Autori i vrasjes së Ruzhdi Hoxhës, Fredi Rrushi

Vëllai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë ende për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Autori Fredi Rrushi është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Gjithashtu, ai dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga personat A. D dhe G. K.

Vëllai i autorit, Pajtim Rrushi 42 vjeç, akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“,  i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Ndërsa mbi Fredi Rrushin rëndojnë akuzat “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”.

Si ndodhi ngjarja: 

Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë dhe i mbuluar me zallishte pas malit të Dajtit, plot 17 ditë mbasi doli për të takuar miqtë e tij me të cilët ndenji në disa lokale në Tiranë dhe në afërsi të autostradës.

Ai doli nga kjo banesë pasi e kërkoi për kafe shoku i tij Erjon Topi, me të cilin doli për kafe.

Por mbas denoncimit të të birit, që tregoi me emra të gjithë personat me të cilët kishte qëndruar 43-vjeçari, agjentët gjurmuan kamerat e sigurisë dhe zbardhën itinerarin e fundit të viktimës që hipi në makinën Pasat mbasi kishte konsumuar birra dhe ishte ndarë me të njohurit.

Një nga njerëzit që dyshohet për këtë krim është Ferdinant Rrushi, një i kërkuar nga Italia për drogë që u thirr për të dhënë dëshminë e tij dhe më pas u arrestua. Kamerat tregojnë itenerarin se si makina kalon në zonën e Treshit, Paskuqan dhe këtu në një repart ushtarak ku shfaqet për herë të fundit mjeti.

Bëhet me dije se ndërkohë janë marrë një sërë dëshmish, ndërkohë që gjatë kërkimeve në Dajt, policia zbuloi një parcelë me hashash, ku gjatë ndërhyrjes punëtori pranoi se ishte pronë e Ferdinant Rushit i njohur ndryshe si Fredi Rrushi, tanimë nën arrest për llogari të Italisë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Molla”, është vënë në pranga vëllai i autorit të dyshuar të krimit.   42-vjeçari i dyshuar si  bashkëpuntor  në krim.

Në vijim të punës intensive hetimore  dhe profesionale me qëllim dokumentimin e autorsisë së rrëmbimit, vrasjes dhe më pas zhdukjes së kufomës së shtetasit Ruzhdi Hoxha, prej disa ditësh ka  vijuar  operacioni policor i kodur “Qafë Molla”.

Në operacion u përfshinë  Strukturat Hetimore të DVP Tiranë dhe të Komisariati i Policisë Nr.4, Fnsh dhe Institutit të qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke kryer kërkime masive në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbulur me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kryer nga Sektori i Krimeve të Rënda kundër Jetës, është bërë e mundur zbardhja e autorsisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit  dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Shtetasi Fredi Rrushi  është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga shtetasit A. D dhe G. K. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Pajtim Rrushi 42 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“,  i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. Si dhe u bë vendimi i ndalimit në ambientet e burgimit i shtetasit Fredi Rrushi për veprat penale “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”. Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri”, shkruan policia.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel