Gjirokastër/ Arrestohet 47-vjeçari nga Tirana që transportonte emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë iu sekuestrua

23/11/2021 15:35

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi kundrejt fitimit i ka premtuar shtetasve të huaj ndihmë për kalimin e kufirit.

Si rezultat i operacionit të koduar “Muzgu” janë sekuestruar një automjet, dy aparate celulare, 1.500 euro dhe 135.000 lekë të rinj.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, duke transportuar me një automjet “Mercedes-Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Top Channel