E martë, 15 Shtator 2026
15:14
Nesër trazira në Kosovë? Franca paralajmëron shtetasit: Shmangni daljet në rrugë

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Franca i paralajmëroi shtetasit e saj në Kosovë të bëjnë kujdes në 16 shtator.

15:14
Nga burgu te kurora mbretërore, portieri 1.98 metra, që u zgjodh mbret në Ugandë

Historia e jashtëzakonshme vjen nga Londra dhe duket më shumë si skenar filmi sesa si një ngjarje reale. George Desmond Kamurasi, portier i një skuadre të ligave të ulëta angleze dhe njëkohësisht yll i rrjeteve sociale, është zgjedhur si sundimtari i ri i Mbretërisë së Toros në Ugandë.

15:11
Presidenti kundërshton rregullat mbrojtëse për inteligjencën artificiale, Trump: Mos kini frikë nga AI

Donald Trump i cilësoi një mashtrim shqetësimet që po rrethojnë e Inteligjencës Artificiale si një “mashtrim”, duke kundërshtuar thirrjet për vendosjen e më shumë rregullave mbrojtëse ndaj kësaj teknologjie që po zhvillohet me ritme shumë të shpejta.

15:08
Hansi Flick dhe fjalët e Yamal për Topin e Artë: Do të doja të mos e kishte thënë, por…

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick këtë të martë u shfaq përpara medias në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Racing Santander.

15:06
Debate te Ligjet/ Manja: Do diskutoni për projektligjin e pagave, jo vendimin e Kushtetueses; Kreu i unionit të gjyqtarëve: Atë e dimë ne..

Një debat i tensionuar në Komisionin e Ligjeve mes kryetarit Ulsi Manja dhe kreut të Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha.

14:58
Skandali apo rregulli i hekurt? Pse Kosova po luan me “zjarrin” duke lënë jashtë dy më të mirët e Serie A

Kjo fundjavë në elitën e futbollit italian ka folur qartësisht shqip, por shkëlqimi i yjeve tanë në Apenine vjen me një hije të madhe kontrasti kur kthejmë sytë nga Kombëtarja e Kosovës.

14:57
“Do të vras po tregove”/ Rrëfimi tronditës i 34-vjeçares nga Roskoveci: Daja i deputetes Zegjine Çaushi më rrëmbeu dhe përdhunoi, më premtoi punë se njihte shefat

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Roskovec, ku një 52-vjeçar theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e 34-vjeçares M.G., aty ku plagosi me drapër të atin e saj. 

14:48
Ambasadori kroat Zlatko Kramariç nga Pogradeci: Protesta është e drejtë e qytetarëve, qeveria duhet të dëgjojë mesazhin

Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, nga Pogradeci ka komentuar protestat e fundit në vend, duke i cilësuar ato si një të drejtë të qytetarëve për të shprehur shqetësimet e tyre.

14:47
Pagat e magjistratëve/ Kryetarja e KLP-së te Komisioni i Ligjeve kundër projektligjit të mazhorancës: Rritja minimale, nuk reflekton standardin e Kushtetueses

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, kundërshtoi formulën e propozuar për pagat e magjistratëve në projektligjin që po diskutohet në komisionin e ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

14:28
Triumfoi në Kupën e Botës, Federata Spanjolle shpërblen trajnerin Luis de La Fuente me kontratë të re

Luis de La Fuente është shumë pranë nënshkrimit të kontrarës së re me Federatën Spanjolle të futbollit. Trajneri 65 vjeçar aktualisht ka me qeverinë e futbollit në vendin iberik një marrëveshje që skadon në përfundim të Evropianit 2028.

14:24
Pozitiv për drogë pas aksidentit, negativ një ditë më vonë, misteri që rrethon Daniel Maldinin

Daniel Maldini vijon të jetë në qendër të vëmendjes pas aksidentit të ndodhur në orët e para të së dielës në periferi të Milanos.

14:13
Tentuan të vidhnin një motor, policia zë “mat” dy hajdutët dhe i vë në pranga

Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia në Athinë, pasi u kapën në flagrancë teksa dyshohet se po tentonin të vidhnin një motor të parkuar pranë një biznesi në qendër të kryeqytetit grek.

14:00
Gasperini dhe Roma sfidojnë tabunë Inter, fitorja në Olimpico mungon prej 10 vitesh

Në dy sezonet e fundit sfida Roma-Inter i ka dhënë drejtim garës për titullin në Serie A, në këtë që sapo ka nisur ajo vendos kandidaturën për të qenë ndër më vendimtarët. Në orën 18:00 të kësaj të shtune, verdhekuqtë dhe zikaltri do të sfidojnë njëra-tjetrën në Olimpico ku secila prej skuadrave do të kërkojë të shkëputet e vetme në krye të klasifikimit.

14:00
Digjitalizimi i shërbimeve për biznesin, QKB dhe InfoCamere bashkojnë ekspertizën shqiptare dhe italiane për zhvillimin e infrastrukturës teknologjike

Qendra Kombëtare e Biznesit mirëpriti në Tiranë një delegacion të InfoCamere, shoqëria e informatikës e Dhomave të Tregtisë Italiane, në kuadër të vijimit të bashkëpunimit institucional dhe të një misioni teknik të fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve dhe shërbimeve digjitale për biznesin.

13:54
“I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë”, Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Po thua barsoleta, je i vetmi njeri që…

Ministri Toni Gogu është përplasur ditën e sotme gjatë Komisionit për Çështjet Ligjore me deputetin demokrat Saimir Korreshi.

13:52
Në Shtëpinë Tonë/ Fasulet po konsiderohen “Ozempiku” i ri, nutricionisti Pavli Brozi: Ja si duhet t’i konsumoni

Fasulet po konsiderohen “Ozempiku” i ri, por si duhet të konsumohen ato?

13:44
U kap me 297 doza heroine dhe kokaine, arrestohet në Durrës 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi u kap me 297 doza të dyshuara heroine dhe kokaine, të cilat dyshohet se i posedonte për t’i shitur në zona të ndryshme të qytetit.

13:30
“S’mund të pezullohet një i zgjedhur”/ Gjyqi i Veliajt, juristi përplaset me ish-prokurorin në ‘Shqipëria Live’: Ai izolohet që të mos ushtrojë detyrën, këta…

Gjykata e Lartë vendosi që të lërë në burg Erion Veliajn, duke mos e ndryshuar vendimin e GJKKO-së.

13:23
Hija e Antonio Contes mbi Spallettin, përçan tifozët e Juventus, si është e vërteta

Humbja ndaj Sassuolo ka rikthyer një refren klasik në shtëpinë e Juventusit që dëgjohet prej vitesh të tëra. Një pjesë e tifozerisë bardhezi ëndërronte dhe ëndërron ende rikthimin e Antonio Contes në pankinën bardhezi dhe fundi i sezonit të kaluar dhe fillimi i këtij aktual nuk e ka ndihmuar pozicionin e Spallettit në sytë e nostalgjikëve.

13:18
Pagat e gjyqtarëve/ “Vendos vetëm Kuvendi”, ministri Gogu në Komisionin e Ligjeve: Pavarësia pa llogaridhënie rrëshqet drejt papërgjegjshmërisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi në Komisionin e Ligjeve se vonesa e Kuvendit për ndërhyrjen ligjore mbi pagat e gjyqtarëve nuk duhet të kthehet në përplasje mes pushteteve.

13:14
Shtyhet CENSI i Bujqësisë, ja kur do të nisë regjistrimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral

CENSI i Bujqësisë dhe Blegtorisë nuk do të zhvillohet gjatë vitit 2026, duke u shtyrë për vitin e ardhshëm.

13:08
Kishte kultivuar kanabis afër tokës së tij, arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër, asgjësohen bimët narkotike

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mallakastër, pasi kishte kultivuar në afërsi të pronës së tij 80 bimë narkotike Cannabis Sativa.

12:45
Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit

Nevoja për të ardhura shtesë po bën që familjet shqiptare të mbështeten gjithnjë e më shumë te paratë që u dërgojnë të afërmit emigrantë.

12:36
Pamjet e reja nga Shtëpia e Bardhë, Trump prezanton portin luksoz të helikopterit: Po rikthej bukurinë dhe shkëlqimin në nivele të papara

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar pamjet e para të platformës së re të uljes së helikopterëve në Shtëpinë e Bardhë, një prej projekteve të shumta të rinovimit që ai ka urdhëruar për modernizimin e rezidencës presidenciale.

12:32
Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Komisionin e Ligjeve/ PD kërkon seancë dëgjimore, Manja e miraton

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme zhvillimin e një seance dëgjimore publike mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

12:31
Veliaj u la në burg, reagon avokati Ndreca: Gjykata e Lartë la në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Kushtetuesja, cënohet shteti i së drejtës

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për lënien në fuqi të masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt, reagon avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca.

12:26
Marrja e kontrollit të Ngushticës Bab el-Mandab nga Huthit, OKB njofton mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për të diskutuar situatën në Ngushticën Bab el-Mandab, rrugën strategjike detare që rebelët Huthi të Jemenit po kërkojnë ta kontrollojnë, thanë diplomatët.

12:25
Përplasja për tenderat në komisionin “Xhafaj”/ Deputeti Kaso: Kalohen me 99.9% të fondit, ofertuesit “vetëdigjen”. Drejtoresha Kashta: Gjithçka transparente

Tenderat publikë, PPP-të dhe procedurat me një ofertues u vunë në qendër të diskutimeve në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

12:17
Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ish-presidenti Ilir Meta humbi sërish në Gjykatën e Posaçme, kërkesa e tij për ta lënë burgun nuk u pranua, me arsyetimin se është e pabazuar.

12:09
Transparenca dhe integriteti në lobim, Komisioneri Dervishi: Publiku duhet të dijë kush ndikon në vendimmarrje

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi takimin “Transparenca dhe Integriteti në Veprimtarinë e Lobimit”, me fokus kuadrin e ri ligjor për lobimin në Republikën e Shqipërisë dhe paketën e projektakteve nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e tij në praktikë.

11:57
Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Napoli, Itali, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.

11:54
Ju kujtohet Coutinho? Prezantohet te Santos i Neymar dhe tregon për dramën që përjetoi te Vasco da Gama

Philippe Coutinho kërkon të ringreje kokë pas eksperiencës së tij katastrofike te Vasco da Gama. Futbollisti është zyrtarisht futbollist i Santosit ku do të bashkohet me Neymar me 34 vjeçarin që bëri edhe prezantimin e tij me skuadrën e re.

11:52
I kërkuar nga SPAK si pjesë e grupit ndërkombëtar të trafikut të drogës, arrestohet në Belgjikë “Cinja” i Shijakut

Një 58-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është kapur në Belgjikë dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

11:46
Vendimi 3 me 0 ndaj Veliajt/ Gjykata e Lartë la në fuqi Apelin, ja çfarë thoshte një vit më parë për paraburgimet

Tre gjyqtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë kanë vendosur në mënyrë unanime, me rezultatin 3-0, të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

11:46
Finalja e Champions League 2029 në Barcelonë, UEFA zgjedh “Camp Nou”

“Camp Nou” është zgjedhur nga UEFA për të pritur finalen e Champions League në vitin 2029. Vendimi u mor sot nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, duke i dhënë Barcelonës të drejtën për të organizuar një prej eventeve më të rëndësishme të futbollit europian.

11:41
Ngërçi politik në Kosovë, SHBA e pakënaqur: Po pengon axhendën e përbashkët

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, por e bënë të qartë se kriza e zgjatur politike dhe vonesat në formimin e institucioneve po pengojnë avancimin e axhendës  së përbashkët mes dy vendeve.

11:34
Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

Aleksandër Vuçiç i vendosi një datë konkrete deklaratev të tij të dorëheqjes: President i Serbisë tha se do të largohet nga posti në 27 shtator, kur pretendon se do t’u drejtohet qytetarëve serbë, të cilët, sipas tij, do t’i falënderojë për mbështetjen e dhënë gjatë kohës së tij në detyrë.

11:29
Korrupsion dhe shpërdorim detyre në Policinë e Durrësit, AMP arreston një efektiv dhe nis procedimin për dy të tjerë

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe procedimin në gjendje të lirë të dy efektivëve të tjerë, të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

11:18
Drejt Milan-Benfica/ Amorim përgatit një skuadër supersulmuese ndaj portugezëve

Nëse formacioni do të jetë i drejtë apo i gabuar, këtë do ta zbulojmë në mbrëmjen e kësaj të mërkure kur Milani do të presë në San Siro Benfica. Por ajo që mësohet është se Ruben Amorim po mendon që në ndeshjen e parë të Europa League të hedhë në fushë një formacion superofensiv që të jetë gati të sulmojë skuadrën kundërshtare.

11:12
Depistimi i fëmijëve me aftësi ndryshe në shkolla, ministrja Spahiu: Protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijushmëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu gjatë vizitës në shkollën 9 vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan tha se do të nisë programi i specializuar i shërbimit dentar për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, i cili nis si projekt pilot në Elbasan dhe më pas do të shtrihet në 12 spitale rajonale.

11:06
Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Unanimisht, tre gjyqtarët e lartë Sandër Simoni, Valbon Çekrezi dhe Gent Shala e refuzuan kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe shpallën qëndrimin për mbajtjen nën arrest me burg të Erion Veliaj.

11:05
Debate në komisionin “Xhafaj”/ Kryetari: Rastet të trajtohen, bëra 7 ankesa për zhurmën. Agjencia për Bashkëqeverisje: Kemi institucione problematike

Vonesat në shërbimet publike, trajtimi i ankesave dhe problematikat në institucione u diskutuan në komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

10:51
Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk raportohet për të lënduar

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Ardhishtë të Shijakut.

10:47
“Nafta mbi 229 lekë/litër”, denoncimi i PD-së: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit

Partia Demokratike denoncon rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri dhe i kërkon qeverisë të ndërhyjë menjëherë përmes lehtësive fiskale.

10:45
Inter, me shifrat e një klubi të madh evropian, vetëm te Bayerni ka më shumë golashënues të ndryshëm

Në Serinë A italiane nuk shfaqet shpesh një skuadër që përmbys rezultatin duke qenë në disavantazhin 0-2. Akoma më e rrallë është kur kjo ndodh 2 herë radhazu. Inter relaksohet në superioritetin e tij të frikshëm sa shpesh bie në kurthin e gabimeve më banale.

10:39
Cënuan perimetrin e sigurisë në shkolla gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 12 protestues, procedohen 15 të tjerë

12 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar më 14 shtator në Tiranë.

10:31
Ndezi disa vatra zjarri në pyje dhe kullota në Himarë, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Borsh të Himarës, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri që përfshinë sipërfaqe me pyje dhe kullota.

10:29
Del nga burgu “numri 2” i Agimit të Artë Ilias Kasidhiaris, synon rikthimin në politikë

Ilias Kasidhiaris, një nga figurat më të fuqishme të Agimit të Artë dhe për vite me radhë i konsideruar si krahu i djathtë i liderit Nikos Michaloliakos, ka dalë sot nga burgu i Domokosit, pas përfundimit të dënimit të tij për drejtimin e një organizate kriminale.

10:21
Bill Gates ngre alarmin për IA-në: Asnjë shtet nuk është gati për ndryshimet që inteligjenca artificiale do sjellë në botë

Asnjë qeveri në botë nuk është vërtet e përgatitur për ndryshimet që Inteligjenca Artificiale do të sjellë në shoqëri, tha Bill Gates në një intervistë me Reuters, ndërsa paralajmëroi për rreziqet që e presin botën.

10:19
Ish-bashkëshorti i plagosi të atin me drapër, rrëfehet gruaja nga Roskoveci: Më ka dhunuar dhe më ka përdhunuar, kam nevojë për psikolog

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Roskovec, ku një 52-vjeçar theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-bashkëshortes, aty ku plagosi me drapër të atin.

10:17
Alarm në ujërat ndërkombëtare, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Në një tjetër incident që ka rritur tensionet, Danimarka ka denoncuar veprimet e një fregate ruse, e cila dyshohet se ka lëshuar dy raketa sinjalizuese në drejtim të një helikopteri ushtarak danez.

10:03
FSHF nxjerr në shitje fizikisht biletat për Nations League, “konfirmon” edhe grumbullimin e Hysajt

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë fizikisht në shitje biletat për dy ndeshjet e Nations League me Bjellorusinë më 26 shtator dhe 6 tetor me San Marinon, të dyja në “Air Albania”.

10:03
Seanca për Erion Veliajn, zbardhen emrat e trupës gjykuese për çështjen e kryebashkiakut

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, Valbon Çekrezi dhe Gent Shala janë futur në Dhomë Këshillimi për të shqyrtuar çështjen e Erion Veliajt.

09:58
Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Edmond Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

09:50
Ekskluzive/ Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre 3 lojtarë të Dinamo City

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se lista zyrtare e Kombëtares për ndeshjet e radhës do të publikohet më 18 shtator, në të njëjtën kohë me konferencën për shtyp të trajnerit Rolando Maran.

09:41
Gjendet një automjet i djegur në zonën e Cerkovinës, dyshohet se është vjedhur kohë më parë për veprimtari të paligjshme

Një automjet tip fuoristradë, i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cerkovinës.

09:32
Dosja “Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin, 50 vite burg për Durim Bamin dhe gjashtë të pandehurit e tjerë

GJKKO ka shpallur vendimin shtatë të pandehurit në kuadër të dosjes “Revanshi”.

09:30
Trump çmonton politikat e Biden për klimën: Më shumë qymyr dhe gaz natyror për prodhimin e energjisë elektrike

Administrata Trump ka përmbysur politikën amerikane për klimën duke hequr kufizimet në emetimet e gazrave serrë nga termocentralet.

09:24
Skandal në futbollin amerikano-latin, portieri kërcënohet me vdekje pasi dyshohet se shiti ndeshjen

Një akuzë e rëndë ka tronditur futbollin bolivian pas humbjes 6-0 të Guabirá ndaj Club Always Ready të dielën.

09:10
Kina shtrëngon rregullat e udhëtimit, qytetarët mund të ndalohen të largohen nga vendi

Rregulla të reja për udhëtimet nga dhe drejt Kinës kanë hyrë në fuqi, duke zgjeruar në disa raste mundësinë e autoriteteve për të ndaluar qytetarët të largohen nga vendi.

09:10
Tension në kombëtaren e Francës para grumbullimit, deklaratat e Mbappe për Topin e Artë irritojnë Dembele

Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele duket se po përballen me një përplasje të re jashtë fushës, në një kohë kur të dy janë mes emrave të përfolur për fitimin e Topit të Artë.

08:40
Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin, shpenzimet arrijnë në 33.4 miliardë dollarë

Pentagoni ka pranuar se lufta me Iranin ka shkaktuar mungesa në rezervat amerikane të municioneve, duke konfirmuar shqetësimet e ngritura gjatë muajve të fundit për kapacitetet e arsenaleve të Shteteve të Bashkuara.

08:34
“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, sot pritet vendimi i UEFA-s

“Camp Nou” mund të jetë skena e finales së Champions League në vitin 2029, ndërsa UEFA pritet të marrë vendimin këtë të martë në Selanik të Greqisë.

08:15
FOTO/ Zendaya, Selena Gomez dhe yjet e Hollywood-it shkëlqejnë në tapetin blu të Emmy Awards

Zendaya, Selena Gomez, Colman Domingo dhe Nicole Kidman ishin mes yjeve të shumtë që parakaluan në tapetin blu përpara ceremonisë së këtij viti të Emmy Awards.

08:10
Matthew Rhys bën histori në Emmy Awards, bëhet aktori i parë që fiton dy çmime kryesore në një natë

Aktori uellsian Matthew Rhys ka hyrë në historinë e çmimeve Emmy, duke u bërë personi i parë që fiton dy çmime kryesore për aktrim në të njëjtën mbrëmje.

07:58
Incident pranë territorit të NATO-s, avionët luftarakë rrëzojnë një dron mbi Lituani

Një dron që kishte shkelur gjatë natës hapësirën ajrore të Lituanisë është rrëzuar nga avionë luftarakë të NATO-s, bëri të ditur presidenti lituanez Gitanas Nauseda.

07:42
Huthët sulmojnë Arabinë Saudite me raketa dhe dronë, rritet frika për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme

Huthët e Jemenit, të lidhur me Iranin, kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Arabisë Saudite, ndërsa forcat e tyre po konsolidojnë pozicionet përgjatë bregut perëndimor të Jemenit, në Detin e Kuq.

07:31
Tensionet zhvendosen në hapësirë, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se disponojnë armë të vendosura në orbitë, të destinuara për kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës.

07:21
“E vështirë të refuzoja Real Madridin”/ Rodri tregon prapaskenat e kalimit te Barcelona: Ja pse bëra këtë zgjedhje

Rodrigo Hernández, i njohur si Rodri, ka zbuluar arsyet që e shtynë të zgjedhë Barcelonën, pavarësisht interesimit të fortë nga Real Madridi. Mesfushori spanjoll thotë se projekti sportiv i katalanasve dhe mënyra se si u afruan drejtuesit e klubit, veçanërisht Deco dhe Hansi Flick, ishin vendimtare në zgjedhjen e tij.

07:15
Gjykata e Lartë e SHBA bllokon Trump, bie plani për kufizimin e votimit me postë në zgjedhjet e mesmandatit

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar planin e presidentit Donald Trump për ndryshimin e procedurave të dërgimit të fletëve të votimit me postë, duke i dhënë një goditje të rëndësishme administratës së tij përpara zgjedhjeve të mesmandatit.

07:06
Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm/ Reshje lokale dhe shtrëngata në zonat malore

Kushtet atmosferike pritet të jenë relativisht të paqëndrueshme gjatë ditës së martë, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Temperaturat do të variojnë nga 11°C në Peshkopi deri në 34°C në disa qytete të vendit.

07:02
“Korrupsion, dy vila të fshehura si rryshfet dhe 8 akuza për tenderat”, analisti Sulo ngre alarmin: Ç’po ndodh me SPAK? Askush me këto akuza s’i ka shpëtuar arrestit

Analisti Arion Sulo ngriti në “Top Story” pikëpyetje mbi standardin e ndjekur nga SPAK në rastin e Belinda Ballukut, duke e krahasuar atë me mënyrën se si është vepruar ndaj Erion Veliajt dhe Ilir Metës.

01:32
104 mijë tifozë dhe një arenë e frikshme, pse UEFA po i “dorëzon” Barcelonës finalen e 2029-s

Tempulli i futbollit katalanas, Spotify Camp Nou, është pozicionuar si favoriti kryesor dhe absolut për të pritur finalen e madhe të UEFA Champions League për vitin 2029.

01:27
Gasperini habit me deklaratën për Balerdi: Më kujton Baresin, askush nuk mund t’i afrohet

Gian Piero Gasperini ka bërë një deklaratë të veçantë për mbrojtësin argjentinas Leonardo Balerdi, duke e lidhur mënyrën e tij të interpretimit të rolit me një prej legjendave më të mëdha të futbollit italian.

E hënë, 14 Shtator 2026
23:48
Çfarë po ndodh me Hysajn? Klubet në garë, shqiptari ende nuk ka thënë fjalën e fundit

Elseid Hysaj vazhdon të jetë në qendër të interesimit të disa klubeve, teksa e ardhmja e mbrojtësit shqiptar mbetet ende për t’u vendosur.

23:42
Inter, Josep Martinez gabon edhe ndaj Udineses. Provedel është gati, çfarë do të bëjë Chivu?

Pas Bernabeut në Ligën e Kampioneve, Josep Martinez pati një tjetër mbrëmje ‘jo’ me portierin spanjoll të Interit që gaboi edhe në ndeshjen e kësaj të hëne me Udinesen.

23:34
Nga 2028 gjithçka ndryshon, UEFA kopjon Champions League për kombëtaret

Pas revolucionit në kompeticionet e klubeve, UEFA po përgatit një tjetër ndryshim të rëndësishëm, këtë herë për kombëtaret.

23:22
‘Nuk i lutem çdo ditë që të qëndrojë’/ De Zerbi i ashpër me Richarlison që shfryn në rrjetet sociale: Përse?

Te Tottenham, çështja Richarlison vazhdon të jetë në rend të ditës. Futbollisti brazilian nuk është përfshirë në listën e futbollistëve për të luajtur në Premier League dhe në ditët e kaluara trajneri i Hotspurs, Roberto De Zerbi ishte i qartë teksa foli për situatën e tij.

23:10
Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin

Kryeministri Edi Rama kritikoi sërish qëndrimet e një gjyqtari për pagat, i cili e kishte cilësuar çështjen si politike dhe si një çështje inati.

23:06
Pse nuk është e arrestuar Belinda Balluku? Arlind Qori në “Top Story”: Do ketë revolucion në rrugë po vijuan kështu

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, foli për Belinda Ballukun në “Top Story”, ku u shpreh se “po se bëri SPAK gjyqin atëherë do të nisë ta bëjë populli”.

23:02
Mbretëria e Bashkuar po dridhet/ Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë referendum: E ardhmja jonë është në BE

Udhëheqësit e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës kërkojnë njohjen e “të drejtës së tyre për vetëvendosje” dhe deklarojnë se e ardhmja e kombeve të tyre është brenda Bashkimit Evropian.

22:58
A ka klane brenda PS? Çakuli në ‘Top Story’: Rama vendos dhe vulos vetë, kë do të sfidojnë ata?

Filip Çakuli nuk beson se brenda PS-së ka klane aq të fuqishme sa të përplasen me Edi Ramën.

22:41
Serie A/ Quajeni ‘mjeshtër’ të përmbysjeve, Inter mposht Udinesen pas disavantazhit 0-2

Interi mund të përkufizohet fare mirë ‘mjeshtër’ i përmbysjeve në rezultat. Skuadra zikaltër e realizoi sërish një gjë të tillë në këtë sezon dhe përsëri në San Siro, këtë radhë duke mposhtur Udinesen me rezultatin 5-3.

22:40
Inteligjenca artificiale hyn në kardiologji/ Nga EKG-ja te imazhi i fytyrës, mund të parashikohet rreziku për sëmundje të zemrës

Inteligjenca artificiale po sjell një ndryshim të rëndësishëm në fushën e kardiologjisë, duke krijuar mundësi të reja për zbulimin e hershëm dhe parashikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

22:31
Minutat e fundit të Giorgos Mazonakis/ Zbardhet kronologjia e makinës së plazmaferezës, nga aktivizimi te alarmet dhe thirrja në urgjencë

Një kronologji dixhitale e detajuar e funksionimit të makinës së plazmaferezës është tashmë në dispozicion të Policisë Helenike, e cila po heton rrethanat e vdekjes së këngëtarit Giorgos Mazonakis.

22:30
25 mijë euro vetëm pishina/ Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën Belinda Ballukut. Heshtin “Atelier 4” dhe “Green Coast”

Pishinë “infinity” me pamje nga deti, hidromasazh i konceptuar sipas një hoteli në Santorini, dru “teak” për një atmosferë “si në jaht”, palestër, sauna dhe banjo turke.

22:29
“SPAK ka në hetim 11-12 procedura me 300-400 milionë euro”, gazetari Tomorri: Temperatura ka ndryshuar, Balluku nuk është më e fuqishme si më parë

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e cilësoi çështjen e Belinda Ballukut si një nga hetimet me peshën më të madhe financiare që ka aktualisht SPAK, për shkak të miliarda eurove të prokurimeve në sektorin e infrastrukturës.

