23:57
Nga Xavi, Henry te Roberto Martinez, “hijet” që përndjekin Koemanin
Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një figure të përshtatshme për të zëvendësuar trajnerin holandez, Ronald Koeman, pozicioni i të cilit është në fije të perit pas humbjes së thellë ndaj Bayernit, në Champions, dhe barazimit me Granadan në “Camp Nou”. Mediet katalane, shumë pranë klubit “blaugrana”, shkruajnë se profili ideal do të ishte një ish-lojtar i Barcelonës, që e njeh mirë ambientin, ka qenë trajner që ka punuar në këtë klub.