Foto ilustruese

Drejtuesi i një mjeti dhe fëmija më të cilin udhëtonte mbetën të plagosur këtë mbrëmje në Durrës, pasi u përplasën nga një mjet tjetër tip “Toyota”.

Aksidenti është shënuar rreth orës 18:00, në aksin rrugor Xhavzotaj-Rrashbull, ndërsa nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia apo gabime të tjera gjatë drejtimit të makinës që shkaktuar përplasjen.

Dy të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërsa policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel