Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për skandalin e publikimit të listëpagesave të qytetarëve.

Nga hetimet Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa urdhër arreste, por aktualisht janë vënë në pranga vetëm 2 persona, të cilët akuzohen se kanë publikuar të dhënat personale të mbi 650 mijë qytetarëve.

Shtetasi me inicialet A.A. dhe një kolege e tij, po ashtu nëpunëse e Tatimeve, çdo muaj mblidhnin informacione mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve.

Paraprakisht mësohet se prokuroria ka dyshime të forta se të njëjtët që shpërndanë listat e pagave të qytetarëve, më herët nxorën edhe databazen me të dhënat e njohura tashmë si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.

Top Channel