E hënë, 03 Gusht 2026
18:09
“Çmimet janë çmendur, po dëmtoni bujqit dhe konsumatorin”, Braçe denoncon abuzimin e tregtarëve: E blejnë shalqinin me 6 lekë/kg dhe e shesin 30

Erion Braçe ka denoncuar rritjen e madhe të çmimeve të shalqirit dhe akuzon tregtarët për abuzim në dëm të fermerëve dhe sektorit të turizmit.

17:43
Bashkimi i Selenicës me Vlorën, deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

Deputeti i PS Vullnet Sina kundërshton bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës, duke argumentuar se Selenica duhet të mbetet bashki më vete.

17:41
Vijon vala e eliminimeve në Iran/ Dyshohet se spiunonin për Izraelin, autoritetet iraniane ekzekutojnë vendimin me varje për dy persona

Irani ka ekzekutuar me varje dy burra, të cilët i akuzoi për spiunazh në favor të Izraelit, ndërsa vala e ekzekutimeve në Republikën Islamike, shpesh e bazuar në akuza të paqarta për sigurinë kombëtare, që nga fillimi i luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin nuk tregon shenja ngadalësimi.

17:22
Irani mohon bisedimet me SHBA-në: Nuk ka plane për diskutime, po negociojmë vetëm me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani ka deklaruar se nuk është duke zhvilluar negociata me Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka plane për bisedime të tilla, pavarësisht deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump se negociatat për t’i dhënë fund konfliktit do të rifillojnë të hënën.

17:16
“Mëso nga lumi”, mesazhi i koduar i Spiropalit: Pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin

Në pritje të shqyrtimit në asamblenë socialiste të mocionit të propozuar prej saj për “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Elisa Spiropali ka lëshuar një mesazh të koduar në rrjetet sociale.

17:00
“Ministre dhe ish-ministre po përdorin shtatzëninë për t’i shpëtuar burgut”, Berisha: Brenda SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të saj, duke pretenduar se disa ministre, ish-ministre dhe deputete po përdorin shtatzëninë si mënyrë për t’iu shmangur masave të sigurisë apo dënimeve.

16:53
Situatë e vështirë në Uashington, zjarret detyrojnë 60 mijë banorë të evakuohen, digjen rreth 600 ndërtesa

Rreth 60 mijë persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre në pjesë të shtetit të Uashingtonit, pasi zjarret e mëdha pyjore kanë përfshirë rajonin përreth qytetit të Spokane.

16:21
Zjarr i madh në fshatin Kash të Ballshit, rrezikohen disa banesa

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Kash të Ballshit, duke rrezikuar disa banesa.

16:04
Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij

Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Vescovato të Italisë, pas një sherri banal në një lokal.

15:35
SHBA kërkon strategji të reja kundër Iranit, ushtria u bën thirrje analistëve: Na duhen ide “kreative” për të rritur presionin

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton alternativa të reja për të rritur presionin ndaj Iranit, ndërsa operacionet ushtarake të deritanishme nuk kanë arritur ta detyrojnë Teheranin të rikthehet në tryezën e negociatave sipas kushteve të Uashingtonit.

15:29
Parada e makinave të luksit ekspozohet nga të pasionuarit në Gjergjan të Elbasanit, aktiviteti mbledh dhjetëra pjesëmarrës dhe vizitorë

Të pasionuarit e makinave të luksit dhe makinave off-road ekspozuan mjetet e tyre, këtë herë në Njësinë Administrative Gjergjan.

15:25
Financim 114 mln euro nga Gjermania/ Nga energjia te konviktet, Shqipëria firmos marrëveshje për tre projekte strategjike

Shqipëria do të përfitojë 114 milionë euro financim nga Gjermania për tre projekte strategjike në sektorin e energjisë dhe arsimit.

