“Se kuptoj si e degjeneron veten në këtë lloj mënyre”/ Ada del kundër Alvisës: Kam krijuar një antipati. Edhe me Hysenin i kam 2 llafe

08/11/2021 09:12

Ada, ish konkurrente e Për’puthen e cila u përjashtua pas një takimi që pati jashtë me Edin ka reaguar në lidhje me deklaratën e fortë që bëri Hyseni për lidhjen me Alvisën.

Sipas tij, të dy kanë qenë të lidhur brenda programit ndërsa Alvisa pretendon se gjithcka ka ndodhur prej shantazheve dhe dhunës që ka përjetuar vazhdimisht.

Ada ka reaguar për këtë ngjarje pasi ka pasur dhe mjaft debate me Alvisën, e cila gjithmonë akuzonte ish konkurrenten për lidhje jashtë.

“Sinqerisht nuk dua që kurrë një femër të jetë në këtë situatë sepse jam shumë feministe, por për këtë lloj femre kam krijuar një antipati shumë të madhe që në momentin që gënjente sy më sy dhe më vinte shumë habi që e besonte publiku, e mbështeste, ishte gjithë kohës duke më akuzuar mua dhe Edin kur e kishte aty brenda të dashurin alamet çuni (se besoj të gjej më të mirë) dhe sot s’jam habit fare, i prisja, e kam thënë në studio…nuk e di se si mund të degjeneroj njeriu veten për ca followers”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Duke qenë se shumica e publikut po mban anën e Alvisës, Ada u sulmua me këtë deklaratë dhe më vonë sqaroi se ajo e gjykon nga raporti i saj me Alvisën dhe se nuk e beson.

Gjithashtu Ada shkroi se ajo dhe Edi kanë qenë të vërtetë dhe e kanë bërë çdo gjë si kanë ndjerë dhe se do dali gjithçka me kalimin e kohës.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel