Bashkëpunim me trafikantë? Basha në “Open”: Vetëm kam bërë foto! Ristani: Gënjen, kemi darkuar të gjithë bashkë

06/01/2022 22:11

Kryedemokrati ishte i ftuar sot në “Open”, ku pranoi se pjesë e Partisë Demokratike kanë qenë kriminelë dhe trafikantë, por ai vetë nuk kishte informacione.

Sot, në deklaratën për mediet, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi doli me emra konkreti. Një shtetas me precedentë penal, Myftar Lumneshi, është një nga aleatët kryesorë të Berishës, ta ai.

I pyetur për foto që kanë qarkulluar në rrjet, ku ai shfaqet pranë këtyre personave të rrezikshëm, Basha tha “një politikan del foto me shumë njerëz, s’ka lidhje”.

Por Arben Ristani dha një tjetër version të historisë:

Basha është armik i së vërtetës dhe i dashuruar pas gënjeshtrës. Unë kam qenë në disa dreka dhe darka që janë shtruar në lokalin e zotërisë, ku ka qenë dhe Basha. Jo vetëm e njeh, por ka pranuar nga ai dhe donacionet për PD-në”./ TCh

Top Channel