Kombëtarja shqiptare mori një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e kësaj të enjteje teksa iu imponua me autoritet Finlandës duke e mundur me rezultatin 2-0.

Një fitore që u shoqërua edhe me spektaklin e tifozëve kuqezi që kishin mbushur plot e për plot Arenën Kombëtare duke krijuar një atmosferë elektrizuese dhe të ndezur në mbështetje të skuadrës sonë kuqezi.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka padyshim që iu gëzua këtij suksesi që e mban Kombëtaren në vendin e parë, por në të njëjtën kohë iu gëzua edhe pranisë së rreth 22 mijë tifozëve në tribuna gjë që e shprehu përmes rrjeteve sociale

‘Kjo mbrëmje nuk mund të ishte më e bukur se kaq! As fitorja nuk mund të kishte shije më të veçantë sesa sonte, në një stadium të mbushur me gati 22 mijë tifozë shqiptarë. Urime çuna, urime stafit për këtë sukses! Edhe një sforco të dielën kundër Bjellorusisë, për ta mbyllur këtë rrugëtim ashtu siç duhet dhe për të festuar së bashku!’-shkruante Armand Duka në një postim në rrjetin social Instagram.

Top Channel