15:25
Trump nderohet në mënyrë të veçantë/ Autostrada në Marok merr emrin e tij, reagon Presidenti amerikan: Shpresoj ta përshkoj këtë rrugë së shpejti

Maroku ka vendosur t’i vendosë emrin e presidentit amerikan Donald Trump një prej autostradave më të rëndësishme të vendit, një vendim që është konfirmuar zyrtarisht nga Mbreti Mohammed VI.

15:16
Ndryshimet për strehimin social, çmimet e larta të banesave detyrojnë qeverinë të rishikojë ligjin për kriteret

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të banesave ka detyruar qeverinë të rishikojë ligjin për strehimin social.

15:10
Deklarata e Berishës për mini-maternitetin në SPAK, Kryemadhi i përgjigjet me batuta: Ju garantoj që me barrë nuk ngel, disa thashetheme…

Teksa ish-bashkëshorti i saj vazhdon të mbahet në paraburgim, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK, duke iu bindur masës së detyrimit për paraqitje.

14:55
Alarm në Rumani/ I nxehti ekstrem rrezikon centralin bërthamor, ushtria përdor shpërthimet me eksploziv për… ftohjen

Temperaturat ekstreme që kanë goditur Europën po krijojnë shqetësime edhe për funksionimin e centraleve bërthamore.

14:45
Video/ Droni ukrainas rrëzohet në një plazh në jug të Rusisë, humbin jetën 4 pushues, mes tyre edhe një fëmijë

Një dron ukrainas u rrëzua mbi një plazh të mbushur me pushues në rajonin e Krasnodarit, në jug të Rusisë, mëngjesin e së hënës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave, mes tyre edhe një fëmijë.

14:27
Aksident në Fier/ Makina përplas nga pas motomjetin, drejtuesi i tij niset me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mesditen e sotme në lagjen Sheq i Madh në Fier.

14:27
Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off

Dinamo ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën play-off të UEFA Conference League, nëse arrin të kalojë me sukses pengesën e Audës në raundin aktual.

14:21
I dënuar me 15 vite burg për trafikim të personave, ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë 42-vjeçari, zbardhet identiteti

Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin nga Roma të shtetasit Sefer Selimaj, 42 vjeç, i dënuar me 15 vite burg për trafikim të personave.

14:20
Ngacmoi seksualisht një të mitur, policia arreston 31-vjeçarin në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 31-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet për “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

14:11
Kriza në FIFA, prestigjiozja franceze zbulon prapaskenat: Edhe Macron ndërhyri kundër planit të Infantinos

Kriza që ka përfshirë FIFA-n dhe presidentin e saj Gianni Infantino ka kaluar përtej kufijve të sportit, duke tërhequr edhe vëmendjen e liderëve politikë europianë.

13:59
Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh

Garancia financiare prej 50 mijë eurosh nuk ka qenë e mjaftueshme për gjyqtarin e vetëm të çështjes së dytë ndaj Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili ka refuzuar kërkesën për lirimin e tij me kusht.

13:58
Zjarr në Libofshë, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme pranë fshatit Vanaj, në njësinë administrative Libofshë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë.

13:38
Egnatia kërkon të shkruajë historinë, mëson kundërshtarin e mundshëm nëse kualifikohet në play off-et e Europa League

Egnatia tashmë e di rrugën që duhet të ndjekë në Europë.

13:34
Aksident i rëndë në Lushnje/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse dhe rrotullohet disa herë në rrugë, përfundon në spital drejtuesja e mjetit

Aksident në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnje-Berat.

13:32
Aksidenti që i mori jetën 40-vjeçarit në Bulqizë/ Arrestohet drejtuesi teknik i subjektit minerar, nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë

Është arrestuar ditën e sotme drejtuesi teknik i subjektit minerar ku humbi jetën minatori 40-vjeçar në Bulqizë.

13:30
Përplasje mes Spanjës dhe Italisë për emigracionin, Madridi akuzon Romën: Nuk e ka kryer detyrën si duhet

Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, ka kritikuar menaxhimin e krizës së emigracionit në Itali, duke krahasuar situatën në Lampedusa me atë të Spanjës në kufijtë me Afrikën e Veriut.

13:25
Rritja e ndjeshme e çmimit të karburanteve, Konfindustria kërkesë urgjente Qeverisë: Riktheni Bordin

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë menjëherë për frenimin e rritjes së çmimeve të karburanteve, duke argumentuar se shtrenjtimi i ditëve të fundit është i pajustifikuar.

13:22
Aventurë e re për Nedim Bajramin, Rangers e transferon në Arabinë Saudite për tre milionë euro

Nedim Bajrami është shumë pranë një aventure të re në karrierën e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Rangers dhe të transferohet te klubi saudit Al Taawoun.

13:08
Autor i gjashtë vjedhjeve në muajin korrik, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “July”, në kuadër të të cilit janë zbardhur gjashtë raste vjedhjesh dhe tentativa për vjedhje të regjistruara gjatë muajit korrik 2026.

13:03
Zjarri në Shkozet, tymi toksik vijon të përhapet/ Banorët thirrje: Kemi lëvizur fëmijët nga shtëpia, të merren masa

Dy ditë më parë, banorët e zonës ku u dogj magazina në Shkozet të Durrësit i bënë thirrje Bashkisë të ndërhynte me mjete të rënda për të eliminuar vatrat e mbetura të zjarrit, të cilat vijonin të çlironin tym toksik.

12:57
Lëvizje surprizë te Holanda, “Tulipanët” gati të rikthejnë për herë të katër trajnerin e njohur

Louis van Gaal mund të jetë gati për një tjetër rikthim të madh në futbollin ndërkombëtar.

12:56
Peshkatari 71-vjeçar kap krapin 21.5 kg në lumin Vjosa: Është i dyti në mbi 40 vite peshkim

Një krap i përmasave të rralla është kapur në lumin Vjosa nga një peshkatar 71-vjeçar nga fshati Frakull i Fierit.

12:48
Kampionët europianë bëjnë gati ofertën për talentin e Barcelonës, katalanasit të bindur për të mos e shitur

Aston Villa ka vendosur të provojë një nga operacionet më të bujshme të merkatos, duke synuar talentin e Barcelonës, Marc Bernal.

12:43
Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe tentoi të vidhte në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Korçë

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se tentoi të vidhte në një banesë në fshatin Goskovë, ndërkohë që ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

12:27
Tjetër varr masiv në Kosovë/ Gërmimet në Zubin Potok, gjenden eshtra njerëzore në një vend tjetër

Derisa po vazhdojnë gërmimet në varrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut, autoritetet e Kosovës kanë konfirmuar edhe një lokacion tjetër ku dyshohet se mund të gjenden mbetje mortore që u përkasin të zhdukurve me dhunë nga lufta.

12:27
Interi kërkon goditjen e madhe në mbrojtje/ Pas Stones synon Cristian Romeron, gati oferta për rikthimin e argjentinasit në Serie A

Interi po përgatit një tjetër lëvizje të madhe për të forcuar mbrojtjen e trajnerit Cristian Chivu.

12:18
Biznesi humbet ritmin në korrik/ Sezoni turistik nuk mjafton, bie besimi në ekonomi

Pavarësisht se korriku është kulmi i sezonit turistik, bizneset kanë shfaqur më pak optimizëm për ecurinë e ekonomisë.

12:14
Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete. Rëndohet trafiku në të dyja drejtimet

Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim të Tiranës.

12:13
Aksident i frikshëm në aksin Fier-Lushnje/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në kanal, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

12:05
Ylli botëror i atletikës lë pas burgun, nis jetë të re pasi vrau të dashurën e tij 13 vite më parë

Oscar Pistorius ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij pas lirimit nga burgu, duke u larguar plotësisht nga bota e sportit që dikur e bëri të famshëm në të gjithë botën.

12:00
“Nuk po kërkoj të vras njerëz”, Trump: Bisedimet e reja me Iranin do të fillojnë të hënën

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se bisedimet e reja me Iranin do të nisin të hënën, pasi vendosi të anulojë sulmet ushtarake që, sipas tij, ishin planifikuar ndaj Teheranit.

11:50
Kriza e migrantëve në Ceuta, mijëra kthehen në Marok pas kalimit masiv kufitar

Ceuta po përballet me pasojat e një prej krizave më të mëdha kufitare të viteve të fundit, pasi dhjetëra mijëra migrantë kaluan nga Maroku drejt enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut.

11:33
Jo vetëm Uellsi, edhe Anglia tërheq mbështetjen për Gianni Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

Kriza në FIFA po thellohet. Pas Federatës Uellsiane të Futbollit, edhe Anglia pritet të ndërmarrë hapin e radhës duke tërhequr zyrtarisht mbështetjen për presidentin Gianni Infantino.

11:21
A do të marrë pjesë PD në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm? Berisha: I kemi dhënë fund çdo bashkëpunimi me PS

Historia do të përsëritet sërish në Parlament për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

11:19
Garancia Evropiane për Fëmijët/ Ministrja Sala: Plani i Veprimit 2026-2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Rreth 100 mijë fëmijë që përballen me përjashtim social ose me vulnerabilitete komplekse do të përfitojnë nga ndërhyrjet e parashikuara  në Planin e Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët 2026–2030.

11:14
De Rossi “dashurohet” me Mario Mitajn, trajneri i Genoas e mbush me elozhe mbrojtësin shqiptar: Do ta rrisë nivelin e skuadrës

Mario Mitaj ka marrë vlerësime maksimale nga trajneri i Genoas, Daniele De Rossi, vetëm pak ditë pas transferimit të tij te skuadra italiane.

11:06
Protestat kundër Reformës Territoriale, Berisha: Janë të ligjshme, qytetarët të reagojnë

Pasi doli nga Prokuroria e Përgjithshme, ku zbatoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” kreu i PD dha një prononcim për mediat, ku komentoi Reformën Territoriale.

11:00
Alarm nga të shtënat në det pranë Palasës, reagon Policia: U ndaluan katër persona, nuk u gjet asnjë armë në bord

Një mjet lundrues është ndaluar nga Policia në det, përballë Himarës, pasi dyshohet se nga bordi i tij është qëlluar me armë zjarri në ajër.

10:51
Vapa ekstreme, zjarrfikësit freskojnë qendrën e Gramshit: Fëmijët i gëzohen “shiut” nga autoboti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë një pamje të veçantë në qytetin e Gramshit, ku zjarrfikësit kanë dalë në ndihmë të qytetarëve duke freskuar rrugët dhe hapësirat publike me ujë.

10:50
“Nuk e përballon më presionin”/ Ariana Grande largohet nga jeta publike, anulon edhe projektin e madh në Londër

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Ariana Grande ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga jeta publike pas përfundimit të turneut të saj “Eternal Sunshine”, i cili mbyllet muajin e ardhshëm.

10:49
Protestë kundër ‘Territoriales’ në Patos, qytetarët: Jemi të zhgënjyer, nuk duam të bashkohemi me Fierin

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot përpara Bashkisë Patos, në shenjë proteste kundër reformës së re administrative dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Fier.

10:47
Zjarr në periferi të qytetit të Cërrikut/ Flakët dogjën një parcelë me ullinj dhe rrezikuan një banesë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një vatër e fuqishme zjarri është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në periferi të qytetit të Cërrikut, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me ferra, shkurre dhe një parcele me ullinj.

10:39
Detaje nga shpërthimi me 3 të vdekur dhe 15 të plagosur në Moskë, sulmi ishte atentat ndaj gjeneralit rus në festën e tij të ditëlindjes

Një shpërthim me bombë në një restorant në qendër të Moskës ka shkaktuar pesë viktima dhe dyshohet se ishte një atentat i planifikuar ndaj gjeneralit rus Alexander Chaiko.

10:21
Berisha në SPAK, zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.

