Tragjedi në Greqi/ Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës, plagoset një tjetër
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar liderët europianë që të mos bien në atë që ajo i cilësoi si “kurthet që po ngre Rusia” gjatë negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Gjatë mbërritjes në samitin e liderëve të BE-së në Dublin, Kallas akuzoi Moskën se po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga agresioni i saj ndaj Ukrainës, duke hapur një debat mbi arkitekturën e sigurisë europiane, raporton The Guardian.
“Ne kemi një agresor dhe një viktimë, dhe agresori nuk ka shqetësime sigurie. Askush nuk i ka sulmuar ndonjëherë ata. Ata kanë sulmuar të tjerët. Duhet të ruajmë fokusin”, deklaroi Kallas.
Sipas saj, Rusia po përdor çështjen e sigurisë europiane për të shmangur përgjegjësinë për luftën dhe për të rikthyer kërkesat e saj për një riorganizim të plotë të arkitekturës së sigurisë në kontinent.
Edhe kancelari gjerman Friedrich Merz kundërshtoi kërkesat e Moskës, duke theksuar se Europa nuk ka nevojë të negociojë një arkitekturë të re sigurie, pasi ajo ekziston tashmë.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se pjesëmarrja e Europës në negociata është e domosdoshme për të mbrojtur interesat e saj dhe për të mbështetur Ukrainën.
Top Channel