Shpërthim pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur gjatë vizitës së tij në Siri Besimtarët ortodoksë grekë me masa mbrojtëse ndaj koronavirusit, duke ruajtur distancën fizike dhe duke mbajtur maska, kanë marrë pjesë në ceremonitë e Shenjtërimit të Ujërave në mbarë vendin.
Por për shkak të situatës epidemiologjike disa rituale janë ndryshuar, pjesëmarrja ka qenë e kufizuar, madje në disa zona u anulua hedhja e kryqit në det si dhe zakonet që kryhen tradicionalisht në ditën e Epifanisë.
Në Palio Faliro të Pireut të Athinës ka qenë një i ri nga Larisa që ka kapur kryqin duke dhënë dhe urimet e rastit. “Është një festë. Sot festojmë Epifaninë. Jam shumë i lumtur që isha një nga fatlumët që kam kapur kryqin. Ndihem i bekuar. Uroj shëndet, lumturi dhe gëzim për të gjithë njerëzit”- tha Asterios Googuulis.
Epifania, ose “Bekimi i Ujërave”, që festohet në 6 Janar, është festë publike në të gjithë vendin dhe sipas traditës personi që merr i pari kryqin prej druri në ujë, do të çlirohet nga shpirtrat e këqij dhe do të jetë i shëndetshëm gjatë gjithë vitit.
Në një moment të kulmimit të valës së pestë të pandemise në vend, kryepeshkopi grek Ieronimos u ka bërë thirrje gjithë besimtarëve të dëgjojnë zërin e Kishës dhe të Shtetit dhe të vaksinohen.
Top Channel