E premte, 15 Tetor 2021
16:23
Hipistja daneze 31 vjeçare ka pasuri më të madhe neto se Cristiano Ronaldo e Messi të marrë së bashku (fotot)

Ylli i skuadrës së Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe ai i PSG, Lionel Messi mund të jenë superstarë në botë, por pasuria e tyre neto është ende më e vogël se ajo e një kalërueseje estetike daneze.

16:19
U qëllua me thikë gjatë takimit elektoral/ Humb jetën deputeti në Britaninë e Madhe

Sir David Amess, deputeti 69 vjeçar i partisë konservatore britanike të kryemistrit Boris Johnson ka humbur jetën në vendngjarje në një kishë metodite në qytetin juglindore të Southendit sot pasdite, pasi është sulmuar dhe goditur disa herë me thikë nga një i ri 25 vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.

16:08
Njerëzit po luteshin/ Shpërthen bomba në xhami, s`ka qetësi për Afganistanin

Gati 40 të vdekur e mbi 70 të plagosur është bilanci i sulmit me bombë që tronditi Kandaharin në Afganistan. Shpërthimi ndodhi në një xhami Shiite, pikërisht në kohën kur besimtarët po kryenin lutjet e së premtes.

16:00
Rritet çmimi i gazit, Europa i kthehet qymyrgurit

Rritja e çmimeve të gazit në Evropë po i nxit shumë ndërmarrje që të kalojnë tek qymyrguri për të prodhuar energji elektrike.

15:49
Vaksina antigrip për të moshuarit/ Në qarkullim janë dy lloje të gripit, ndërsa vijon edhe COVID

Javën që vjen pritet të mbërrijë një sasi e konsiderueshme e vaksinave anti grip për grupet e popullatës më në rrisk sic janë të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Sipas ekspertëve, vaksina ndaj gripit mund të aplikohet në të njëjtën ditë me vaksinën anticovid.

15:48
Graniti zbulon kuptimet e tatuazheve të tij

Granit Cana, konkurrenti i “Big Brother Albania VIP” është komentuar jo rrallëherë nga publiku për pamjen e tij fizike. Një element që mbizotëron në stilin dhe paraqitjen e tij janë edhe disa tatuazhe të cilat sot zgjodhi t’i sqarojë tek banorët e tjerë kuptimin që ato mbartin. Përgjithësisht tatuazhet e tij i ishin dedikuar nënës […]

15:45
Gjenden hajdutët e dosjes së Dhërmiut/ Arrestohet drejtori, një zyrtar dhe pronari. Dosjen e morën për të fshehur falsifikimin

Ky është kreu i drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës këshillin e qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika. Tre ditë më parë ai u tregonte gazetarëve sesi hajduti hyri nga dritarja dhe doli nga dera bashkë me dosjen e vjedhur.

15:41
Parandalohet krimi në Shkodër/ 45-vjeçari telefonon policinë: Po më ndjekin persona të panjohur me makinë

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga policia e Shkodrës në fshatin Mjedë. Një 45-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.T., ka kërkuar ndihmën e forcave blu pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”.

15:36
Hiri toksik mbulon shtëpitë në pamjet apokaliptike nga La Palma, qentë e braktisur ushqehen me dronë (fotot)

Qen të braktisur në zonat e izoluara nga magma në ishullin e La Palma mbaheshin gjallë sot me ushqim të dërguar me dronë.

15:35
Emrat/ Zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi sot 3 anëtarët e rinj.

15:33
I kapën 49 kg kokainë në kontejnerin me banane/ Apeli i GJKKO liron nga qelia Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar këtë të premte ka ndryshuar masën e sigurisë, duke vendosur “arrest shtëpie” për 72-vjeçarin Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt.

15:33
Top Channel, rekord shikueshmërie! Në 24 orë Youtube 8.1 milionë shikime. Klani vetëm 1.4 milionë

Top Channel ka arritur të enjten e 14 tetorit rekordin historik të shikimeve në kanalin Youtube. Plot 8.1 milionë shikime në 24 orë. Kjo shifër është më e larta e arritur ndonjëherë nga Top Channel me prodhimet televizive, por shumë më e lartë edhe se çdo media tjetër në Shqipëri.

15:25
UEFA, mësim si drejtohet futbolli/ Trajnohen drejtuesit e klubeve shqiptare të futbollit

Drejtuesit e klubeve të kategorisë Superiore prej dy ditësh kanë marrë pjesë në një kurs menaxhimi të UEFA-s në Durrës, për të ngritur në një tjetër nivel mënyrën e menaxhimit të skuadrave që ata drejtojnë.

15:25
“Do doja të kisha një fëmijë”, Semi diskuton me Donaldin

Për banorët as nata pas një dite të lodhshme nuk mund t’ja ndërpresi energjinë dhe komunikimin mes tyre.

15:24
Maratona, dhjetëra vullnetarë të huaj mbërrijnë në Tiranë/ Veliaj: Do i dhurojmë kryeqytetit kartolinën më të bukur të vitit

Maratonës së Tiranës ditën e diel të 17 Tetorit do i bashkohen edhe dhjetëra vullnetarë vendas por dhe të huaj të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të qenë të pranishëm në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit në Shqipëri.

15:17
Turistët i rrëmben Lumi Devoll/ 10 hungarezët donin të kalonin ujin. Rryma rrëmben 4 persona

Disa turistë të huaj rrezikuan jetën sot në ujërat e lumit devoll. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Plovisht në Maliq.  

15:14
KLSH: AKU nuk bën detyrën/ Raporti kritik për institucionin që duhet të garantojë sigurinë ushqimore

Konsumatori shqiptar mashtrohet për cilësinë e produkteve me origjinë shtazore.

15:13
Shkolla e re nuk ka energji elektrike/ Fushë Milot, nuk është hapur ende, fëmijët mësojnë në fshat tjetër

Që prej fillimit të këtij viti shkollor, mësimi për nxënësit e kësaj shkolle është kthyer në sfidë. Rindërtimi i shkollës 9-vjecare ka përfunduar para 1 muaji, por mungesa e energjisë elektrike ka bërë që dyert e shkollës mos të hapen ende.

15:11
Elbasan, vetëm 91 vaksinime/ Në pesë ditë në qendrat e vaksinimit  shkojnë shumë pak të interesuar

91 studentë janë vaksinuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në këtë javë, e përcaktuar si java e vaksinimit masiv të studentëve.

15:09
PD depoziton kallzim në SPAK për energjinë/ Tabaku dhe Alibeaj: Shqiptarët po vuajnë krizën e korrupsionit dhe menaxhimit

Partia Demokratike ka depozituar në SPAK padinë për keqpërdorim të energjisë elektrike kundër tre drejtuesve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH) dhe Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL).

15:07
Rama flet për zgjedhje dhe satelitë/ Socialistët nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale. Ndajnë zonat

Përgatitja për zgjedhjet e ardhshme lokale ishte kryefjala e mbledhjes së parë të kryesisë së re socialiste.

15:07
Donin të kalonin lumin Devoll me makinë, shefi i zjarrfikëses: Shpëtuan falë ndërhyrjes në kohë, rrezikonin seriozisht jetën

Shefi i zjarrfikëses në Maliq, Sadik Halili ka folur për ngjarjen me turistët hungarezë që mbetën të bllokuar pasi donin të kalonin lumin Devoll me makinë duke thënë se rrezikonin seriozisht jetën me veprimin e tyre.

15:02
PS kërkon të ndryshojë Kushtetuta/ Kërkohet që të zgjatet deri në 2024 aktiviteti i komisioneve të vettingut

Shumica socialiste depozitoi në kryesinë e Kuvendit projektligjin për ndryshimin e nenit 179  të kushtetutës për ta shtuar kohëzgjatjen e veprimit të organeve të vetingut në drejtësi.

14:47
“Der Standard”: Borellit “po ia shkruan Beogradi” mesazhet në Twitter!

Gazeta austriake “Der Standard”, komentoi zhvillimet më të fundit në Ballkan duke u përqendruar tek trazirat më të fundit në Kosovë.

14:46
Topi i Artë, as Cristiano, as Messi, ja kё zgjedh “Fenomeni”

Ronaldo “Fenomeni” do t’ia jepte Topin e Artë Karim Benzemasё. Lufta për trofenё më prestigjioz individual këtë vit duket më e hapur se kurrë.

14:41
Papa Françesku do të vizitojë migrantët në Greqi

Papa Françesku po planifikon të vizitojë migrantët në ishullin Lesbos në Greqi gjatë një vizite e cila është paraparë për më vonë këtë vit, thanë zyrtarët.

14:38
NATO-ja krenare për KFOR-in: Misioni më i suksesshëm i aleancës

Misioni i Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë, është misioni më i gjatë dhe “padyshim më i suksesshmi”, deklaroi komandanti i ri i KFOR-it,  gjeneralmajori Ferenc Kajari.

14:32
Sa i besoni celularit tuaj? Një studim i ri tregon se zbulon të dhënat personale

Sa i besoni telefonit tuaj celular?

14:24
“Shkarkimi i Presidentit për shkelje të Kushtetutës”, Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë vendimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

14:24
”I kam dedikuar poezi”/ Elhaidi flet për ish-të dashurën e tij

Elhaidi është nga konkurentët e shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ i cili ka zgjedhur të qëndrojë hermetic përballë pjesës tjetër të banorëve.

14:18
‘Dora kriminale nuk e ndaloi veprimtarinë e saj’/ Kokaina mes frutave në kontejnerë, Avokati i firmës “Alba Exotic” kërkesë Yuri Kim: Na ndihmoni!

Avokati i kompanisë ‘Alba Exotic Fruit shpk”, përmes një shkrese ka kërkuar ndihmë nga ana e autoriteteve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me caktimin e masës së arrestit me burg për pronarët e kësaj kompanie, Eduart Dauti dhe Barjon Gumeni, të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

14:17
Procesi i verifikimit paszgjedhor, Celibashi: Rezultatet do të jenë pjesë e raportit që bëhet publik

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur pas procesit të verifikimit paszgjedhor duke thënë se do të bëhet një raport publik ndërsa shton se rezultatet nuk kanë të bëjnë me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit.

14:03
Kosova thirrje SHBA-së: Krijoni këtu një bazë të përhershme ushtarake!

Në mesin e trazirave të kësaj periudhe në veriun e saj, Prishtina i ofron Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

13:55
Rita Ora nis ditën me fotografi topless: Duke ndjekur…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka ndarë disa fotografi topless në rrjete sociale teksa ndodhet në Malibu, Kaliforni.

13:50
Kriza energjetike/ Putin: Rusia mund ta furnizojë më me shumë gaz Evropën

Vladimir Putin ka deklaruar se furnizimi me gaz i pjesës më të madhe të Kontinentit Evropian nuk konsiderohet si një armë ekonomike kundër tij.

13:45
Fifi rrëfen pikën e saj të dobët: Kam dhënë shpirtin t’i ndihmoj

Mëngjesi për Fifin nuk ka nisur dhe aq mirë për shkak të një ëndrre që kishte parë gjatë natës.

13:37
Autor i tetë vjedhjeve në Fier, arrestohet ‘skifteri’ nga Kavaja

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 8 vjedhje të tjera në banesat e disa shtetasve në Kavajë, që dyshohen se janë kryer nga një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim më herët.

13:32
Dhunë, kanosje dhe mashtrim, policia arreston 1 person dhe procedon disa të tjerë

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 60-vjeçar dhe ka proceduar penalisht tre shtetas të tjerë.

13:27
Shpërndanin kanabis në doza të vogla, pranga dy të rinjve në Fier

Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë së Fierit pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike.

13:26
Maliq/ Tentuan të kalonin lumin me makinë, bllokohen 4 turistë hungarezë (Pamjet)

Katër turistë hungarezë janë bllokuar në mes të lumit në afërsi të fshatit Plovisht pasi tentuan ta kalojnë me makinë.

13:20
Ambasadori i ri i SHBA në Serbi, “mik i shqiptarëve”- shqetësohet Beogradi!

Shtetet e Bashkuara vendosën të caktojnë ambasador të ri të tyre në Serbi një emër shumë të njohur të diplomacisë amerikane, një peshë të rëndë të saj siç njihet ndryshe Christopher Hill dhe një njeri që konsiderohet “mik i shqiptarëve”.

13:19
“30% e karburantit vjen kontrabandë”/ Shoqata e hidrokarbureve nxjerr fakte për të hedhur poshtë akuzat e PD: Mos hidhni shashka boshe

Shoqata e hidrokarbureve ka reaguar për akuzën e PD se është futur 30% e karburantit kontrabandë në vendin tonë. Në reagim mohojnë kategorikisht që të ketë ndodhur diçka e tillë në sektorin e hidrokarbureve dhe theksojnë se akuzat e mund të bëjnë që të humbet besimi nga agjentët e bursës.

13:16
Berat, arrestohet 56-vjeçari që posedonte dhe shpërndante kokainë (Emri)

Policia e Beratit ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike të ndarë në doza dhe në kuadër të këtij operacioni ka vënë nën pranga një 56-vjeçar.

13:10
Ambasadori i Japonisë në vendin tonë: Integrimi i Shqipërisë në BE, tepër i rëndësishëm

Ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Takada Mitsuyuki ka zhvilluar një takim në bashkinë e Fierit.

12:51
Arrestohen 2 të rinj në Durrës/ Njëri akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

12:48
Sarandë/ Arrestohet 26-vjeçari, i mori me dhunë celularin një vajze që po qëndronte në automjet

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi vodhi me dhunë aparatin celular të një shtetaseje.

12:41
Vlorë/ Arrestohet 25-vjeçari, u kap me 5.4 kg kanabis. Si e zbuloi policia se kishte fshehur drogën në shtëpi

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi u kap me 5.4 kg kanabis sativa në banesë.

12:39
Merkel e prerë: Të gjithë të bashkuar kundër Kinës, po kthehet në “problem”!

Angela Merkel bëri thirrje për një front të bashkuar të BE-së përballë fuqisë në rritje të Kinës.

12:37
Veliaj dhe Manastirliu nisin aksionin e ndërgjegjësimit për vaksinimin ndaj Covid-19

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me administratorët e njësive bashkiake njoftuan nisjen e fushatës derë më derë me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj Covid-19.

12:36
Procesi i verifikimit paszgjedhor, mungon përfaqësuesi ligjor i PS për të monitoruar procesin

Ditën e djeshme, në KQZ u hodh shorti elektronik për hapjen e 519 kutive, proces i cili mund të hedhë dritë mbi parregullsitë që mund të kenë ndodhur me 25 Prill.

12:31
Lajm i mirë nga DPSHTRR, ulje drastike e tarifave të lejes së drejtimit

Një lajm i mirë vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor!

12:21
PS dorëzon draftin për shtyrjen e Komisioneve të Vettingut: Të shtohen 30 muaj të tjerë për KPK

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend amendamentin për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut.

12:19
Vajza e Ilirit ka ditëlindjen, balerini e uron në mënyrën më të veçantë

Banorët e ‘’Big Brother Vip’’ kanë rreth dy javë të izoluar dhe të shkeputur nga aktivitetet dhe kontaktet e tyre të përditshme.

12:17
Në spital nuk ke ku të parkosh/ Në Lezhë pacientët paguajnë për të parkuar makinën

Qytetarët duhet të përballen çdo ditë me të njëjtën situatë. Në hyrje të spitalit të gjithë paguajnë tarifën edhe pse brenda gjetja e një vend parkingu është thuajse e pa mundur.

12:08
Serbia ka shkaktuar tre luftëra civile në Ballkan, koloneli Demiraj apel BE e SHBA: “Hapni sytë”

Ish-koloneli shqiptar, Dritan Demiraj, ka reaguar pas videos së ushtarëve serbë në Rashkë, e cila u bë virale. Përpara presidentit Aleksandar Vuçiç, ata kënduan këngë për marshim drejt Kosovës, çka nuk kaloi pa reagime.

12:04
Manastirliu – Veliaj: 80 pika vaksinimi në Tiranë, të forcojmë zinxhirin e solidaritetit

Në kuadër të aksionit kombëtar të vaksinimit anti-COVID “derë më derë”, për të nxitur qytetarët për t’u vaksinuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me drejtues të njësive administrative të bashkisë më të madhe në vend.

11:55
Nacionalistët serbë nisen drejt Kosovës, por u del huq!

Disa nacionalistë serbë janë nisur drejt Kosovës, të nxitur nga zhvillimet e fundit, por vrulli iu ndërpre në kufi për një arsye të papritur për ta.

11:44
Ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona nga policia e Tiranës

Katër persona, të cilët ishin shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

11:44
Yuri Kim: Për të shpallurit “non grata” faktet janë të pamohueshme

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar memorandumin antikorrupsion.

11:39
Mori emigrantë të paligjshëm në Pogradec, kapet 32-vjeçari në dalje të Kamzës. Ja cili ishte destinacioni final

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në dalje të Kamzës me 4 emigrantë të paligjshëm.

11:38
Ftesa e Ramës për bashkëqeverisje, reagon Basha: PD e vendosur për të udhëhequr shqiptarët drejt ndryshimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten ka publikuar një video nga fjalimi i mbajtur dje në Kuvend, përmes të cilës, ka vendosur t’i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, në lidhje me bashkëqeverisjen.

11:35
Kishin kultivuar bimë narkotike në pyll, policia vë në pranga 2 persona në Shkodër

Pas një hetimi disa mujor në fushën e narkotikes, policia ka vënë nën pranga dy persona në Shkodër.

11:30
Kryebashkiaku Veliaj jep lajmin e mirë; ja kur do hapet gjimnazi “Sami Frashëri”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha lajmin e mirë se gjimnazi “Sami Frashëri” do të hapet shtatorin që vjen.

11:24
Sali Berisha mbush 77 vjeç: Besoj në një mision të ri për fatin e PD!

Ish lideri i PD, Sali Berisha feston sot 77-vjetorin e lindjes. Me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se është i lumtur dhe i motivuar në mbrotjen e të drejtave.

11:19
Italia përgatitet për protesta/ Certifikata shëndetësore COVID, bëhet e detyrueshme për punëtorët

Italia po përgatitet për protesta pasi leja shëndetësore COVID është bërë e detyrueshme për të gjithë punëtorët.

11:15
Ka interes për Granitin? Beniada sqaron marrëdhënien me ish-futbollistin

Granit Cana, konkurrenti i “Big Brother Albania VIP” është komentuar jo rrallëherë nga femrat e shtëpisë jo vetëm për fizikun e tiparet e tij, por edhe për marrëdhënien që ka nisur të krijojë me Fifin. Fakti që mes tij dhe Fifit po lind diçka i ka stepur vajzat e tjera të shtëpisë që mund të kishin […]

11:10
Kosovë/ Asnjë pacient me Covid-19, mbyllet Klinika Infektive II

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme  nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19.  Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.

11:03
Transportonte ilaçe kontrabandë, arrestohet i riu nga Fieri

Një 31-vjeçar nga qytet i Fierit është arrestuar pasi ju gjetën në makinë medikamente të cilat i transportonte kontrabandë, ndërsa është proceduar penalisht porositësi i tyre.

10:49
Përfundimet e ‘Venecias’, Rama: Mos më pyesni mua, duhet të ishin bërë me kohë

Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me vendimin e Komisionit të Venecias, se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencën të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

10:36
Të hënën hapen universitetet/ Rektori i Tiranës thirrje studentëve: Vaksinohuni!

Viti i ri akademik nuk do të shtyhet sërish, do të nis ditën e hënë në datë 18 tetor, ndërsa kusht për të ndjekur mësimin në auditore është që studentët të jenë të vaksinuar.

10:31
Vendimet/ Ngrihet grupi i punës për ndryshimet në statut, ndahen detyrat për të deleguarit e kryesisë së PS

Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë u mblodh sot për të diskutuar mbi një sërë çështjesh të karakterit organizativ.

