Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale
Kosova do të duhet të përmbushë 22 hapa deri më 31 dhjetor në mënyrë që të përfitojë mbi 131 milionë euro asistencë nga Plani i Rritjes.
Për shkak të bllokadës në Kuvend në pjesën e parë të vitit 2026, për shkak të mos përmbushjes së reformave, Kosova humbi mbi 40 milionë euro nga kjo paketë. Kur kanë mbetur edhe një muaj e gjysmë deri në skadimin e afatit, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është optimiste në përmbushjen e këtyre kritereve.
Edhe në komisionet parlamentare së fundmi janë trajtuar me intensitet të ri projektligjet që hyjnë në kuadër të Planit të Rritjes në mënyrë që ato të kalohen me shpejtësi në komisionet parlamentare dhe t’i referohen seancës për votim
Komisionet parlamentare janë duke shqyrtuar projektligjet, miratimi i të cilave kërkohet nga Bashkimi Evropian për përfitim nga Plani i Rritjes.
Por, opozita shpreh një shqetësim me punën e ekzekutivit në këtë drejtim.
Jehona Lushaku Sadriu, kryetare e Komisionit për Integrim Evropian shprehet: Është ambicioze sepse përgatitjet dhe serioziteti i qeverisë mungon. Po të kishte një plan veprimi dhe një procedim me procedura të përshpejtuara dhe një përpunim dhe procedim i projektligjeve dhe dokumenteve strategjike të cilat kërkohen me këtë plan, atëherë Kosova nuk do kishte pas mundësi të humbte gjithë këtë asistencë’, thotë ajo.
Një prej pengesave në përmbushjen e të gjitha kërkesave brenda afatit të përcaktuar është miratimi i Kodit Civil, që për vite të tëra nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme në Kuvend. Vlera e përgjithshme e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian e parashikuar për Kosovën është 882.6 milionë euro.
Top Channel