E premte, 08 Tetor 2021
17:35
Përfundoi në gropën 4 metra të thellë, vdes 51-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 51-vjeçar nga Shqipëria ka ndërruar jetë në Greqi si pasojë e një aksidenti tragjik.

17:31
Viktor Orban fajëson ‘politikat e klimës’ të Brukselit për krizën energjetike (fotot)

Kryeminsitri i Hungarisë Viktor Orban, ka thënë sot se BE duhet të heqë dorë nga politikat kundër ndryshimeve klimatike, pasi ato janë arsyeja e rritjes rekord të çmimeve të energjisë në kontinent.

17:25
Raporti tronditës/ Priftërinjtë katolikë në 70 vite kanë abuzuar seksualisht me 216 mijë fëmijë në Francë

Dyqind e gjashtëmbëdhjet fëmijë janë abuzuar seksualisht në Francë nga priftërinjtë në 70 vitet e fundit.

17:23
“Mbretëresha e Bubqit me ftesë personale”/ Bes Kallaku çon gjyshen në Londër: Do bëjë master për rritje majdanozi

Ija, gjyshja e Bes Kallakut ka marrë vëmendje të madhe për mënyrën se si aktori e ka bërë të njohur pothuajse në të gjitha daljet publike, ku ka rrëfyer raportin e veçantë që ka me të.

17:21
Presidenti Biden nxit kompanitë ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit

Presidenti Joe Biden udhëtoi të enjten drejt Çikagos, të shtetit Illinoi, për të nxitur kompanitë, që ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të tyre.

17:16
Kokalari: Berisha e Nano të korruptuar, ndërsa për Ramën nuk kam prova

Aktivisti Gary Kokalari në një intervistë ne emisionin “Top Talk”, në Top Channel u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ai Fatos Nano janë të korruptuar, ndërsa shtoi se për Berishën i vinte mirë që SHBA kishte ndërmarrë sanksione.

17:04
Abazi: Kosova duhet të trajtohet e barabartë në dialogun me Serbinë

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar sot takim me udhëheqësin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog. Pa praninë e mediave, për rreth një orë  është diskutuar për konkluzionet e nxjerra nga samiti në Brdo të Sllovenisë, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

17:04
Bella Thorne mbush 24 vjeç; Ish-aktorja, tashmë modele me pagesë, feston me fotot më provokuese (fotogaleri)

Bella Thorne kohet e fundit celebronte përfitimet e saj milionere si modele në rrjetet për të rritur, ndërsa për 24-vjetorin e saj mediat koleksiononin disa nga foto më provokuese ndër vite.

16:51
A është Ulqini një parajsë?/ Dritan Abazoviç dhe ndërtimi urës që bashkon shqiptarët

Ndikimi i Ulqinit ka qenë dhe është i madh. Por Ulqini me Don Kishot, plazh nudo, pa dhe me ura, duket si një parajsë e harruar sot.

16:50
Në Maqedoni të Veriut arrijnë edhe 149 afganë

Në Maqedoninë e Veriut, të premten kanë arritur edhe 149 afganë, të cilët janë pjesë e kontingjentit prej 750 shtetasve nga Afganistani, të cilët Shkupi ka shprehur gatishmërinë t’i strehojë, pas marrjes së kontrollit nga talibanët.

16:42
Ish konkurrenti i Për’puthen zbulon të ardhmen si aktor: Po bëj një film, më kanë ftuar edhe në një telenovelë turke

Ish konkurrenti i Për’puthen, Fation Kuqari ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij private në emisionin “Shqipëria Live” duke treguar se po punon për një film, ku do të ketë rol kryesor.

16:38
Brenda kështjellës franceze të Bin Salman, e njohur si ‘shtëpia më e shtrenjtë e botës’ (fotot)

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman bashkë me blerjen e klubin anglez të futbollit Newcastle United, zoteron dhe shtëpinë e tij të parë në Evropë, që tashmë njihet nga mediat si “shtëpia më e shtrenjtë e botës”.

16:33
Afganistan, shkon në mbi 100 numri i të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmi me bombë në një xhami

Të paktën 100 persona e kanë humbur jetën dhe janë plagosur në një sulm me bombë në një xhami shiite gjatë namazit të xhumasë, në zonën Sayed Abad, në rajonin Kunduz në veri të Afganistanit.

16:31
Ronaldo, futbollisti më i mirë i muajit shtator, vlerësohet edhe Arteta

Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë për muajin shtator në Premier League, ndërsa çmimin si trajneri më i mirë për këtë muaj e mori Mikel Arteta.

16:26
Qeveria e Kosovës vendos masa mbrojtëse ndaj disa produkteve serbe

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, tha se ka marrë vendim për masa mbrojtëse ‘anti-damping’ ndaj dy llojeve të produkteve të prodhuara në shtetin e Serbisë.

16:26
EMRAT/ Votohen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Gjyqtarët e Republikës të premten në prezencë të faktorit ndërkombëtar dhe deputetëve të Komisionit të Ligjeve votuan për tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

16:19
Bllokohet horizonti, stuhia gjigante e rërës “varros” krejtësisht qytetin!

Një stuhi e fuqishme dhe e pazakontë rërë ka shkaktuar të paktën 6 të vdekur në Sao Paulo të Brazilit, ndërsa e zhyti qytetin në skena apokaliptike pasi bllokoi krejtësisht horizontin, duke mbjelle panik mes banorëve.

16:17
Rusia po bëhet më agresive/ Microsoft: Ka shtuar sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera

Microsoft paralajmëron në raportin e tij të fundit se Rusia po bëhet më agresive dhe më e suksesshme në sulmet e saj kibernetike, teksa hakerat rusë e kanë intensifikuar akvititetin e tyre që shënjestron Shtetet e Bashkuara.

16:06
Kosova shënon një viktimë dhe 25 raste të reja me Covid-19

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë.

15:51
“T`i mbyllim” kufijtë me mure: 12 vende anëtare, letër BE-së!

Ministrat e brendshëm të 12 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë që Brukseli të financojnë projekte për ndërtimin e mureve në kufi, të cilat t`i ndalojnë emigrantëve hyrjen nga Bjellorusia.

15:50
Kosova nuk “ia lë mangut”: Masa anti damping kompanive nga Serbia!

Kosova ka vendosur masa mbrojtëse antidamping ndaj dy llojeve të produkteve të prodhuara në shtetin e Serbisë.

15:47
Përmbytje nga reshjet në veri të Italisë pas 70 cm shi në 12 orë (fotot)

Veriperëndimi i Italisë ka parë kësaj jave përmbytje pas rënies së më shumë se 70 cm shi në 12 orë, në zona të caktuara.

15:47
Sulm kamikaz brenda një xhamie shiite në Afganistan, 50 viktima dhe mbi 100 persona të plagosur

Rreth 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi kamikaz që ndodhi në një xhami në qytetin Kunduz, në Afganistan.

15:38
Kombëtarja U 21, mund Andorrën/ Ernest Muçi heroi i ndeshjes. Siguroi fitoren e dytë në grup

Ernest Muçi ishte protagonist i madh i ndeshjes me Andorrën të ekipit kombëtarë U21.

15:34
Festivali i teatrit në Elbasan/ “Skampa 2021” edicioni i 23 i festivalit ndërkombëtar

Ka mbyllur siparin edicioni i 23 i Festivalit Ndërkombëtar Teatror “Skampa 2021”.

15:29
Gjenerali Ibrahim për TCH: Nuk do të lëmë asnjë grua e fëmijë shqiptarë në Siri

Kryeministri Edi Rama nderoi me dhënien e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, drejtorin e përgjithshëm të sigurisë kombëtare të Libanit Gjeneral Major in Abbas Ibrahim për rrolin kyç në nxjerrjen e fëmijëve e grave shqiptare nga kampet e ferrit në Siri.

15:12
Inflacioni shkoi në 2.5 për qind/ Ndikimin më të madh dha rritja e çmimit të ushqimeve me 4.6 për qind

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës kryesisht por edhe mallrave e shërbime të tjera kanë bërë që inflacioni të arrijë në shtator në nivelin e 2.5%, nga 1.5 % që ishte një vit më parë.

15:08
Greqi/ Qeveria do kompensojë faturat, paketa 500 mln euro për të ndihmuar 1.8 milionë familje

500 mln euro do të jetë paketa e ndihmës që qeveria greke ka marrë për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, gazit natyror, naftës dhe lëndëve të tjera djegëse.

15:07
Moti i keq godet Korçën/ Era shkul pemët dhe çatitë e banesave në qytet

Shiu i dendur dhe era e fortë që zgjatën gati 24 orë kanë bërë që në Korçë të ketë jo pak probleme.

15:00
Shpallet në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llalla

SPAK i kërkoi Interpolit sot që të shpallë në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i dënuar me 2 vite burg.

14:50
Energjia elektrike/ Shpallet emergjenca, ndalen investimet në KESH dhe OSHEE, qeveria plan masash për konsumatorët

Qeveria  shpalli  gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe ngritjen e  grupit ndërinstitucional për menaxhimin e kësaj emergjence. Ndërsa Shoqërive  “KESH”  “OST” dhe “OSHEE Group”, u kërkohet të  pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme. Ministri Financave ngarkohet të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për […]

14:49
Përmbytje “katastrofike” në Shqipëri? Media gjermane: Pritet “tmerr” në zonat jugore!

Përmbytjet kërcënojnë Mesdheun, sipas medias gjermane Focus.de, që flet për rrezikun e reshjeve ekstreme në Greqi dhe Shqipëri deri javën e ardhshme.

14:33
“Kam qenë në paraburgim!” Sabiani tregon eksperiencën e tij

Në një bisedë me Elhaid Cufin, Sabiani ka ndarë me të një eksperiencë aspak të këndshme me të.

14:33
Tea në një marrëdhënie me shokun e Fatjonit, ish-konkurrenti tregon historinë e çiftit

Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, Tea Trifoni vazhdon të ketë vëmendjen e fansave, sidomos për anën sentimentale.

14:31
“Kam bashkëjetuar 2 vite”, Graniti rrëfen jetën e tij private

I pyetur nga Paloma për lidhjet e tij më të gjata, Graniti i tregon se ka qenë në një lidhje të gjatë prej dy vitesh dhe me të ka bashkëjetuar.

14:31
“30% e karburantit vjen kontrabandë”/ Basha: PD kallëzim penal në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lajmëroi ditën e sotme se PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal në SPAK, pasi 30% e karburantit hyn kontrabandë në vendin tonë.

14:23
Basha: Sudja ka lënë mjekër dhe është Edi Rama

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke krahasuar me Suden e firmave piramidale, të cilat u krijuan në vitin 1997.

14:11
Vendimi/ Qeveria shpall gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike: “KESH”, “OST”, dhe “OSHEE të pezullojnë planet e investimeve

Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

14:08
Krizë energjetike? Nënkryetari i PD: KESH deri në shtator ka tejkaluar disa herë prodhimin

Nënkryetari i PD-së, Alfred Rrushaj, sa i takon paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama për krizën që do të godasë Shqipërinë në sektorin energjetik, tha se ky është një vit i mirë për vendin tonë në sektorin e energjetikës.

13:59
Qëlloi mbi policin nga makina e vjedhur, identifikohet shqiptari në Athinë

Klajdi Budo është shtetasi që plagosi sot një polic në kryeqytetin grek, teksa përpiqej t’i shpëtonte arrestimit.

13:57
Basha-Ramës: Bën ‘gërr vërre’ për të hequr vëmendjen

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar krizën energjetike një krizë korrupsioni me në krye qeverinë.

13:50
Marrëveshja e targave, fillon shpërndarja e letrave ngjitëse në veri të Kosovës

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka filluar të shpërndajë letra ngjitëse për automjetet nga Serbia, ngasësit e të cilave duhet të mbulojnë simbolet shtetërore në targa.

13:49
“S’ka krizë energjetike, por korrupsioni”/ Basha: OSHEE dhe KESH të zhytura në korrupsion, 10 mln euro për tre tendera

Kreu i PD Lulzim Basha në një konferencë për shtyp tha se kryeministri Edi Rama po krijon kushte presioni dhe frike për qytetarë për sa i përket rritjes së çmimeve.

13:27
Caktohet qyteti ku do të organizohet “Eurosong 2022”

Torino do të presë edicionin e 66 -të festivalit të këngës, “Eurovision Song Contest”.

13:24
Kaloi covidin dy javë më parë, 42-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Një 42 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

13:20
Si do ta caktojë Kuvendi ish-kryeministrin Berisha? Ja si përgjigjet Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në një bashkëbisedim me gazetarët u pyet se si do ta caktojë Kuvendi i Shqipërisë, Sali Berishën dhe nëse do të ketë ndonjë referencë për të.

13:15
Nikolla: Gazetarët të pranishëm në seanca plenare dhe në mbledhjet e komisioneve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në bashkëbisedimin me gazetarët u shpreh se ata lejohet që të jenë të pranishëm në seancat plenare dhe në mbledhjet e komisioneve duke respektuara rregullat e vendosura.

12:56
Maratona e Tiranës, Veliaj: 17 Tetori ditë pa makina; hera e parë që organizojmë një maratonë të plotë, e gjithë Tirana në festë

Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka certifikuar për herë të parë Tiranën si organizatore profesioniste të maratonës së 17 Tetorit, duke e licencuar edhe për itinerarin e plotë të garës prej 42 kilometrash.

12:52
Fluks në transportin detar edhe në vjeshtë/ 81 lundrime gjatë shtatorit në Durrës, 35 mijë udhëtarë më shumë se një vit më parë

Transporti detar i udhëtarëve, edhe pse ende nën efektet e pandemisë, ka pësuar rritje këtë vjeshtë, krahasuar me një vit më parë.

12:48
Ish-kryeministri Berisha në “listën e zezë” të SHBA-së, por kush janë zyrtarët e tjerë nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën e personave të shpallur “non grata” gjatë vitit 2021 dhe ia ka dorëzuar atë Kongresit Amerikan.

12:45
U aksidentua me makinë/ Reagon për herë të parë ish-konkurrenti i “Për’Puthen” (Fotot)

Ish-konkurrenti i “Për’Puthen”, Atdhe Xharavina është përfshirë ditën e djeshme në një aksident në zonën e Don Boskos, ku një mjet ngjyrë gri që po dilte nga parkimi ka përplasur makinën tip “Audi” të Atdheut.

12:42
“Sfidoi” Putinin, gazetari i pavarur rus merr Nobelin e Paqes!

Nobeli i sivjetshëm i paqes i shkoi dy gazetarëve, reporters filipino-amerikane, Maria Ressa dhe kryeredaktorit të gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta, Dmitry Muratov.

12:40
Pamjet e prag-konfliktit: Rojet iraniane ndjekin në det anijen e SHBA-së!

Televizioni shtetëror Iranian transmetoi pamjë të anijeve të Rojeve revolucionare të cilat duket se i janë vënë në ndjekje anijeve që thuhet të jetë amerikane.

12:27
Franca, mrekulli në Belgjikë/ Finalja e ligës së kombeve, Spanjë-Francë luhet të dielën në Milano

Finalja e Ligës së Kombeve, Spanjë-Francë luhet të dielën në Milano.

12:24
Emrat/ Aksidenti i rëndë në Maliq/ Ndërron jetë tek Trauma 29-vjeçarja, shoferi i plagosur

Xhanina Hoxha, e cila udhëtonte me makinën Ford që u aksidentuar një ditë më parë në  segmentin rrugor Grunjas-Kakaç ka ndërruar jetë.

12:22
Kombëtarja niset në Hungari/ Të shtunën në mbrëmje ndeshja e vlefshme për botërorin

Mëngjesin e sotëm skuadra kombëtare u nis drejt Budapestit.

