Projektbuxheti 2027/ Kreu i KLGJ te “Ligjet”, Rusi: Na është dhënë 37% më pak buxhet, nuk është plotësuar as kërkesa për sigurinë. Manja: Të rishikohet paga e punonjësve 04/11 11:25
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë mbledhur sot në foltoren që ish-kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur në Tiranë.
Ndërsa Berisha ka shfaqur qëndrimin e tij hapur kundër vendimit të Bashës për zhvillimin e zgjedhjeve në FRPD, të rinjtë dëgjohen teksa thërrasin “Basha ik”.
Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari ka kërkuar që Basha të japë dorëheqjen, duke shtuar se çdo minutë që ai qëndron në krye të detyrës i jep oksigjen korrupsionit dhe Edi Ramës.
Në përgjigje të kësaj kërkese të Muçollarit, Berisha u shpreh se Bashën nuk e lejojnë të japë dorëheqjen, por janë ata që do ta heqin.
Top Channel