SHBA në alarm për një sulm të mundshëm iranian me dronë ndaj Trump, Mossadi paralajmëron CIA-n
Mbi 22 milionë persona janë prekur nga një sulm kibernetik mbi platformën franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste.
Sulmi u regjistrua në muajin shtator, ndërsa mediat franceze raportuan të shtunën se janë vjedhur të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve. “Janë bërë publike të dhënat e kontaktit, përfshirë emrat, mbiemrat dhe adresat postare të kompanive kliente të Maileva-s”, bëri të ditur grupi përmes një komunikate zyrtare.
Mediat në Francë raportojnë se Maileva ka njoftuar Komisionin Kombëtar për Informatikën dhe Liritë Civile (CNIL), si dhe ka paraqitur një kallëzim penal. “Ka nisur një hetim gjyqësor”, njoftoi La Poste, ndërsa e cilësoi ngjarjen si “një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë së të dhënave në Francë”. Maileva është një kompani e specializuar në digjitalizimin e proceseve dokumentare dhe dërgimin e korrespondencës për profesionistët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe kompanitë e mëdha në Francë. Shërbimet e saj përfshijnë dërgimin e fletëpagesave, letër-rekomandimeve, faturave dhe njoftimeve për mbledhjet e përgjithshme të aksionarëve.
Maileva numëron mbi 70 milionë përdorues dhe vetëm gjatë vitit 2024 ka dërguar 180 milionë dokumente. Ky nuk është rasti i parë kur grupi postar francez bëhet objekt i një sulmi kibernetik. Në vitin 2025, vetëm pak ditë para Krishtlindjeve, hakerë pro-rusë morën përsipër përgjegjësinë për një sulm kibernetik që vështirësoi gjurmimin e pakove dhe rëndoi ndjeshëm funksionimin e shërbimeve postare franceze në një nga periudhat më të ngarkuara të vitit.
Top Channel