Basha pranon se gjatë kohës që ka drejtuar PD-së, pjesë e saj kanë qenë trafikantë: Ndjej përgjegjësi, por…

06/01/2022 21:45

Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Basha ka vazhduar me akuza të ndërsjellta për përfshirjen e trafikantëve dhe kriminelëve.

Partia Demokratike zyrtare thotë se Berisha në lëvizjen e tij po mbështetet nga trafikantë. Sot, në deklaratën për mediet, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi doli me emra konkreti. Një shtetas me precedentë penal, Myftar Lumneshi, është një nga aleatët kryesorë të Berishës, ta ai.

Në një lidhje direkte nga selia blu për emisionin “Open”, Basha pranon se gjatë kohës që ka qenë në krye të PD-së, këta trafikantë kanë qenë pjesë e partisë, por justifikohet me faktin se “s’kemi njohur mirë Berishën, jo më trafikantët”.

Megjithatë, thotë se për këtë fakt është përgjegjës:

Padiskutim. Kam përgjegjësi, sepse një nga motivet kryesore kur futesh në politikë, është t’i bësh gjërat më mirë”.

Top Channel