Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi, tre automjete dhe tetë biznese të dëmtuara
Sali Berisha ka reaguar pas një deklarate të bërë më herët nga kryeministri Edi Rama, kur ky i fundit komentonte heqjen e vizave me BE të cilën e quan një arritje të madhe.
Kreu i PD shkruan se vizat i hoqi PD në 2010, ndërsa thotë se në atë kohë Edi Rama bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel duke kërkuar që të mos hiqen.
“Miq, vizat me BE-në u hoqën në vitin 2010! Ky bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel se po hoqet vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë. Kurse tani heqjen e vizave e quan arritjen më të madhe të jetës së tij! Kur nuk ke turp, thua çdo gjë”, shkruan Berisha.
Gjatë një takimi me socialistët e Tiranës, kryeministri Rama foli për rolin e qeverisë së tij në këtë proces dhe kujtoi përballjet në aeroportet europiane përpara se vizat të hiqeshin.
“Kam pasur gjithmonë një ndjenjë hakmarrjeje brenda vetes për shkak të pasaportës. Sa herë dilja jashtë vendit… që nuk isha asgjë tjetër veçse një shqiptar tepër i gjatë për të qenë i durueshëm para një polici italian sa gjysma ime, gjithmonë përfundoja në komisariatin e aeroportit. Rregullisht, sa futesha aty te radha axhitohesha. Një herë do i thoja atij policit ‘çfarë ke me atë gruan’. ‘Po ti kush je… pse’? Sepse e kisha tmerr atë radhën. Thosha ‘kur do vijë dita që kjo pasaporta dhe të qenit shqiptar të mos shoqërohet me të tilla situata’. Kjo është arritja ime më e madhe”, shprehej Rama sot gjatë një takimi asambleje me njësinë 12, në kryeqytet.
Top Channel