12:11
Shkodër/ 4 të arrestuar, njëri prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Blutë e Shkodrës kanë vë në pranga 4 persona, mes tyre njëri i shpallur në kërkim ndërkombëtar

12:09
Qendra shëndetësore në Këmishtaj e pakalueshme nga uji/ Braçe: Kam folur me ndërtuesin, por asgjë

Deputeti socialist, Erion Braçe ka publikuar pamjet nga qendra shëndetësore në Këmishtaj në Lushnje, që për shkak të ujit të mbledhur në oborr nga shirat është bërë i pakalueshëm.

12:04
“Kush shpëton një shpirt ka shpëtuar njerëzimin”/Gjeneral Abbas Ibrahim me fjalët e profetit Muhamed

Gjeneral Abbas Ibrahim është nderuar ditën e sotme me Yllin e Madh të Medaljes nga kryeministri Edi Rama.

12:03
Ndërtime pa leje, vjedhje nëpër qytet e fajtorë në aksident/ Disa të arrestuar në Tiranë

3 persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

11:53
Deputetja gjermane: Fjalët ngushëlluese të BE-së, zhgënjim edhe më i madh për Ballkanin!

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore u shfaq kritike ndaj rezultateve të samitit të BE-së e Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Brdo.

11:53
Rama nderon gjeneral Abbas Ibrahim: Nuk u kursye kurrë, falë tij u shpëtuan fëmijët nga kampet e ferrit në Siri

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nderimit të Gjeneral Major Abbas Ibrahim me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, tha se ai ka qenë arsyeja pse shumë fëmijë u shpëtuan nga kampet në Siri.

11:28
Erë konflikti Rusi-Turqi? Mediat ruse: Moska duhet të aneksojë lindjen e Turqisë!

Kryeredaktorja e kanalit televiziv shtetëror rus RT delaroi se Rusia duhet të aneksojë malin Ararat të Turqisë lindore dhe krahinën e Kars.

11:28
Kishte vjedhur të paktën 5 makina, arrestohet 46-vjeçari në Fier

Një 46-vjeçar që dyshohet se është autori i të paktën 5 vjedhjeve u arrestua këtë të premte në Fier.

11:24
“Kishin kthyer shtëpinë në një laborator droge”/ Dy shqiptarë bien në prangat e policisë italiane

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur me drogë.

11:20
Shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Paqen

Dy gazetarë u shpallën fitues të Çmimit Nobel për Paqen.

11:08
DASH dërgon në Kongresin amerikan listën e personave të përfshirë në korrupsion, mes tyre familja Berisha

Pas vendimit për shpalljen ‘non grata’, Departamenti amerikan i shteti e çoi në Kongres ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

11:02
Pemë të thyera dhe stola të dëmtuar, çfarë la pas stuhia e reshjeve të shiut në Korçë

Stuhia e reshjeve të shiut dhe era e fortë kanë bërë që në Korçë të ketë jo pak probleme. Pemë të thyera, stola të dëmtuar dhe një çati pallati është rrëzuar gjatë natës.

10:49
Veliaj uron homologun e Bolonjës për detyrën e re: “Do kemi vazhdueshmëri të raportit fantastik mes dy qyteteve”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter uron për detyrën e re kryebashkiakun e Bolonjës, Matteo Lepore. Veliaj shkruan se do vijojë bashkëpunimi mes dy qyteteve, ashtu si më parë.

10:46
Marrëveshja Greqi-Francë, Turqia nis “përgatitjet e përplasjes”!

Që prej njoftimit të arritjes së partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë me francezët, grekët ndihen më të sigurtë. Por me një çmim shumë të lartë.

10:43
Nëndetësja e SHBA godet një objekt në Detin e Kinës Jugore-disa të plagosur

Zyrtarë amerikanë njoftuan se një nëndetësë bërthamore e SHBA-së ka goditur një objekt në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kinës Jugore.

10:19
Rama: Nafta shqiptare s’shkon jashtë për të ushqyer “Mercedes”-ët! Importojmë 600 mijë ton

Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendi ynë prodhon naftë të rëndë dhe importon 600 mijë ton nga vende të tjera.

