Durrës/ Refuzon urdhrin e policisë për të ndaluar, kur kapet 21-vjeçari godet me makinë punonjësen e patrullës

07/11/2021 13:54
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se një 21-vjeçar ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar. Pas ndjekjes është bërë i mundur ndalimi i tij, por në momentin që është afruar punonjësja e policisë ai e ka goditur në këmbë me makinë.

Ndërsa dy shtetasit që ndodheshin me të në mjet kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.

Në lagjen Nr.1, Durrës, gjatë ndjekjes nga patrrulla pasi nuk i është bindur urdhërit për ndalim të dhënë nga punonjësit e policisë, në kohën që është ndaluar nga patrrulla për verifikim, shtetasi B. M., 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë B. Gj., ndërsa shtetasit A. K., dhe S. G.  26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë”, njofton policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel