale i përgjigjet me duartrokitje

Dani Olmo dhuron një pjesë të pagës së tij bruto vjetore në ndihmë të familjeve të Vukovar, një qytet kroat i prekur në mënyrë të veçantë nga lufta e Ballkanit.

14:20
“Jam kërcënuar”, Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Gazetari Bledi Mane ka rrëfyer në “Shqipëria Live” incidentin e ndodhur gjatë një proteste, ku pretendon se u godit fillimisht me vezë dhe më pas me një gur apo send të fortë.

14:12
Zjarr në Kollovoz të Kukësit, zjarrfikësit në luftë me flakët

Një vatër zjarri u shfaq rreth mesditës në një masiv me pyje dhe shkurre në afërsi të fshatit Kollovoz, në Kukës, pjesë e Njësisë Administrative Shishtavec.

14:10
Hetimi për videot intime, merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Teksa në faqe të ndryshme pornografike vijojnë të ngarkohen video të tjera me përmbajtje intime mes kompozitorit Adrian Hila dhe artisteve të ndryshme, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk janë në gjendje të japin një përgjigje se kush i ka nxjerrë këto video të kapura nga kamerat e sigurisë.

13:58
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Banorët e prekur nga projekti TID Durrës janë rikthyer këtë paradite në protestë para Bashkisë së Durrësit, pak minuta para nisjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

13:58
E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo, gati të lërë skuadrën kombëtare

Cristiano Ronaldo është gati të lërë kombëtaren portugeze pas përplasjeve me trajnerin Jorge Jesus. Kjo është ajo që zbulon gazetari luzitan i CNN, Rui Santos sipas të cilit ylli i futbollit botëror nuk do të veshë më fanellën e Portugalisë përsa kohë që në pankinë të jetë pikërisht Jorge Jesus.

13:56
Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

Mediat në Rusi raportojnë për një vdekje të dytë nga murtaja në një spital në rajonin e Irkutskut, pas vdekjes së një punëtori 28-vjeçar në një laborator që studionte sëmundjen.

13:54
Shpërndarja e drogës pranë shkollave, arrestohen 3 të rinj, në pranga edhe një 41-vjeçar

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra penale që lidhen me narkotikët.

13:47
Arrestohet në flagrancë autori i zjarrvënies në fshatin Leus, dogji një sipërfaqe pyjore e konsiderueshme

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për parandalimin e rasteve të zjarrvënies, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet vunë në pranga shtetasin V. Xh., 70 vjeç, banues në fshatin Leus.

13:47
Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim

Një operacion antidrogë është finalizuar në Memaliaj, ku policia ka goditur një rast të dyshuar të kultivimit të kanabisit në malin Mukaj.

13:37
“Balluku dhe Roni Yeffet kanë zhvatur dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit”, denoncon Balliu: Kanë cenuar sigurinë kombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, ish-zv.kryeministren Belinda Balluku dhe biznesmenin Roni Yeffet se, se sipas tij, kanë ngritur një skemë përmes kompanisë shtetërore KAYO, përmes së cilës janë përfituar dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit dhe prona publike.

13:29
Ju gjetën në shtëpi 303 shufra ari me vlerë 40 milionë dollar, ish-oficeri i Cia-s përballet me drejtësinë

Një ish-oficer i CIA-s, në banesën e të cilit autoritetet gjetën 303 shufra ari me vlerë rreth 40 milionë dollarë, pritet të dalë sot para një gjykate federale amerikane, në kuadër të një seance për një marrëveshje të mundshme pranimi fajësie.

13:26
Cristiano Ronaldo-Jorge Jesus, prapaskenat e përplasjeve te kombëtarja portugeze

Në fillim faza e nxemjes dhe më pas pritja. Koha që kalon, pankina dhe siguria për ato 30 minuta të premtuara që nuk erdhën kurrë. Dhe kështu, gjithçka brenda vetes përmblidhet në një frazë: ‘Vafsh në djall’.

13:10
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të qytetarëve, finalizohen 3 operacione për zbardhjen e vjedhjeve.

13:02
Bledi Mane reagon pas sulmit me vezë nga protestuesit: Më goditën edhe me gur, më ndoqën rreth 30 persona

Gazetari Bledi Mane u rrethua dhe u sulmua me vezë një ditë më parë nga një grup protestuesish gjatë protestës së “Revolucionit Flamingo”, pranë Kuvendit. Në pamjet e incidentit, disa prej tyre dëgjohen duke e fyer dhe duke i thirrur “servili i Ramës”, ndërsa Mane i pyet: “Me mua çfarë keni?”.

12:58
Debatet për rregulloren e GJKKO-së, ministri Gogu: Pas miratimit të Konventës për avokatët, nxjerrim aktet nënligjore

Rregullorja e GJKKO-së që vendos kufizime për avokatët dhe gazetarët në sallat e gjyqit mund të përballet me standardet e reja që do të sjellë ratifikimi i Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit.

12:50
“Prej 20 muajsh vijon pengmarrja ime”, kryebashkiakut Veliaj mesazh me IA: Dreka falas për çdo nxënës, asnjë pengmarrje nuk na ndal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një mesazh në rrjetet e tij sociale, të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës rrëfen transformimin që administrata e drejtuar prej tij ka bërë për shkollat, kopshtet dhe çerdhet, si dhe nënvizon se do ta mbajë premtimin për të realizuar edhe projektin e ushqimit falas në shkollat e kryeqytetit.

12:44
FIFA, telashe të reja për Infantinon/ Republika Demokratike e Kongos, në Botëror me një portier që nuk i lejohej të luante

Bota e futbollit vazhdon të tronditet dhe ndaj FIFA po ngrihen akuza njëra pas tjetrës nga sektorë të ndryshëm. E fundit në listë ka të bëjë me portierin e Republikës Demokratike të Kongos, Lionel Mpasi që e kishte të ndaluar të luante në Botërorin e kësaj vere, diçka të cilën qeveria e futbollit botëror e shpërfilli.

12:40
“Ka bashkëjetuar me Vlora Hysenin”, Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me aktivitetin e biznesmenit Roni Yeffet dhe marrëdhëniet e tij me struktura dhe zyrtarë të sigurisë e mbrojtjes.

12:39
Gjekmarkaj takon nënkryetarin e Parlamentit të Kroacisë: Diskutim për integrimin europian, Kosovën dhe shqetësimet e opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e parlamentit kroat, akademikun dhe kardiologun Željko Reiner.

12:36
U shkarkua pas procesit të Vettingut në vitin 2020, prokurori Adnan Kosova fiton çështjen në Strasburg. Ja çfarë i detyrohet shteti shqiptar

Prokurori Adnand Kosova, i shkarkuar nga Vettingu në vitin 2020, ka fituar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

12:33
E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në një spital në Tiranë.

12:26
Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja/ Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij dërgohen në gjyq, akuzohet edhe punonjësi i sigurisë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja dhe ka dërguar në gjyq tre persona, mes tyre Elvis Shkambin, i akuzuar për tre vepra penale, si dhe xhaxhain e tij, Gjon Shkambin.

12:19
Flakët përfshijnë subjektin në Milot, digjen 4 kamionë dhe një eskavator, plagoset roja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Milot të Kurbinit, ku një zjarr ka përfshirë një subjekt për përpunimin e inerteve.

12:13
Aksident tragjik në një kompani në Vlorë, humb jetën pronari 73-vjeçar, e zënë poshtë materialet e rënda

73-vjeçari Ylli Shakaj ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar në Vlorë.

12:02
U pushua nga puna pasi i dolën fotot në OnlyFans, ish-mësuesja vjen me kërkesën e pazakontë

Një vit pas largimit nga puna, Elena Maraga, ish-mësuesja e një kopshti privat katolik në provincën e Trevizos, është gati të rikthehet në profesionin e saj.

12:01
‘Duhet të mendoj për karrierën’/ Mbyllet sezoni për Jannik Sinner, numri 1 i botës rikthehet të luajë në 2027

Viti 2026 i Jannik Sinner mbyllet me fitoren e madhe në Wimbledon në 12 korrik. Tenisti italian, vendosi të zgjedhë të vijojë me terapinë konservative për të trajtuar problemet në gjurin e djathtë që i dhemb prej më shumë se 3 muajsh dhe do të kthehet në fushën e lojës në vitin 2027 dhe takimi i parë do të jetë Austrialian Open që do të luhet në 11-31 janar 2027.

11:58
“Hiqeni atë pajtimin te divorci, gjykata s’ka…”, Korreshi batuta te “Ligjet”, Gogu: Konventa do mbrojë avokatët, dakord për dëgjesë me grupet e interesit

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po shqyrton projektligjin “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit”, të bërë në Luksemburg më 13 maj 2025.

11:52
Hidrauliku 43-vjeçar akuzohet për vrasjen e 7 grave në Poloni, policia e cilëson si “vrasësin serial” më të rrezikshëm në histori

Polonia është tronditur nga hetimet ndaj 43-vjeçarit Michael P., i akuzuar për vrasjen e të paktën shtatë grave.

11:48
Ai qau, humbi, u dorëzua dhe u rikthye: Historia e Messit që përfundoi si një përrallë

Messi është Argjentina dhe Argjentina është Messi. Bilanci me të cilin Lionel Messi mbyll aventurën e tij me kombëtaren është i jashtëzakonshëm dhe në kontrast të plotë me fillimet e tij dhe me një pjesë të gjatë të këtij rrugëtimi.

11:35
Kombëtarja dhe situata me kartonët e verdhë, 6 futbollistë rrezikojnë praninë në ndeshjen me Finlandën

Ndërsa vëmendja është te sfida me San Marinon, trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran po mendon edhe për sfidat e muajit nëntor të Nations League dhe më konkretisht për sfidën me Finlandën në Tiranë.

11:31
Çmimet e benzinës shqetësojnë amerikanët, Trump: Janë një çmim i vogël për sigurinë e vendit dhe botës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka cilësuar çmimet e larta të benzinës që paguajnë amerikanët si një “çmim të vogël për të paguar për të mbajtur botën dhe vendin tonë të sigurt”.

11:21
Pas ngjarjeve kriminale që tronditën qytetin, ministri Demo ‘zbarkon’ në Shkodër

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo i shoqëruar nga drejtori i policisë së shtetit Skënder Hita ka zhvilluar këtë të martë një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ku është pritur nga strukturat vendore të rendit.

11:20
Çështja Cristiano Ronaldo, ndërhyn dhe Rio Ferdinand: Jesus t’i kërkojë ndjesë Ronaldos ose do të shkarkohet

Polemikat që kanë si protagonistë Cristiano Ronaldon dhe trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus vazhdon të diskutohen në botën e futbollit.

11:17
Arrestohet ish-kreu i Shërbimit Federal Gjerman, August Hanning/ Dyshohet për spiunazh dhe rrjedhje sekretesh shtetërore

Autoritetet gjermane kanë arrestuar ish-kreun e Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), August Hanning, në kuadër të një hetimi për spiunazh dhe rrjedhje të sekreteve shtetërore, raportoi gazeta gjermane “Bild”.

11:16
Anglia “i përgjigjet” Trump/ SHBA tërheqin trupat pas dyshimeve për terrorizëm, Burnham: Baza ishte e sigurt

Baza ajrore britanike Fairford, ku ishin dislokuar avionët e rëndë strategjikë bombardues amerikanë B1, B2 dhe B52, është e sigurt, deklaron zyra e Kryeministrit britanik Andy Burnham.

11:08
Përplasja për Ligjin e Dhomave të Specializuara, nënkryetarja e Kuvendit Çitaku i bën thirrje Kurtit të votojë: Albin, eja në Kuvend

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend për të votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

10:58
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses, kërkon ‘sqarim’ për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

10:56
PDK vendos kushtin për Presidentin, Hamza: Fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përsëritur qëndrimin e PDK-së për rendin e veprimeve që duhet të ndërmarrë Kuvendi, në një kohë kur Kosova ndodhet në një afat vendimtar për zgjedhjen e presidentit të ri.

10:54
Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, avokatët vijojnë bojkotin

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

10:54
Video/ Grabitje ‘kinematografike’ në Siçili, 12 persona vjedhin dy bankomate me një… ekskavator

E gjitha ndodhi në orën 03:30 të shtunën, kur një grup prej rreth 12 personash, duke përdorur tre makina dhe një kamion, si dhe bllokuan një rrugë në qendër të qytetit.

10:43
Lionel Messi, nga ‘Plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

E marta e 6 tetorit është dita e Lionel Messit. ‘Pleshti’ do t’i thotë përfundimisht lamtumirë kombëtares argjentinase me një ndeshje miqësore ndaj Beninit në stadiumin Monumental të Buenos Airesit. Është tagoja e fundit e Messit pas 21 vitesh të mbushur me gola, lavdi dhe lotë me fanellën e një Argjentine që pas shumë kohësh mësoi të dojë këtë talent të jashtëzakonshëm të admiruar në të gjithë botën.

10:40
Analiza/ Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?

Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason është e qartë: Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por, shumë më pak e qartë është se kush do t’i ushtronte kompetencat e presidentit pas kësaj?

10:26
Tre javë pa transport, rreth 30 nxënës protestojnë para gjimnazit në Livadhja të Sarandës

Rreth 30 nxënës nga Shalësi, Xarra, Çifliku dhe Mursia po protestojnë këtë të martë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, duke kërkuar zgjidhjen e problemit të transportit shkollor.

10:11
Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll/ Plagosen 8 nxënës, arrestohet 15-vjeçarja

Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në lagjen Başakşehir të Stambollit, ku tetë nxënëse mbetën të plagosura.

10:10
Mirlinda Karçanaj shkon në SPAK, zbaton masën e vendosur nga Gjykata e Lartë

Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Lartë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

10:02
“Do të paguajë ai që i ka regjistruar dhe shpërndarë videot”, këngëtarja Matraku reagon sërish: Nuk kam kërcënuar askënd

Pas mesazhit të gjatë publik, ku kërkoi falje dhe pranoi përgjegjësinë për veprimet e saj, Blerina Matraku ka reaguar sërish lidhur me videot intime të saj me kompozitorin Adrian Hila, të publikuara online.

09:50
Mblidhet në Bruksel COELA, diskutohet mbyllja Kapitullit 20 mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian

Në Bruksel prej orës 9:00 është mbledhur grupi i punës COELA për të shqyrtuar Kapitullin 20 “Sipërmarrja dhe Politika Industriale” me Shqipërinë.

09:44
Ditë kritike për Kosovën/ Presidenti dhe Specialja në qendër të zhvillimeve, kërkohet zgjidhje për krizën e thellë politike

Kosova përballet sot me një ditë vendimtare politike, pasi skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Në të njëjtën kohë, mbetet i papërfunduar edhe procesi parlamentar për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke bërë që dy zhvillimet të lidhen drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

09:38
Vjedhje banesash e biznesesh në Orikum dhe Dukat, banorët kërkojnë ndërhyrjen e policisë

Banorët e Orikumit dhe Dukatit denoncojnë se prej ditësh banesat dhe bizneset po bëhen objekt i grabitjeve, ndërsa autorët, sipas tyre, veprojnë të maskuar dhe kryesisht në orët e natës.

09:36
Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

Gjatë një vizite në Spitalin Onkologjik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se po punohet për hartimin e një udhëzuesi të ri, në konsultim me mjekët, me synim lehtësimin e procedurave dhe aksesit të pacientëve në shërbimet onkologjike.

09:26
Aksident i dytë brenda pak ditësh në Sheq të Madh, dëmtohet sërish një shtyllë. Banorët kërkojnë kufizues shpejtësie

Një aksident është shënuar në lagjen Sheq i Madh në Fier, ku një kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi.

09:24
Frikë nga konkurrenca kineze, Britania shqyrton tarifa për automjetet elektrike

Britania e Madhe po shqyrton vendosjen e tarifave ndaj importeve të automjeteve elektrike kineze, mes shqetësimeve se prodhuesit nga Kina po përfitojnë nga subvencionet shtetërore dhe po mbushin tregun britanik me makina me çmime konkurruese.

09:15
Policia merr masa për ndeshjen Shqipëri-San Marino, qindra efektivë në terren. Ja akset që bllokohen

Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-San Marino, e cila do të zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

09:13
Valë protestash në Madrid/ Mijëra njerëz në rrugë pas rrëzimit të dekreteve për strehimin

Thirrja “Greva e përgjithshme tani!” ka përfshirë Madridin dhe dhjetëra qytete të tjera në Spanjë, ku mijëra qytetarë kanë protestuar kundër krizës së strehimit dhe rritjes së kostove të qirave.

09:05
Elon Musk bëhet sërish trilioner, pasuria e tij rritet me 65 miliardë dollarë në një ditë

Pas një rritjeje të fortë në tregje, pasuria e Elon Musk ka kaluar sërish shifrën e 1 trilion dollarëve.

09:04
Sulm masiv me 650 dronë ndaj Moskës, dy të vdekur dhe 9 të plagosur

Moska u vu në shënjestër të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të muajve të fundit, me rreth 650 mjete fluturuese pa pilot që hynë në rajonin e kryeqytetit rus gjatë natës.

08:57
Avioni i British Airways humbet 8 mijë metra lartësi në 7 minuta, bën ulje emergjente në Heathrow

Një incident i frikshëm është regjistruar gjatë një fluturimi të British Airways nga Londra drejt Çikagos, pasi një Boeing 777 humbi rreth 27 mijë këmbë lartësi brenda vetëm shtatë minutash dhe ekuipazhi shpalli gjendje emergjente për shkak të një problemi teknik.

08:42
“Çfarë bëri ajo që e urreve kaq shumë?”, ish-konkurrenti i “American Idol” dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas

Caleb Flynn, 40 vjeç, ish-konkurrent i “American Idol”, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për vrasjen e gruas së tij, Ashley Flynn, 37 vjeçe.

08:40
I njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë, si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte

Shqipëria zbret sonte në fushë për ndeshjen e katërt në Grupin 1 të Ligës së Kombeve, teksa në stadiumin “Arena Kombëtare” përballet me San Marinon, në orën 20:45. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në Digitalb.

08:31
Moment i sikletshëm për bashkëshorten e Vance/ Pengohet teksa zbriste nga helikopteri me foshnjën, shihni reagimin e ushtarëve

Një incident i vogël shoqëroi mbërritjen e Usha Vance, bashkëshortes së zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance, në Bazën e Përbashkët Andrews, nga ku familja do të nisej për në Alaska.

08:22
Guterres bën thirrje për armëpushim të përhershëm në Gaza: Është koha për paqe

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për zbatimin e një “armëpushimi të përhershëm” në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit, në prag të përvjetorit të sulmit të 7 tetorit 2023.

08:10
Ndahet nga jeta Geoffrey Archer, shkrimtari që shiti mbi 300 milionë libra dhe ish-politikani konservator britanik

Shkrimtari britanik Geoffrey Archer, një nga autorët më të suksesshëm komercialisht të dekadave të fundit dhe ish-zyrtar i Partisë Konservatore, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

08:09
Kryeministri Rama publikon pamje nga kantieri i Pallatit të Sportit në Korçë: Hapësirë moderne edhe për aktivitete ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga kantieri i Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, ku vijojnë punimet për transformimin e këtij objekti sportiv.

07:59
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte ekzekutimi i parë ushtarak në 65 vjet

Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar ekzekutimin me pushkatim të Nidal Malik Hassan, ish-psikiatrit të Ushtrisë Amerikane të dënuar me vdekje për masakrën e vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas.

07:48
Murtaja apo “pneumonia e panjohur”? Mister në Rusi pas vdekjes së studiueses 28-vjeçare

Vdekja e një laboranteje 28-vjeçare në Siberi ka shkaktuar shqetësim, pasi ajo punonte në Institutin e Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk dhe u shtrua në spital me pneumoni të rëndë.

07:38
Avioni ushtarak rrëzohet në Nigeri, 32 viktima, asnjë i mbijetuar

Një avion ushtarak nigerian është rrëzuar në shtetin Ondo, në jugperëndim të Nigerisë, duke shkaktuar vdekjen e 32 personave që ndodheshin në bord.

07:27
Kebeku drejt një referendumi të ri për pavarësinë? Kreu i PQ: E meriton të bëhet vend

Kreu i Partisë së Kebekut (PQ), Paul St-Pierre Plamondon, ka riafirmuar synimin për të organizuar një referendum të ri për pavarësinë e provincës kanadeze frëngjishtfolëse, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet lokale.

07:16
Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, sindikatat bashkohen kundër qeverisë së Lecorny

Protestat për kushtet në shkollat publike në Francë po marrin përmasa më të gjera, ndërsa qeveria e Sébastien Lecorny përballet me rrezikun që një revoltë e nisur në shkolla dhe universitete të shndërrohet në një konflikt më të gjerë për shërbimet publike dhe prioritetet buxhetore.

07:05
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të Martë

Moti këtë të martë, do të paraqitet kryesisht i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

E hënë, 05 Tetor 2026
23:17
“Nuk u koordinuan me Shqipërinë”/ Vengu për Specialen e Kosovës: Nga Prishtina s’pati asnjë komunikim pas vendimit të Hagës

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot në emisionin “Top Story” se pas vendimit të Gjykatës së Hagës nuk ka pasur koordinim mes Prishtinës dhe Tiranës për hapat që duhet të ndërmerreshin lidhur me Specialen e Kosovës.

23:01
Debati në ‘Top Story’/ Çfarë përfaqëson Ron Yeffet dhe pse e fitoi ai prodhimin e armëve në Shqipëri?

Mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ pati edhe debat për Ron Yeffet, të cilit SPAK i kontrolloi banesën dhe i sekuestroi telefonin, në kuadër të hetimeve për KAYO-n.

22:50
U larguan disa kohë më parë, dy nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës rimarrin detyrën

Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi janë rikthyer në detyrat e tyre në Bashkinë e Tiranës.

22:47
Top Story/ “Dyshohet për trafik armësh ‘Made in Albania’ me sprej”, Beci shpjegon skemën: Dy nga kompanitë janë ‘bijat’ problematike

I ftuar në studion e “Top Story” nga Grida Duma, ish-prokurori Eugen Beci foli për dy kompani të lidhura me industrinë e armatimit, AAT dhe TIMAK Defence, janë në fokus të hetimeve të SPAK.

22:45
Alarmi i murtajës në Siberi, reagon Presidenti Trump: Do e ndihmojmë Rusinë që ta kalojë këtë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Rusinë pas rastit të një punonjëseje laboratorike që humbi jetën në një institut kërkimor kundër murtajës në Siberi.

22:41
Liga e Kombeve/ Spektakël i “Gjelave”, Franca përmbys me katër gola Belgjikën. Italia shkëlqen sërish kundër Turqisë

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e mbrëmjes në Nations League, me Francën që ka dhuruar spektakël ndaj Belgjikës dhe Italinë që ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme përballë Turqisë.

22:28
Tensionet në protestën e Kosovës, shoqërohet nga policia nipi i Hashim Thaçit

Tensione janë shënuar gjatë protestës në Kosovë, ku Policia ka shoqëruar edhe nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

22:23
“Janë bërë përgjime ambientale”, Karamuço në ‘Top Story’: Kush falsifikon? Një gjilpërë nuk kalon nga Afrika në Shqipëri, s’e lë inteligjenca e NATO-s

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story’ nga Grida Duma, foli për hetimet e fundit të SPAK në lidhje me kompaninë Kayo.

22:15
Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”, dyshimet për trafik armësh/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpjeguar se kompanitë dhe kontratat kalojnë nën filtrin e sigurisë së një komiteti të mbrojtjes.