Gjyshja e  një prej vajzave të ngacmuara nga drejtori i shkollës së fshatit Stropckë, në Pogradec tregon se mesazhet në telefonin e adoleshentes vinin prej disa javësh.

Policia  arrestoi të shtunën 59 vjeçarin, Adriatik Haxhillari në Pogradec, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Në një reagim të Ministrisë së Arsimit thuhet se drejtori i shkollës në fshatin Stropckë do të përgjigjet përpara drejtësisë  dhe se në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë.

Top Channel