10:09
Rama: Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati.

10:05
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, zgjidhen sot tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të zgjedhë sot tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga 6 kandidatura.

10:05
Rama: Ekonomia është ringritur, në punë më shumë se sa para pandemisë

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ditë e sotme tha se ekonomia shqiptare është ringritur dhe se në punë janë më shumë qytetarë se sa para shpërthimit të pandemisë.

09:54
“Kemi hartuar planin për menaxhimin e situatës”/ Rama: Kulmi i krizës energjetike, mesi i vitit tjetër

Kryeministri Rama u shpreh se qeveria është konsultuar me ekspertë dhe janë parë analizat që po bëjnë vendet e tjera për hartimin e planit për menaxhimin e krizës energjetike.

09:42
Kriza energjetike, Rama: Plani i posaçëm publik nesër! Rroga minimale në janar 32 mijë lekë

Qeveria shqiptare mori vendimin e hartimit të një plani të posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike që ka prekur vendin tonë dhe gjithë botën.

09:38
Microsoft: Rusia po intensifikon sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera

Rusia duket se po bëhet më agresive dhe më e suksesshme ndërsa hakerët e këtij vendi po intensifikojnë sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, thuhet në një raporti të ri të kompanisë Microsoft.

09:19
Shpallja e krizës energjetike dhe rritja e çmimeve/ Rama mbledh qeverinë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë, pas shpalljes së krizës energjetike dhe paralajmërimit se vendi ynë mund të përballet me rritje të çmimeve.

08:58
Të shtëna me armë në qendër të Athinës/ Shqiptari me makinën e vjedhur qëllon policin dhe largohet

Forcat e policisë janë përleshur me disa grabitës mëngjesin e sotëm në qendër të Athinës.

08:28
“Ne e prodhojmë vetë energjinë, pse nuk e vendosim vetë çmimin?”/ Rama i përgjigjet pyetjeve për krizën energjetike

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje në rrjetin social “Facebook” zgjodhi t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për krizën energjetike.

08:07
Polonia sfidon ligjet e BE-së, me ndryshimet e reja kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Polonisë e ka hedhur poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE -së mbi legjislacionin kombëtar në çështje të caktuara gjyqësore.

07:38
Parashikimi i motit/ Dita nis me vranësira dhe reshje, ulen sërish temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut.

07:20
Një shqiptar në krye të projektit që do të transformojë politikat madhore të SHBA-së

Eric Schmidt ka qenë CEO-ja i famshmëm që e bëri kompaninë Google të jetë gjigandi i madh i teknologjisë moderne. Nën drejtimin e tij, Google shndërroi përgjithmonë mënyrën se si kërkojmë informacionin në internet.

06:58
Lulja e basanit/ Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo në produkte të ndryshme medicinale, i jep një rëndësi të veçantë kultivimit saj. Kjo si për përdoruesin ashtu edhe për prodhuesin, lidhur me aspektin ekonomik. Është përdorur prej vitesh, veçanërisht e përzier me vajin e ullirit, si një balsam kurativ dhe rigjenerues. Përdoret në rastet e prerjeve, djegieve dhe plagëve të ndryshme por edhe si një çaj qetësues.

06:32
Shëndeti i gruas/ Zbuloni si ndryshon zemra pas të pesëdhjetave

Të pesëdhjetat janë një sfidë e madhe për një grua. Në këtë moshë, gruaja kalon në menopauzë, por ky nuk është ndryshimi i vetëm që përjeton ajo në këtë moshë. Sipas ekspertëve, pas kësaj moshe, gruaja është ndjeshëm më e rrezikuar nga problemet me zemrën.

06:16
Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët ose i lartë/ Shenjat si ta dalloni

Sheqeri është një nga produktet që shkakton më shumë dëm në organizëm. Njeriu mund të vuajë nga konsumi i tepërt i sheqerit por edhe ai i mangët. Ekspertët i kanë identifikuar të dy ekstremitetet si hiperglicemia dhe hipoglicemia. Hiperglicemia përshkruhet si sindroma e nivelit të lartë e jo normal të sheqerit në gjak.