10:24
Rama shpjegon ftesën për bashkëqeverisje me PD: Duhen thyer barriera që koha i vendos dhe inercia i mban aty

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje për bashkëqeverisje kreut të PD, Lulzim Basha dhe ka sqaruar se duhet të thyhen disa barriere që janë vendosur me kohën dhe që qëndrojnë për inerci.

10:16
Nga uji 24 orë tek ndërtimet pa leje/ Rama sqaron për çfarë do të shërbejnë satelitët: Askush nuk do të gjejë lidhje krushqie apo farefisi

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se satelitët që do të sjellë shumë shpejt në Shqipëri do të lidhen me ujin 24 orë si dhe do të shërbejë si syri inteligjent që kontrollon cdo ndërhyrje të paligjshme.

10:15
Rama për punësimet në administratë: Vija e kuqe do të thellohet, deputetët s’janë zyra pune

Pas mbledhjes së kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për media ku foli për një vijë të kuqe për të gjitha punësimet partiake në administrate.

10:08
‘Edhe dron inteligjent’, Rama: Satelitët në orbitë do i kemi shumë shpejt, ja për çfarë do të përdoren

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot projektin e ri se përse do të dërgohen satelitët në orbitë.

09:56
Pazar me Bashën për zgjatjen e mandateve të vettingut? Rama: Reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake

Kryeministri Edi Rama ka folur para mediave pas përfudnimit të mbledhjes së kryesisë së PS dhe është pyetur nëse ka ndonjë pazar mes tij dhe Bashës për zgjatjen e mandateve të vettingut.

09:51
Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë, do ekstradohet në Itali

Një person në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit është vënë në prangat e policisë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

09:33
E pëson keq 36-vjeçarja që banon në Londër, u kap me 10.200 paund të padeklaruara në Rinas

Një 36-vjeçare, banuese në Londër është ndaluar për kontroll nga policia Kufitare e Rinasit dhe u gjet me 10.200 paund të padeklaruara.

09:33
Kinë, 4 të vdekur në një aksident në minierën e arit

Pas operacioneve njëjavore të shpëtimit, autoritetet në Kinën veriperëndimore sot konfirmuan se të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi uji me baltë bllokoi hyrjen në një minierë ari, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:26
Bashkëjetesa me të miturën, arrestohet një 19-vjeçar në Ferizaj

Një 19-vjeçar është arrestuar në Ferizaj mëngjesin e sotëm.

09:17
Christopher Hill emërohet ambasador i SHBA-së në Serbi

Diplomati amerikan, Christopher Hill, u emërua ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi.

09:05
Japoni, operatori më i madh celular pëson ndërprerje në rrjetin e komunikimit

Operatori më i madh celular i Japonisë, NTT Docomo ka patur ndërprerje në rrjetin e komunikimit dhe të dhënave në të gjithë vendin.

08:56
Grabitja në zyrat të këshillit të qarkut Vlorë, arrestohet drejtori që e denoncoi dhe specialisti, pranga dhe bashkëpunëtorit

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona të cilët u përfshinë në grabitjen që ndodhi disa ditë më parë në zyrat e administrimit të pronave në qarkun e Vlorës, ku u vodhën 2 dosje të pronave në Dhërmi e Himarë.

08:48
Nga korrupsioni te zgjedhjet dhe lidhjet e politikës me krimin/ Basha zbardh takimin me delegacionin amerikan

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë detaje nga takimi me delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim në selinë blu.

08:39
Moti i keq godet Greqinë, pamje katastrofike, përmbyten rrugë e shtëpi, mbyllen shkolla

Moti i keq ka përfshirë Greqinë me reshje të dendura shiu që shkaktuan përmbytje në shumë zona.

08:31
“Për një ‘s’ që ti se vë”, skuadra franceze ngatërron rrugën dhe eliminohet nga Kupa

Historitë qesharake në Kupën e Francës nuk kanë të mbaruar dhe më e fundit vjen nga skuadra e Tarbes, që u eliminua nga kompeticioni, pasi ngatërroi rrugën dhe nuk arriti dot në kohë në stadiumin e kundërshtarit.

