3 humbjet në 3 javët e para të sezonit janë një kujtim i largët për Arsenalin që në 8 ndeshjet e fundit ka patur një ecuri perfekte në Premier League me 6 fitore dhe 2 barazime.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa ndodhet prezente në Komisionin e Ekonomisë ka sqaruar se qeveria është duke punuar për krijimin e kushteve sa më të mira të punës dhe rritjen e rrogave për mjekët dhe infermierët.
Në burgun e Drenovës është përhapur koronavirusi! Prej disa ditësh që prej rastit të parë me Covid, ka shkuar në 3 numri i të transportuarëve në spitalin e Tiranës, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Forcat blu kishin marrë informacione në rrugë operative se në disa lokale dhe ambiente të ndryshme organizoheshin lotari dhe baste sportive pa leje.
Komisioni i ekonomisë ka zhvilluar një seancë dëgjimore me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku u shqyrtua buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022.
Një fëmijë i porsalindur, i cili u ishte besuar ushtarëve amerikanë në aeroportin e Kabulit në ditët kur mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi, është zhdukur.
Kamionët me inerte shkarkohen në anë të rrugës Vlorë-Orikum në zonën e Jonufrës. Por kjo masakër mjedisore pak kilometra larg qytetit dhe në zonën panoramike të bregut, ku inertet hidhen buzë detit, ndodh prej ditësh e ndoshta javësh.
Zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimaj, i cili akuzohet se ka dhunuar një të mitur ka dalë në një konferencë për media dhe ka habitur me deklaratën e tij!
Atleti kampion në bodybuilding, Vassilis Mointinis ka humbur plot 42 kilogramë përgjatë dy muajve që i është dashur të qëndrojë i intubuar, për shkak se ishte infektuar me covid.
Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar në rubrikën “Vip Dado” në E diell, ku ka zbuluar momentin më të sikletshëm në jetën e tij.
Këngëtarët Loredana dhe Don Xhoni janë ndaluar dhe dënuar nga policia e shtetit e Kosovës.
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, banues në Tepelenë, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientin “Bar-Kafe”, të administruar prej tij në rrugën “Studenti”, u konstatua se ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, si dhe ky subjekt ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet përkatëse.
Një gaforre e dëborës, e cila ishte në ankand në provincën japoneze Isikawa, është shitur për 44.000 dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një hetim për sulm terrorist u hap sot pasi një vrasës me thikë që thërriste ‘sllogane fetare’, u plagos pasi sulmoi tre oficerë policie në resortin bregdetar francez të Kanës.
Astronautja, Wang Yaping, u bë gruaja e parë kineze që eci në hapësirë pasi ajo është pjesë e një ekipi që po punon në ndërtimin e stacionit hapësinor Tiangong.
Ada, ish konkurrente e Për’puthen e cila u përjashtua pas një takimi që pati jashtë me Edin ka reaguar në lidhje me deklaratën e fortë që bëri Hyseni për lidhjen me Alvisën.
Në një intervistë për DW kancelarja në largim Angela Merkel bën një bilanc të mandatit të saj dhe pranon se ende nuk e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë hequr ndalimin e udhëtimit për personat e vaksinuar, vendim i cili është zbatuar prej rreth 20 muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Katër persona janë arrestuar nga policia në “Bypass-in” e Fierit pasi posedonin lëndë narkotike cannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje.
Ish ministri Lefter Koka ka humbur njeriun e tij të dashur, vëllain, i cili nuk ia doli të luftonte një sëmundje të rëndë.
Një sasi e vogël lëndë plasëse ka plasur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.
Rritje infektimesh kudo në Evropë. Ka një sërë arsyesh për këtë gjendje – nga skepticizmi tek vaksina, rënia e fuqisë mbrojtëse të saj deri tek moti i ftohtë. Shumë vende po shtrëngojnë sërish masat kundër virusit.
Shqiptarët këtë vit po blejnë më shumë makina. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për nëntë muajt e parë janë regjistruar 52 357 automjete të reja.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.
Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor, këtë mbrëmje në Korçë.
Mbrëmja e sotme është mbyllur me argëtim nga banorët e “Big Brother Vip”.
Ndërsa kapsula e “SpaceX” po kthehej në Tokë, tualeti i saj ka dalë jashtë funksionit.
Në Illinois të Chicagos banorët pranë Liqeneve të Mëdha, një ekosistem ujërash ku pesë liqene bashkohen më njëri-tjetrin, rrezikohen nga ndryshimi klimatik.
