Kufizohet lëvizja e kamionëve/ Bashkia e Tiranës tregon oraret dhe rrugët e lëvizjes

06/01/2022 19:53

Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohen të qarkullojnë në kryeqytet nga ora 7 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.

Bashkia e Tiranës ka marrë masën e re kufizuese që synon të lehtësojë gjendjen e trafikut, sidomos për orët e para të mëngjesit, kur prindërit dërgojnë fëmijët në shkollë.

Nuk do lejohen të qarkullojnë më mjetet e tonazhit të rëndë në unazën, e vogël dhe atë të mesme, sepse krijonin kushte të rënduara për trafikun. Sipas urdhrit, ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave prej orës 07:00 deri në orën 09:00, si dhe i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton nga ora 09:00 deri në orën 20:00 në Unazën e Mesme të qytetit”, u shpreh Enton Ponavina.

Sipas Bashkisë, duke qenë se shpërndarja e fëmijëve nëpër shkolla tashëm është shtrirë përgjatë gjithë ditës dhe jo vetëm në një orar piku, kjo ka detyruar edhe zgjatjen e fashës orare të ndalim-qarkullimit për këto mjete, të cilat shpesh bëjnë parkime të gabuara dysh, bllokojnë trafikun dhe ngadalësojnë lëvizjen e mjeteve në rrugë.

Top Channel