10:17
Milani refuzon ofertën e parë nga turqit për Leaon, zbulohet shuma që kërkojnë kuqezinjtë për ta shitur portugezin

E ardhmja e Rafael Leaos te Milani mbetet e paqartë, ndërsa interesimi nga klubet turke Galatasaray dhe Fenerbahçe vazhdon të jetë i fortë.

10:15
Koreja e Jugut “shkrihet” nga vapa/ Regjistrohet temperatura më e lartë në histori që nga viti 1904, autoritetet paralajmërojnë qytetarët

Koreja e Jugut ka regjistruar temperaturën më të lartë që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vitin 1904, ndërsa vendi po përballet me një valë të fortë të të nxehtit.

10:06
Sulmet ajrore ukrainase në Krime, Rusia: 3 të vrarë dhe 2 të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror ukrainas në Krimenë e kontrolluar nga Rusia.

10:04
Infantino humb besimin e europianëve, zbulohet federata e parë që tërhiqet zyrtarisht nga mbështetja për Presidentin e FIFA-s

Federata Uellsiane e Futbollit (FAW) është bërë organizata e parë kombëtare që ka tërhequr zyrtarisht mbështetjen për presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

10:00
Tërmet me magnitudë 5.7 në Peru/ Nuk raportohet për viktima, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.7 goditi mbrëmjen e së dielës departamentin qendror të Huánucos në Peru, njoftoi Instituti Gjeofizik i vendit.

09:56
Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen 5 kandidaturat, në listë edhe një prokuror i SPAK

Pesë prokurorë do të konkurrojnë me njëri-tjetrin për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme për 7 vitet e ardhshme.

09:43
Rusia godet me dronë tre anije në Detin e Zi: Po transportonin pajisje ushtarake për Ukrainën

Forcat ruse kanë përdorur dronë për të goditur tre anije mallrash në Detin e Zi, të cilat sipas Moskës transportonin pajisje ushtarake për forcat e armatosura ukrainase.

09:39
Analiza e ‘Financial Times’/ Zjarret në Evropë: Kostoja tejkalon 3 miliardë euro, ndikim i rëndë në ekonomi

Kriza klimatike po i kushton Evropës një çmim gjithnjë e më të lartë.

09:34
Foto/ Vinicius drejt Arsenalit? Në Londër të gjithë po presin të dashurën seksi të brazilianit

Spekulimet për një transferim të mundshëm të Vinicius Jr te Arsenali kanë rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm yllin brazilian të Real Madridit, por edhe partneren e tij, Virginia Fonseca.

09:25
Dyshohet se vrau të dashurën dhe u arratis në Jordani, si azilkërkuesi hyri në Britani përmes një vize prej vetëm 10 paundësh

Një azilkërkues jordanez, i cili dyshohet se u largua nga Irlanda pasi e dashura e tij u gjet e vrarë në banesën e saj, raportohet se kishte hyrë fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar duke shfrytëzuar një autorizim elektronik udhëtimi me vlerë vetëm 10 paundësh.

09:25
Kuvendi nuk ndryshoi pagat e magjistratëve brenda afatit, shoqatat kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

Tre organizatat kryesore të magjistratëve në vend kanë reaguar pas përfundimit të afatit të lënë nga Gjykata Kushtetuese për rregullimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

09:05
Ish-udhëheqësja e Mianmarit shfaqet në publik pas vitesh izolimi, takohet me përfaqësues të Kryqit të Kuq

Ish-udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, është shfaqur në publik pas disa vitesh izolimi, duke u takuar me një përfaqësuese të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

09:05
Zjarri në Dardhë të Librazhdit vijon prej 6 ditësh, terreni malor vështirëson shuarjen e flakëve

Prej 6 ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dardhë, në Bashkinë e Librazhdit, ndërsa përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit malor, erës së fortë dhe temperaturave të larta.

08:48
Pamje dramatike/ Zjarri përfshin Megarën në Greqi, kuajt vrapojnë mes flakëve për t’i shpëtuar katastrofës

Pamje dramatike vijnë nga fronti i zjarrit në Megara, ku flakët vijojnë të përhapen në zonën e Kandilit dhe drejt Agia Skepit, në Greqi.

