Një person është vënë në pranga nga policia në Gjakovë pasi kërcënoi ish-të dashurën me vrasje, nëse krijon lidhje me ndonjë person tjetër.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia në Kosovë. I dyshuari e kishte kërcënuar viktimën se do ta privojë nga jeta në rast se do ta lajmëronte policinë lidhur me kërcënimin.

“Gjakovë 06.01.2022–12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë atë me privim nga jeta nëse ajo krijon ndonjë lidhje të re me personin tjetër, apo e lajmëron policinë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur policia.

 

Top Channel