Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin Shkodër-Velipojë.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin anësor, pranë Bërdicës.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën”, njofton policia.

Top Channel