08:33
Nafta në rënie pas ndalimit të sulmeve ndaj Iranit, tregjet shpresojnë për ulje tensionesh

Çmimet e naftës kanë pësuar rënie në tregjet ndërkombëtare pasi Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi ndalimin e sulmeve ajrore ndaj Iranit dhe sinjalizoi se negociatat për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit po avancojnë.

08:00
Greqia vijon betejën me zjarret, flakët mbajnë nën kërcënim dy zona. Nisin ndërhyrjet nga ajri

Vijon beteja me zjarret në Greqi, ku gjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse, me ndihmën e banorëve të zonave të prekura, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve.

07:44
Të shtënat në ajër nga një jaht në Palasë, policia ndalon katër persona. Në bord nuk u gjet asnjë armë

Një jaht që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër është ndaluar pas një operacioni të forcave të Policisë Kufitare, Delta Force dhe FNSH-së, ndërsa aktualisht po shoqërohet drejt Porto Palermos.

07:23
Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së, Elda Hoti: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke bërë të ditur ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj.

07:18
Vendi nën ndikimin e të nxehtit afrikan, temperaturat deri në 39 gradë. Parashikimi i motit për sot

Kjo e hënë do të dominohet nga moti i nxehtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të ngrohta.

07:11
U bllokuan në lumin Drini i Zi pas rritjes së nivelit të ujit, shpëtohen 7 persona në Bulqizë

Shtatë persona janë shpëtuar nga Policia dhe forcat e emergjencës pasi mbetën të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, në Bulqizë.

E diel, 02 Gusht 2026
22:53
Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale prek edhe futbollin, çfarë do të ndodhë me klubet e bashkive që bashkohen nga reforma

Propozimi i ri për Reformën Administrativo-Territoriale mund të sjellë pasoja edhe në sportin shqiptar, veçanërisht për disa klube futbolli që mbështeten financiarisht nga bashkitë lokale.

22:48
“Djegia e teserave të PS akt i turpshëm”, Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Konsultim 60 ditor, disa deputetë tanët bënë ‘tribunin e vegjëlisë’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kundërshtive dhe protestave që kanë shoqëruar propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

22:40
Video Ekskluzive/ Pamje të rënda! Momenti kur dy helikopterët zjarrfikës përplasen me njëri-tjetrin në Greqi

Një aksident i frikshëm ajror është regjistruar në Megara, një prej zonave të prekura nga zjarret në Greqi.

22:32
Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia ndalon mjetin lundrues

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në det, përballë zonës së Palasës.

22:23
Banorët e Selenicës protestë kundër Reformës Teritoriale, dorëzojnë firmat e mbledhura për peticionin kundër shkrirjes së bashkisë

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të diele protesta kundër shkrirjes së Bashkisë së Selenicës.

22:00
“Dëmin më të madh gjatë Covidit e shkaktuan lockdown-et”, Robert Kennedy sulmon Faucin: Është fajtor për menaxhimin e pandemisë

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka fajësuar ish-drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, për mënyrën se si u menaxhua pandemia e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara.

21:57
E ardhmja e Asllanit merr tjetër kthesë, Interi e përfshin në ofertën për mesfushorin që luan në Arabinë Saudite

E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të marrë një kthesë të rëndësishme në këtë merkato.

21:48
Marash Kumbulla nuk lëviz nga Spanja, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pranë huazimit te…

Marash Kumbulla është shumë pranë një aventure të re në kampionatin spanjoll.

21:45
“Bulevardi i shpresës”/ Dita e 64-të e tubimit, mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit: Nuk na heq nga sheshi as uji me presion dhe as…

Pas protestës kombëtare të mbajtur ditën e djeshme, sot në kryeqytet po zhvillohet tubimi i 64-t.

