Debat i ashpër në “Open”, Mërtiri-Ristanit: Do ha kokoshka dhe do shoh si rrihesh ti me Bardhin

06/01/2022 22:44

8 janari do të jetë një ditë e nxehtë për politikën brenda Partisë Demokratike.

Sali Berisha ka lajmëruar protestë para selisë blu, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha thotë se do të ejtë në zyrën e tij, duke punuar si normalisht.

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Berisha shpalli shkarkimin e Bashës dhe tashmë i kërkojnë të lirojë zyrën. Por, çfarë do të ndodhë në 8 janar. Kjo temë ka nxitur debate të ashpra mes të ftuarve në studion e “Open”.

Arben Ristani thotë se i frikësuari është Basha që po blindohet brenda zyrës së tij, ndërsa Ergys Mërtiri thotë se “në hall” janë mbështetësit e Berishës.

Gjatë tensioneve në studio, Mërtiri i drejtohet Ristanit: “Unë do ha kokoshka dhe do të shoh ty kur të rrihesh me Bardhin (sekretarin e Përgjithshëm të PD-së)”.

Ti po flet për rrahje, ti po e nxit, unë nuk po them gjë”, replikoi Ristani.

Top Channel