05:50
5 mënyra të thjeshta për të humbur në peshë gjatë vjeshtës

Ditët në vjeshtë nisin të shkurtohen dhe rrezet e diellit pakësohen ndjeshëm. Një gjë e tillë ndikon në prodhimin e serotoninës, një hormon që nxit ndjesinë e qetësisë, paqes dhe gëzimit. Për pasojë, njeriu tërhiqet më shumë ndaj makaronave, patateve dhe orizit, burim karbohidratesh që rrisin nivelet e serotoninës.

05:15
10 superushqimet që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj

Termi “superushqime”është relativisht i ri, megjithëse përshkruan një paketë vlerash për organizmin. Sipas nutricionistëve, i referohet ushqimeve me bazë bimore të cilat janë të mbushura me vitamina, minerale, antioksidantë dhe shumë pak kalori. Këto janë disa nga arsyet përse këto ushqime rekomandohen të përfshihen nga të gjithë në dietën e përditshme ushqimore.

03:46
Franca lë në fuqi kufizimet kundër Covid-19

Qeveria franceze vlerësoi sot se ende nuk ka ardhur koha për të lehtësuar masat kufizuese kundër COVID-19, pavarësisht rënies së numrit të rasteve.

03:13
Kurti për Bloomberg: Miliardat për Ballkanin Perëndimor duhet të ndërlidhen me vlerat e BE-së

Në margjina të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, kryeministri Albin Kurti ka dhënë intervistë për mediumin amerikan Bloomberg.

02:44
Analistët amerikanë: Skandaloze që Kosova ende s’ka liberalizim vizash

Analistët amerikanë dhe njohësit e çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski dhe Daniel Serwer, vlerësojnë se Bashkimi Evropian po ndjek një qasje të gabuar ndaj Kosovës.

02:20
Pfizer kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës 5-11 vjeç

Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se kanë kërkuar një autorizim të përdorimit urgjent për vaksinën e tyre antiCOVID-19 për fëmijët midis moshave 5 dhe 11 vjeç, që do të mbronte më shumë se 28 milionë persona në SHBA.

01:59
E papritur në Big Brother Albania Vip/ Fifi sëmuret, të gjithë banorët i vijnë në ndihmë

Plot të papritura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fifi është sëmurur nga disa probleme të vogla me stomakun.

01:40
Rusia regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me Covid-19 që nga dhjetori i kaluar

Rusia të enjten ka raportuar 27.550 raste me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë ditore e vendit këtë vit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 7,69 milionë, theksuan autoritetet shëndetësore.

01:21
Shkon mbi 707 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ka shkuar në mbi 707 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas autoriteteve me 2 mijë e 416 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave ka shkuar në 707 mijë e 799.

00:59
Japonia goditet nga 1 tërmet me magnitudë 6.1

Një tërmet me magnitudë 6,1 ka ndodhur në verilindje të Tokios, kryeqytetit të Japonisë.

00:42
U përplas me Dumfries, sulmuesi i Shakhtarit për një kohë të gjatë jashtë fushave

Një përplasje aksidentale me mbrojtësin holandez të Interit, Denzel Dumfries, do t’i kushtojë shumë shtrenjtë sulmuesit 20-vjeçar të Shakhtar Donetsk, Lassina Traore, sipas konfirmimeve që vijnë nga vetë klubi ukrainas.

00:34
Stoli “peshon” shumë, Strakosha drejt një vendimi të rëndësishëm

Ndonëse prej rreth një viti jeton si “i ndarë në shtëpi” me klubin e Lazios, aventura e Thomas Strakoshës me bardhekaltrit mund të mos mbyllet në fund të këtij sezoni.

00:17
Incidenti në lokal në Elbasan/ Ndërron jetë kamarieri, 50-vjeçari ndodhej prej 3 ditësh në spital

Para pak ditësh ka ndodhur një incient në një lokal në Elbasan ku dy persona janë konfliktuar pas një sherri për motive të dobëta.