08:24
Ish-presidenti Bill Klinton shtrohet me urgjencë në spital, mjekët të rezervuar

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është shtruar në spital për një infeksionin që nuk lidhet me Covid 19 njoftoi zëdhënësi i tij, Angel Urena, sipas të cilit ish kreu i Shtëpisë së Bardhë ndodhet në një klinikë të Kalifornisë por nuk dha më shumë detaje.

08:15
Kosovë/ 924 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 924 raste aktive me koronavirus.

08:01
Makina del nga rruga në aksin Ura e Tapizës-Fushë Krujë, vdes 43-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë.

07:45
Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton shtrohet në spital

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është shtruar në spital në Californi. Mjekët bëjnë me dije se ai është në gjendje shumë të mirë.

07:25
Dita nis me vranësira por nga mesdita priten përmirësime të kushteve të motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në pjesën e parë të ditës. Duke nisur nga dreka dhe pasdite pritet një përmirësim i kushteve të motit.

06:58
4 arsye përse është e vështirë të humbisni në peshë gjatë vjeshtës

Gjatë stinës së verës, njeriu është në një formë më të mirë fizike për shkak të konsumit të lartë të frutave dhe ujit por edhe aktivitetit fizik që vjen më natyrshëm falë ditëve të gjata plot diell.

06:32
Shenjat e mungesës së vitaminës A, sëmundjet që shfaqen në trup

Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe funksionet e trupit, vitamina A luan një rol mjaft të rëndësishëm. Vitamina A ndihmon me shikimin, sistemin imunitar, riprodhimin, metabolizmin, si edhe funksionimin e zemrës, mushkërive, veshkave dhe trurit. Por roli i saj nuk ndalet këtu! Kjo vitaminë ka edhe veti antioksiduese, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.

06:16
Këto janë ushqimet e dëmshme që u japim fëmijëve tanë

Që në moshë fare të re, shumë fëmijë fillojnë të hanë ushqime që përmbajnë shumë sheqer. Kjo dëmton shqisat e ndjeshmërisë dhe shijes, kështu që ushqimi normal nuk duket më i mirë. Në këtë artikull ju zbulojë se cilat janë ushqimet e dëmshme që shpesh u serviren fëmijëve, por që dëmtojnë shëndetin e tyre.

05:50
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni peshë

Nëse filloni të merrni më shumë kalori se zakonisht ose të ndërprisni stërvitjen, nuk do të habiteni nëse numrat në peshore do të rriten së tepërmi.

05:15
Këto 3 shenja të zodiakut presin kthimin e dashurisë së vjetër deri në fund të vitit

Astrologët po zbulojnë se cilat shenja të zodiakut do të sjellin në jetë rikthimin e dashurisë së dikurshme deri në fund të këtij viti.

03:46
Suedia heq të gjitha masat antiCOVID-19

Suedia sot bëri një hap tjetër drejt normalizimit të jetës së përditshme të qytetarëve të saj, duke hequr nga 1 nëntori detyrimin për të testuar për koronavirusin për të gjithë personat e vaksinuar plotësisht, për personat që kanë kontraktuar kohët e fundit COVID-19 dhe fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç.

03:13
OBSH: Vetëm një në shtatë raste me COVID është regjistruar në Afrikë

Vetëm një në shtatë raste me COVID-19 është regjistruar në Afrikë, që do të thotë se numri i njerëzve të infektuar në këtë kontinent mund të jetë rreth 59 milionë nga rreth 8.5 milionë sa është zyrtarisht, tregoi sot një studim i ri nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

02:44
Autoritetet shëndetësore izraelite: Doza përforcuese e Pfizer forcon imunitetin te personat mbi 40-vjeç

Zyrtarët izraelitë të shëndetësisë njoftuan sot se doza përforcuese e vaksinës Pfizer/BioNTech kanë rritur mbrojtjen te njerëzit mbi 40-vjeç.

02:20
Kurti për aksionin: Veprimet tona kanë goditur krimin, çështja nuk është Rakiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur lidhur me deklaratën e ministrit të Komunitetit dhe Kthim Goran Rakiq i cili krahasoi aksionin e së mërkurës kundër kontrabandës “natë e kristaltë” dhe se serbët nuk durojnë më.