22:20
VIDEO/ Jasir Asani gjen golin edhe në Champions League Aziatike, i hap rrugën fitores së skuadrës së Esteghlal

Jasir Asani bëhet protagonist në Champions League Aziatike të këtij sezoni me skuadrën e tij Esteghlal. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 3-0 që ekipi iranian arriti ndaj Al Sadd nga Katari.

22:14
Harry dhe Meghan tërheqin fëmijët nga shkolla britanike pas vetëm dy ditësh, shqetësime për sigurinë

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë tërhequr fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet, nga shkolla e tyre e re në Britani, vetëm dy ditë pasi nisën mësimet, raporton ITV News.

22:05
“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”/ Gjyqi i kryebashkiakut, analisti Vangjeli: Në një Shqipëri Europiane ai duhet të lërë qelinë

“Top Story” ka diskutuar mbrëmjen e sotme për seancën gjyqësore të kryebashkiakut Erion Veliajt, që do të mbahet nesër.

21:52
“China Zorrilla”, anija më e madhe elektrike në botë mbërrin në Uruguai, nis udhëtimet në tetor

Anija më e madhe e pasagjerëve tërësisht elektrike në botë ka mbërritur në Uruguai nga Australia, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt transportit detar më të pastër në Amerikën Latine.

21:32
Como vazhdon ‘të fluturojë’, Ramon dhe Kaiki ndëshkojnë Parmën dhe i japin 3 pikët skuadrës së Fabregas

Como vijon me rezultatet pozitive në këtë fillim sezoni dhe vazhdon të mbetet e pathyer në 4 javët e para të kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas mposhti në ndeshjen e radhës Parmën me rezultatin 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve.

21:30
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Abu Dhabi: Shqipëria synon më shumë investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

21:11
Rrahën brutalisht një person, në pranga tre shtetas në Greqi, mes tyre dy shqiptarë

Policia greke ka kryer tre arrestime për rrahjen brutale të një burri indian në orët e para të së shtunës në Thiva.

21:05
E zvarriti mes brirëve për më shumë se 10 sekonda/ “Messi i toreadorëve” sfidon sërish demin 540 kilogramë

Momente tronditëse janë regjistruar në një arenë luftimi me dema në Arles, në jug të Francës, ku toreadori i famshëm peruan Andrés Roca Rey u bllokua mes brirëve të një demi 540 kilogramësh dhe u zvarrit për disa sekonda nëpër arenë.

21:04
Shkrirja e Bashkisë Divjakë, komisioni zbret në terren, qytetarët kundër bashkimit me Lushnjen

Komisioni i ngarkuar nga këshilli bashkiak i Divjakës për të përgatitur relacionin kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë, pas një muaji punë dhe argumenteve ka dalë në terren për të tërhequr edhe me duket e qytetarëve në dëgjesa publike.

21:01
Seferi jep mesazhin përpara grumbullimit të Kombëtares, shënon 2 gola në ndeshjen e radhës dhe kalon Rey Manajn

Taulant Seferi po shfaqet në një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni në Ligën e Parë turke. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur vazhdimisht rrugën e rrjetës në këto javë duke i dhënë një një mesazh të qartë stafit teknik të Kombëtares Shqiptare në prag të ndeshjeve të edicionit të ri të Nations League.

20:36
Trump, ultimatum për “AI”, presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit: Ide kineze, duhet të dominojmë ne

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka minimizuar rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale, pas disa ditësh paralajmërimesh të forta nga ekspertët.

20:34
Ishte nisur nga Holanda, avioni privat rrëzohet në një fushë në Gjermani, vdesin tre personat që ndodheshin në bord

Një avion i tipit Cessna 172 u rrëzua të hënën në mëngjes në zonën e Gerderathit, në perëndim të Gjermanisë, duke shkaktuar vdekjen e të tre personave që ndodheshin në bord.

20:31
Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të hënën është përmbyllur procesi i dytë gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.