PSG fitoi 2-3 në fushën e Bordeaux dhe vijon të kryesojë kampionatin francez të futbollit, me 10 pikë mbi Lensin ndjekës.
Një bisedë ‘online’, në dukje rastësore, bën bashkë një grup të rinjsh në një vilë milionerësh gjatë karantinës.
Një festival dritash për të pritur dimrin e gjatë në Norvegji.
Një gjykatë federale e apelit në SHBA bllokoi përkohësisht të shtunën rregullin e administratës së presidentit Biden, sipas së cilit punonjësit në kompanitë amerikane me të paktën 100 vetë duhet të vaksinohen kundër Covid 19 ose të testohen çdo javë, duke përmendur probleme “të mëdha statutore dhe kushtetuese” me këtë rregull.
Ftesa nga përfaqësuesja e Argjentinës për Lionel Messin (për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Uruguait dhe Brazilit) nuk është pritur mirë nga PSG.
Marrëdhënia mes Sarës dhe Pajtimit sa vjen dhe po bëhet më interesante.
Raporti mes Sarës dhe Pajtimit sa vjen dhe bëhet më i afërt.
Në Tiranë u mbajt kampionati mbarëkombëtar i bodybuilding dhe fitness me pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare.
Me shumë mundësi keni dëgjuar se tërshëra është një burim i fuqishëm vlerash dhe vakti perfekt për të filluar ditën.
Pajtimi i ka shfaqur sot Sarës pëlqimin nga ana e tij.
Kryeministri i Kosovës ka folur në një intervistë për DW për Asociacionin e Komunave Serbe, rrezikun e bosnjëzimit të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe për “Open Balkan” ndaj të cilit është kategorikisht kundër.
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Teksa fliste për faktin se Serbia nuk është e ftuar në Samitin ‘online’ për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u përgjigj se “gjithkush ka të drejtë të vlerësojë demokracinë e dikujt tjetër si të dojë”.
Dashuria është një ndjenjë sublime e cila i bën nganjëherë njerëzit të ndërmarrim rrisqe, kompromise apo edhe të heqin dorë nga diçka.
Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, po qëndron të dielën në Bosnje e Hercegovinë në një periudhë tensionesh në këtë vend të nxitura nga veprimet udhëheqësit të serbëve, Milorad Dodik, i cili shpreh hapur synimet për ndarjen e Bosnjës.
Rikthimi i Antonio Contes në Premier League nuk rezultoi tërësisht pozitiv, pasi Tottenhami i tij nuk shkoi dot përtej një barazimi pa gola në transfertën ndaj Evertonit në “Goodison park”.
Sillu mirë dhe jepi gaz, këto janë rregullat e garuesve të makinave dhe motorave të grupit “Illyrius Motosport”.
Rreth 40 milionë euro të ardhura më shumë në vit nga ndryshimet e paketës fiskale. Janë këto pritshmëritë e Financave që synojnë të rrisin arkëtimet përmes korrigjimeve të disa taksave e tatimeve që pritet të hyjnë në fuqi nga viti 2022.
Athina zyrtare ndjek me vëmendje dhe jo pa shqetësim zhvillimet politike të orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Nuk është aspak i rastësishëm fakti që brenda disa ditëve, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias ka dërguar përsëri një mesazh drejt Shkupit në intervistën e tij në gazetën Vradini.
Paraditen e sotme Monika ka treguar detaje të tjera lidhur me luftën që ka përjetuar me ankthin.
Inflacioni në Gjermani po rritet me shpejtësinë më të madhe në tre dekada. Nga energjia, te ushqimet, te çmimet e shtëpive të gjitha po përjetojnë një ritëm rritjeje pa mëshirë në Gjermani dhe Europë.
Ushtria e Iranit ka filluar stërvitjet ceremoniale në jugperëndim të vendit, afër Gjirit të Hormuzit, një vend strategjik, ku javën e kaluar pati edhe një përplasje me marinën amerikane.
Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë mbrëmje në kryeqytet, pasi ka rënë nga një lartësi e pacaktuar në shtëpinë e tij.
Shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D, sipas ekspertëve të shëndetit.
Drejtuesi i një mjeti dhe fëmija më të cilin udhëtonte mbetën të plagosur këtë mbrëmje në Durrës, pasi u përplasën nga një mjet tjetër tip “Toyota”.
Temë diskutimi e ditës së sotme ka qenë edhe rrëfimi mbi vende të çuditshme ku banorët kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Në Greqi situata nga koronavirusi paraqitet e rënduar. Kështu në 24 orët e fundit janë shënuar 4307 raste të reja me koronavirus, si dhe kanë humbur betejën me covid edhe 52 persona. Sakaq numri i qytetarëve që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 16 295.
Thomas Strakosha drejt Premier Leagues. Është i bindur tabloidi britanik “The Sun”, që raporton se gardiani 26-vjeçar shqiptar nuk ka ndërmend të rinovojë me Lazion dhe po përgatitet për t’u larguar me parametra zero në fund të sezonit.
Banorët e kanë kaluar mbasditen duke biseduar për diçka tepër interesante.
Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi kryesinë e grupit parlamentar.
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, në Vlorë, është një kantier i hapur, ku projekti, po jetësohet nga dita në ditë për t’u ofruar qytetarëve vlonjatë një hapësirë moderne urbane.
Pesë pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa janë konfirmuar 568 raste të reja.
Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel, pasi e ka zënë korrenti teksa po qëndronte brenda një kabine elektrike në Tiranë.
Disa prej deputetëve të PD-së, anëtarë në Komisionin e Ekonomisë, zhvilluan një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët kërkuan parashikimin në buxhet dhe në paketën fiskale 2022, të shtyrjes së procesit te fiskalizimit.
Numri i britanikëve që kanë marrë të dyja dozat e vaksinave ndaj Covid-it është rritur, pasi imuniteti ka filluar të ulet te kjo kategori njerëzish. Ndërkohë, qeveria britanike po shqyrton planet për rifutjen e masave kufizuese për udhëtimet si dhe karantinës për ata që refuzojnë të bëjnë dozën e tretë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar faktin se qeverisë, sipas saj, synon që të mbyllë Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë dhe Gjykatën e Apelit Gjirokastër që mbulojnë me juridiksion ankesat e qytetarëve dhe subjekteve të Sarandës, Ksamilit, Konispolit, Finiqit, Delvinës.
Presidenti Joe Biden po vazhdon me një plan masiv për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit për miliona punonjës të sektorit privat deri në fillim të vitit të ardhshëm. Por së pari, ai duhet të sigurohet që punonjësit e qeverisë federale të jenë të vaksinuar.
U deshën tetë javë të kampionatit në mënyrë që Partizani të shijonte tre pikët e para. Të kuqtë e Ilir Dajës fituan me rezultatin e pastër 0-2 në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit, falë golave të Emiliano Mustës dhe Arinaldo Rrapajt. Goli i parë erdhi në minutën e 37, teksa Musta shënoi drejtpërdrejtë nga një goditje dënimi, teksa portieri i krutanëve, Sali me gjithë zgjatjen e tij nuk mundi ta ruante portën e paprekur.
Një sondazh i ri zbuloi se edhe pse shumica e njerëzve thanë se i lexonin etiketat e skadimit të ushqimeve, më pak se gjysma e dinin se çfarë nënkuptonte etiketa në të vërtetë.
Kryeministri irakian Mustafa al-Khadhimi u shfaq në një takim me drejtues të lartë të ushtrisë dhe qeverisë, pasi i mbijetoi një atentati me dronë, që vunë në shënjestër rezidencën e tij të dielën herët në mëngjes. Menjëherë pas sulmit, Kryeministri kishte dhënë një mesazh televiziv ku dukej i qetë dhe në gjendje të mirë fizike. Zyrtarët patën thënë paraprakisht se kryeministri i vendit i kishte shpëtuar i palënduar sulmit.
Ulja e Mirel Josës në stol ka ndryshuar për mirë Laçin.
“Rreth shtatë muaj pas dozës së dytë të vaksinës Covid, ne mund të marrim koronavirus”, kështu ka deklaruar Ugur Sahin, kreu i kompanisë gjermane të BioNTech, për gazetën “Bild”. Ai shpjegon se doza përforcuese e vaksinës vjen për të mbushur boshllëkun dhe madje është efektive kundër mutacionit “Delta”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se të dielën, më 7 nëntor, janë regjistruar 19 raste me koronavirus, pas testimit të 2.174 mostrave.
Kryeministri Edi Rama në Vlorë u bë pjesë e nisjes së planit të veprimit me synim pastrimin rrënjësor nga mbetjet çdo cep të Shqipërisë me prioritet bregdetin.
Moderatorja Einxhel Shkira është një ndër vajzat më tërheqëse të ekranit.
Gjyshja e një prej vajzave të ngacmuara nga drejtori i shkollës së fshatit Stropckë, në Pogradec tregon se mesazhet në telefonin e adoleshentes vinin prej disa javësh.
Bregdeti i Orikumit, në Vlorë është një nga 14 pikat, ku në kuadrin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, po punohet për pastrimin e zonës, proces, i cili që do të vijojë pandalshëm përditë në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, në bashkëveprim me pushtetin vendor, si edhe me qytetarët.
I eleminuari i së premtes në Big Brother Vipa, Ardit Çuni ndërsa ishte i ftuar sot në Fan Club ka shprehur kritika të shumta për produksionin. Sipas tij nuk është i vetmi që ka shkelur rregullat, ka pasur edhe të tjerë, por është dënuar, kurse të tjerët jo.
Në Fun Club sot është diskutuar edhe për marrëdhënien që Igli, një ndër banorët e rinj në shtëpinë e ‘Big Brother’ ka krijuar me banorët e tjerë.
Deputeti Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me ngacmimet në shkolla, ku rasti i fundit ishte në një fshat të Pogradecit.
Mëngjesin e sotëm dy instruktorë iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother”.
Ministria e Jashtme turke njoftoi se do të largonte nga detyra konsujt e nderit të nëntë vendeve. Ky është një tjetër incident nga qeveria turke i shënuar pas kërkesës së parë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për shpalljen non grata të 10 ambasadorëve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar zhvillimet e papritura në selinë blu, ku dy drejtuesit e forumeve më të rëndësishme të PD, Albana Vokshi dhe Belind Këllici janë bërë protagonistët e radhës së betejës mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Athina zyrtare ndjek me vëmendje dhe jo pa shqetësim zhvillimet politike të orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ditën e djeshme “Vëllai i Madh” vendosi të ndëshkojë Monikën dhe Ilirin për arsye se para disa ditësh ata kishin komunikuar me kode.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Edhe pse roli i tyre në fushë është po aq i rëndësishëm sa ai i çdo futbollisti, sërish portierët janë mësuar të mos kenë vëmendjen kryesore. Megjithatë, ka raste kur ata shndërrohen në protagonistët kryesorë të një sfide dhe kjo ka ndodhur edhe në takimin e djeshëm të Bundesligës mes Bochum dhe Hoffenheim.
Autoritetet në Teksas kanë nisur hetimet për vdekjen e tetë personave, të cilët janë vrarë në një koncert, si pasojë e turmës së madhe të njerëzve.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar një takim sot me Alyse Nelson, Presidente dhe CEO e Vital Voices Global Partnership.
Spektaklin e kaluar Graniti deklaroj dashurinë e tij për ish të dashurën.
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë mbledhur sot në foltoren që ish-kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur në Tiranë.
Vëllai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë ende për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Loja e mbrëmjes së djeshme solli shumë pakënaqësi dhe zhgënjim për Sarën.
I gjithë bregdeti i Adriatikut po përjeton temperatura të ngrohta, të pazakonta për muajin nëntor.
Një aksident ka ndodhur rreth një orë më parë në rrugën Hoxha Tahsim, Tiranë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka reaguar ashpër ndaj rastit të drejtorit të shkollës në Pogradec.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur qëndrimin e tij kundër zgjedhjeve në FRPD, vendim i shpallur disa ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Gjatë mbrëmjes se djeshme ku banorët po shtriheshin për të fjetur,Beatrixi tentoj të trembte Donaldin.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj është ndalur në Vorë, bashki e cila do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ka deklaruar se fitorja për këtë forcë politike do të jetë edhe më e thellë se ajo e 25 Prillit.
Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur sot në Tiranë, ku të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, me në krye drejtuesit e saj, por edhe deputeti Belind Këlliçi, janë prezentë.
Te dielën, ora 20:00, si asnjëherë me pare vjen në ekranin e Top Channel në formën e një prodhimi të mirëfilltë kinematografik seriali $NOB, prodhim i “Anabel dhe Nilor Film Production’
Synimi i institucioneve është vaksinimi i 70% të popullatës deri në mesin e vitit 2022. Në interpelancën e fundit ministrja e Shëndetësisë tha, se po shqyrtohet masa e paraqitjes së certifikatës së vaksinimit para se të hysh në lokal ose restorant.”