Ushtria qëllon më armë protestuesit/ Në Kazakistan janë vrarë 13 policë, mbi 2 mijë persona janë arrestuar

07/01/2022 01:21

Ushtarët e Kazakistanit shiheshin sot të qëllonin me armë në Sheshin e Republikës në Almati për të larguar protestuesit nga zona rreth bashkisë së djegur.

Mes të tjera zhvillimeve nga protestat e paprecedenta, trupat e tre policëve të vrarë ishin gjetur sot në rrugë, sipas mediave. Trazirat në republikën ish-sovjetike kanë nisur prej të dielës mbi rritjen e papritur të çmimeve të karburanteve dhe energjisë.

Vendi është një nga eksportuesit kryesorë të gazit e naftës në botë. Mediat thonin sot se 13 policë janë vrarë teksa qeveria tha se prerja e kokës së tre viktimave të fundit, tregon se “trazirat kanë natyrë terroriste”.

Ende nuk dihet numri i protestuesve të vrarë, por llogaritet të jetë më i madh se ai i policëve. Rreth 353 oficerë janë plagosur gjatë protestave të dhunshme në Almaty dhe rreth 2,000 protestues janë arrestuar.

Rusia rapotohet se ka dërguar 3,000 trupa në Kazakistan dhe rreth 500 në Bjellorusi, shkruajnë mediat britanike.

Top Channel