21:36
UEFA nuk ka mbaruar punë me Infantinon, kërcënon presidentin e FIFA-s se do e padisë për planin e shitjes së Botërorin

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s është thelluar ndjeshëm, pasi qeveria e futbollit europian po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore ndaj FIFA-s dhe presidentit të saj, Gianni Infantino.

21:20
Lufta me flakët dhe përplasja e helikopterëve, shqiptarët në Greqi rrëfejnë tmerrin: Pamë njerëz të djegur brenda, policia na tha të iknim, por…

Prej disa ditësh, Greqia po përballet me kushte ekstreme të motit dhe zjarre masive, të cilat u kanë marrë jetën tre zjarrfikësve dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale.

21:19
Aksident i rëndë në Itali/ Furgoni i kampingut përplaset ‘kokë më kokë’ me një autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të plagosur

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi pasditen e së dielës pranë kufirit mes rajoneve Lazio dhe Umbria, në Itali. 

21:08
“Turp, turp!”/ Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë…

Një grup qytetarësh protestuan këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por edhe kundërshtimin për krijimin e një konsullate serbe në qytet.

21:04
PSG fiton më shumë pa luajtur asnjë ndeshje se 75 klube të eliminuara së bashku, zbulohen shifrat e UEFA-s. Ja sa para morën ekipet shqiptare

Dallimi financiar mes gjigantëve të futbollit europian dhe klubeve më të vogla vazhdon të jetë i madh.

21:01
Tragjike në plazhin e Pishporos pranë Fierit, 49-vjeçari pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën.

20:56
Protestë në Maliq pas propozimit të PS për “Territorialen”, banorët e zonës: Përse të shkojmë në Korçë kur e kemi bashkinë këtu?

Një protestë kundër Reformës Territoriale u zhvillua ditën e sotme në Maliq.

20:23
Mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP. Ja katër emrat zyrtarë

Nga mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm gjatë ditës së kaluar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka 45 ditë që të verifikojë kandidaturat e pretendentëve që kanë shprehur interes, duke dorëzuar dokumentet dhe jetëshkrimin pranë qeverisë së akuzës.

20:15
“Galaktikët” e Amerikës, Inter Miami kërkon Kevin De Bruyne për ta bashkuar me Messin dhe yjet e tjerë

Inter Miami nuk ka ndërmend të ndalet me projektin e tij ambicioz dhe synon të krijojë një nga skuadrat me emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit.

20:05
Kalaja e Shkodrës më e vizituara, ndalesa kryesore për turistët në Veri të Shqipërisë do rikonstruktohet

Kalaja e Shkodrës vijon të jetë një nga ndalesat kryesore për vizitorët që mbërrijnë në veri të Shqipërisë.

20:05
Zjarret shkatërruese në Greqi me pesë të vdekur/ Asnjë banor nuk ka humbur jetën, viktimat janë mes forcave të shpëtimit

Greqia vijon të luftojë me zjarre të mëdha që kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke vënë në provë autoritetet.

19:53
Mjeshtër të merkatos, si arriti PSG të arkëtojë 170 M€ nga lojtarë të stolit

Paris Saint-Germain ka treguar këtë dritare merkatoje se nuk është më vetëm një klub që shpenzon pa limit, por edhe një mjeshtër i vërtetë në shitjen e lojtarëve.

19:42
Porto e nis sezonin me trofe, “Dragonjtë” fitojnë Superkupën e 25-të të Portugalisë

Porto ka shtuar një tjetër trofe në vitrinën e saj, duke fituar Superkupën e Portugalisë për herë të 25-të në histori, pas fitores së ngushtë 1-0 ndaj skuadrës së kategorisë së dytë, Torreense.

19:38
Hyri me gomone në zonën e pushuesve në Ksamil, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

Policia Kufitare ka ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues, pasi hyri me gomone brenda perimetrit të sigurisë në plazhin publik të Ishujve të Ksamilit, duke rrezikuar pushuesit.

19:36
“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

Një krizë e paprecedentë duket se ka përfshirë FIFA-n, ndërsa e ardhmja e presidentit Gianni Infantino është vënë në pikëpyetje.